‘Vepro tani’, formula për ta bërë sadopak Shqipërinë amerikane

Sikur të përpiqeshim për një lloj përkufizimi kulturor të vetvetes, fraza mund të ishte: “Të flasësh, është më shumë shqiptare se të veprosh”. Sikur të njëjtën gjë ta bënim për amerikanët, fraza do të ristrukturohej kështu: “Të veprosh, është më shumë amerikane se të flasësh”. Saktësisht këtë duhet të ketë pasur parasysh ambasada amerikane përmes organizimit të panairit për qytetarët, nën moton frymëzuese “Vepro tani”.
Duke qenë një miks idesh civilo-politike, iniciativa përbën ndoshta, tronditjen më serioze që i është dhënë ndonjëherë letargjisë së rrezikshme që ka pushtuar ndërgjegjen qytetare në Shqipërinë e këtyre 20 viteve liri. Jashtë klisheve bajate apo stigmave të vjetruara të politikës së ditës, “Vepro tani” është një manifest programatik që tejkalon jo thjeshtë politikën por, mbi të gjitha, konceptin tonë rreth të bërit politikë. Koncept i cili, ka ngelur peng ose i militantizmit pa përmbajtje, ose i partitokracisë fjalëboshe, ose i ideologjive përçarëse. “Vepro tani” është krejt e kundërta sepse pretendon dhe projektohet për një qytetarì moderne e cila, për të qenë e efektshme duhet të jetë më shumë pragmatiste dhe më pak militante, më shumë civike dhe më pak partiake, më pak peng i ideologjive që ndajnë dhe më shumë aleate e interesave që bashkojnë. Me pak fjalë, “Vepro tani” është një mesazh që kërkon të mbërrijë në hemisferën e arsyes së shoqërisë sonë.
Shumë e sinqertë në filozofinë e saj, “Vepro tani”, i adresohet qytetarit shqiptar jo vetëm si subjekt lirish dhe të drejtash por, edhe si bartës detyrimesh. I adresohet jo vetëm qytetarit në përmasën e tij individualistike por, edhe në atë neokomunitariste. I adresohet shqisës së tij të pazhvilluar ekologjike; solidaritetit të tij, të cilin duhet ta braktisë si keqardhje për ta shndërruar në vetëdije; akulturimit shqetësues që ka mbërthyer një pjesë të rinisë dhe nevojës urgjente për të respektuar dijen dhe shkollimin; i adresohet kurajës së qytetarit për të braktisur kulturën orientale të bakshishit dhe parasë nën dorë.
Është shumë e thjeshtë të thuash se, asgjë të re nuk ka në këtë epikrizë. Është po aq e thjeshtë të thuash se, pothuajse të gjithë kjo simptomatologji është evidentuar apo stigmatizuar nga segmente të shoqërisë civile. Por, është po aq e pamundur të kontestohet se “Vepro tani” ngjizet si projekt sepse kanë dështuar të gjithë të mëparshmit. Kanë dështuar jo për shkak të shqetësimit që kanë mbartur si projekte por, për shkak të mbartësve të atyre projekteve. Të gjitha, kush më shumë e kush më pak, kanë qenë të infektuara politikisht, të përdorura politikisht dhe për pasojë të deklasuara politikisht. Ose, në rastin më të mirë, politikisht impotente. Mjafton shembulli i “ekologjistëve me kohë të pjesshme” për të shpjeguar në mënyrë sintetike komprometimin e kësaj tipologjie nismash. Ka së paku mbi një dekadë që spekulohet me iniciativa mjedisore por, asgjë nuk ndryshon përveçse emrave të iniciatorëve që, çuditërisht pushojnë së qeni të tillë sapo ndryshojnë pushtetet. Dhe Shqipëria bëhet përherë e më shumë një kufomë betoni. Apo “të shqetësuarit” për financimin e arsimit dhe standardin e dijes që zbuten si kone shtëpie sapo pushteti i radhës u hedh kockën. Dhe Shqipëria shndërrohet në një dyqan gjigant ku shiten diploma universitetesh dhe blihen licenca për të bërë universitete. Apo, “legalistët” e shoqërisë civile që korrupsionin e shohin si një kancer vetëm kur gjendet në trupin e pushtetit që e konsiderojnë politikisht kundërshtar. Dhe Shqipëria lëngon në ilegalitet.
“Vepro tani” është krejt e kundërta e të gjitha këtyre. Duke qenë një projekt qytetar i hapur dhe aspak një konspiracion politik banal, “Vepro tani” ka të gjitha shanset që të bëhet frymëzimi më i madh shoqëror që pas ndryshimeve politike të viteve ’90. Serioziteti për ta kapilarizuar atë si një dimension nacional, përtej gjeografisë së ngushtë të kryeqytetit, mundet që jo vetëm të riaktivizojë ndërgjegjen civile të shoqërisë por, të përbëjë opozicionin më të kualifikuar ndaj politikës shqiptare për zgjedhjet e 2013. Është një projekt i sendërtuar në momentin më të përshtatshëm, me logjikën më të përshtatshme dhe më autorësinë më të përshtatshme. Por mbi të gjitha, “Vepro tani”, është formula që ka ambicien për të ndërtuar, në mënyrën më të përshtatshme, mentalitetin e Shqipërisë amerikane.
Mapo
Comments
"Vepro tani" po me pelqen

"Vepro tani" po me pelqen shume, svetem se eshte pak si abstarkt si koncept. Mbase "Leviz" ose "Tundu dreqi ta haje" do te kishte me shume efekt!

Urime per shkrimin!

Analiza teper e sakte.

Analiza teper e sakte. shpresoj qe dhe ne shqiptaret te fillojme te levizim dhe mendojme ndryshe.Amerika na i ka zgjatur shpesh doren por ne na mungojne reflekset . kete here qofte era e mbare.

Analiza teper e sakte.

Analiza teper e sakte. shpresoj qe dhe ne shqiptaret te fillojme te levizim dhe mendojme ndryshe.Amerika na i ka zgjatur shpesh doren por ne na mungojne reflekset . kete here qofte era e mbare.

Shume mire kjo

Shume mire kjo analize.Shqipetrwt duhet te veprojne dhe ti lene menjane fjalet dhe te reagojne per te drejtat e tyre.Politika shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove ka deshtur.

urime per shkrimin autorit

urime per shkrimin autorit

Gjithshka qe duhej te

Gjithshka qe duhej te perfaqesone shoqeria civile filloi te rrenohet pas vitit 2000 kur Soros orientoi spinoffet e veta drejt monopolit te shoqerise civile nga disa produkte sorosiane qe krijuan levizje kriptopolitike dhe filluan te shkaterrojne pjese pjese shoqerine civile per ta perdorur resorset e saj per llogari te kapjes se shtetit nga banda sorosiane me ne krye kryspinoffin sorosin ne Shqiperi: Edi Ramen. Me poshte po postoj shkrimin me se aktual te shkruar ne Qershor 2003 ne Gazeten Shekulli!!!:

Shkrimi: Qershor 2003 Gazeta Shekulli

Fushata zhgënjyese MJAFT apo historia e dhelprës dhe rrushtë.
Më vjen keq që replika ime vjen kaq vonë, jo vetëm shkrimeve të opinionistëve të nderuar Z. Mustafa Nano dhe Eduart Zajoshnja, por edhe këtij publiciteti jo real për një fushatë zhgënjyese MJAFT!
Heshtja ime e deritanishme u shkaktua pikërisht nga pritshmëria e këtij zhgënjimi por ndërpritet në momentin kur dështimi konsiderohet si sukses. Dhe unë që e kam patur këtë siguri nuk mund të rri pa folur për më të tepër që shkrimet Tuaja janë teknikisht “2 rekomandime” për të zgjatur financimet e këtij dështimi, as sa të mos na ngelet më as një shpresë për një MJAFT të vërtetë.
Promovimi i vlerave të nderuar miq është tenderuar “alla shqiptarce”. Është tenderuar në atë masë sa për Lëvizjen MJAFT të konceptuar në masën e gjithpërfshirjes u vetpërzgjodhën për t’a vënë në zbatim 4 individë, të cilët nuk arritën të bashkonin në nismën e tyre dhjetra shoqatat dhe qindra të rinjtë që punojnë prej vitesh për të njëjtin qëllim dhe madje ndryshe: VULLNETARISHT (e them këtë për të mos krijuar asnjë lloj keqkuptimi).
Shkurt të nderuar lexues ka ikur edhe ajo kohë kur vlerat promovoheshin edhe individualisht sepse për nga vetë natyra e tyre vlerat përkojnë impenjimin e së tërës sepse i takojnë së tërës.
Ju e patë se nuk u shkaktua asnjë tërmet social (ashtu sic dhe u pretendua). Dhe më e keqja është se 4 njerëzit e MJAFTit e dinin këtë. Promovimi i vlerave nuk mund të ketë pronësinë nga 4 apo 5 persona të cilët jo vetëm nuk e njohin këtë sistem vlerash por se kanë kaluar akoma këtë provim, e për më tepër të përcaktojnë se kush i meriton dhe kush jo.
Me aq sa po kuptohet shqiptarëve iu konsumua edhe një mundësi më shumë që ata të thonë një MJAFT të vërtetë. Por jo nëpërmjet dorës që përlplaset në një xham të fortë dhe ngelet aty. Shqiptarët donin një dorë që t’a thyente këtë xham. Shqiptarëve iu hoq mundësia që të shpreheshin sepse fushata ishte vetëm një monolog për të reklamuar protagonizmin e 4 njerëzve për të cilët kush pranonte të ishte spektator i tyre meritonte të quhej qytetar aktiv dhe kush jo, hynte tek qytetarët pasiv që nuk meritojnë MJAFTin (mjafton të lexosh këtë përcaktim në internet). Problemi është që nuk kemi të bëjmë me një fushatë të qytetarëve por me një fushatë teatrale protagonizmi ku për fat të keq edhe figurantët (“vullnetarët”) ishin të paktë. Por shqiptarët kanë vuajtur shumë nga protagonizmi dhe individualizmi. Ju të nderuar Zoti Mustafa dhe Z. Eduart më kuptoni mirë se pse të dy keni në qenë në lëvizjen e Dhejtorit, ashtu si dhe unë. Cdo lëvizje në Shqipëri vdes kur kërkohet protagonizmi i disave, sepse kthehet në biznes.
Unë Altin Goxhaj si ish-Kryetar i Këshillit Rinor Shqiptar deklaroj publikisht se Fushata Mjaft dështoi.
Populli pyet më mirë të dish apo të kesh. MJAFTi pati por nuk diti. Dhe normale. Si mund të dinin. Kush ishte kapaciteti i 2 organizatave që organizuan MJAFT dhe nuk kishin nevojë për të bashkëpunuar me Rrjetet Kombëtare të Rinisë. Unë i jam i sigurtë që pavarësisht nga reklama e pafundme të rinjtë nuk arrijnë as t’ua mbajnë mend emrin e saktë 2 organziatave përkatëse (biles edhe unë). Ato as si emra nuk janë dëgjuar ndonjëherë. Eksperienca e tyre e vetme janë takimet rinore në hotele me 3 yje. Dhe kjo është shumë pak për të ditur se c’nevojë ka një vajzë e trafikuar apo një grua e dhunuar.
MAJFTi s’u bë, e s’do bëhet kurrë ashtu sic është, një lëvizje përfshirëse përderisa të përjashtojë organizatat e tjera me qëllim që të monopolizojë vlerat vetëm tek vetja. Mund t’Ju garantojë të nderuar Zotërinj se ndërkohë që MJAFTi bllokoi median duke pretenduar të ishte e vetmja vlerë në qërkullim, për pak kohë arriti të fshehin se një fushatë tjetër totalisht vullnetare (në kuptimin më të plotë të fjalës) me emrin STOP Korrupsionit u zhvillua në të gjithë Shqipërinë nën heshtjen e plotë të medias të porositur nga organizatorët e MJAFT.
MJAFTi nuk arriti kurrë tek qytetarët. Jo sepse qytetarët nuk e meritojnë MJAFTin por se MJAFT ashtu sic u menaxhua nuk i meritoi asnjëherë ata. Historia Juaj e dështimit të qytetarëve dhe jo e MJAFTit të kujton fabulën e dhelprës dhe rrushtë.
Qytetarët nuk mund të bashkoheshin në një fushatë që degjeneroi në t’shirte, postera, reklama TV dhe fotokopje të shpëlara të aktiviteteve të kryera në vite nga organizatat rinore të përjashtuara nga MJAFTi.
Imazhi i dorës ngeli vetëm tek ekrani i medias dhe nuk shkoi dot deri tek plaga sociale. Dhe dora nuk vajti tek plaga sepse nuk u pranua që të bëheshin shumë duar. Unë nuk e di pse jam i sigurtë pse u kërkua të menaxhohej vetë i gjithë ky projekt.
Brenda gardhit gjërat janë të sigurta por mbeten aty. Dhe prandaj nuk u rrëzuan gardhet e kësaj shoqërie. Madje përkundrazi na futën në një gardh me Somalinë apo Kamboxhian. Nuk u mundua që të filtrohej as edhe një imazh mediatik dicka më i përpunuar se sa ai me të cilin na identifikon bota: pra te ajo “kotherja e bukës”, ato “gratë me brinjë të thyera”, apo të papunë që zihen për të marrë një bluze tek Partizani i Panjohur.
Prandaj kam frikë që të rinjtë nuk ju bashkuan ansjëherë kësaj lëvizje sepse nuk e gjetën veten aty.
Shembulli konkret i paaftësisë dhe mungesës së kapaciteteve të organizatorëve u demostrua ashtu si për cdo aktivitet tjetër të fushatës, në koncertin MJAFT FEST në Durrës. I cili edhe ishte dështimi i koncertit “më të madh në historinë e Shqipërisë” apo “ëodstock” sic e vet-quajtën. Megjithë mbështetjen e mrekullueshëme të TOP Channel, të AMCsë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që instaloi cdo gjë falas, të rinjtë shqiptarë as nuk u dukën në dyert e MAC ALBANIAs duke vërtetuar se c’efekt kishte bërë tek ta MJAFTi për 3 muaj!
E për më tepër kur edhe ky Biznes degjeneroi si Biznes Mashtrues e kështu i referohem këngëtarëve të papaguar që protestuan në gazeta.
Por ajo që vlen më shumë për të kuptuar pse të rinjtë nuk besojnë tek MJAFT është që ata e dinin se c’dështim ishte dhe u s’kandalizuan kur edhe ky dështim i faktuar u reklamua në media nga stafi i MJAFT si një sukses i “mijëra pjesmarrësve”?!
Ky është edhe problemi i MJAFT: mungesa e sinqeritetit mbi atë cka bëjnë dhe nuk bëjnë. Biles puna ka shkuar deri aty sa reklamohen shifra të pavërteta deri në absurd. Si ajo Z. Eduart që Ju kanë thënë: 14 mijë përdorues në ditë?! Absurde! Prandaj dhe njerëzit nuk i besuan asnjëherë MJAFTit. Sepse Vlerat u kthyen thjesht në biznes!
Dhe Kjo puna e parave dihet. Por c’mund t’i themi kësaj që në kohën e luftës me Irakun MJAFT bëri protestë kundër luftës me 10 vetë nën logon e financimit të Qeverisë Amerikane për të përfituar kështu mbështetje nga donatorë europianë. Ky është kulmi i mungesës së ndershmërisë qoftë edhe në këtë biznes OJQsh.
Sinqerisht të nderuar Zotërinj, se ngela duke thënë MJAFT MJAFTIT, por më erdhi turp nga vetja se kur këtej përcillnim të rinjtë tanë për në IRAK, në ekstremin tjetër tek Piramida i thuhej MJAFT luftës. Dhe shqiptarët nuk kishin pikën e dyshimit që kjo ishte një luftë kundër së keqes dhe unë e di sic e dini edhe Ju. Por Erioni, Arbi, e për më tepër Rubini kanë qenë të vegjël në kohën e diktaturës e s’dinë gjë.
Dhe unë do të shprehesha: Mjaft këtyre mistrecave se nuk lanë gjë pa bërë për të marrë ca EURO më shumë si në ato titujt e filmave ëestern që në këtë rast mund t’i citonim “Per qualche euro in piu”.
Më vjen keq t’Ju them por nuk e keni ditur se 4 njerëz pas MJAFTIT për 3 vjet kanë firmosur dhënien e 1,7 milionë dollarëve duke abuzuar me besimin e një Fondacioni, për të mos lënë të tjerët të thonë MJAFT. Dhe kjo është e faktuar deri në centin e fundit.
Të nderuar Zotërinj!
MJAFTi ka nevojë për të dalë për ballë një debati publik. Të mos fshihet pas dorës pa zë, të mos fshihet pas monologut, sepse demokracia është dialog e për më tepër të përdorin fuqinë financiare të reklamës për të mos lejuar zërin e të tjerëve për t’u shprehur. Ky monolog bezdisdës 4 mujor më detyroi t’Ju përgjigjem.
Më detyroji që në një emision direkt për shoqërinë civile në Vizion “Histori pa montazh” në temën për atë cka është vlerë apo biznes tek ajo, unë u fokusova vetëm tek cështja MJAFT si modeli më frustrues i konvertimit të vlerave jo thjesht në një biznes por në një biznes të pandershëm deri mashtrues.
Dhe në fund mund t’u kujtoj i nderuar Z. Mustafa dhe Z. Eduart që kush i vrau të gjitha lëvizjet: PROTAGONIZMI i disave për t’u indetifikuar me VLERAT. Kush është me ta është Vlerë. Kush nuk është me ta është antivlerë. Dhe e gjitha kjo u bë për pushtet.
Prandaj hajde t’i thoni MJAFT MJAFTit bashkë me mua në mënyrë që tashmë me vështirësi, të gjejmë bashkë mënyrën se si të përpiqemi t’u japim bashkarisht shqiptarëve mundësi që ata të thonë një MJAFT të MJAFTUESHËM, pa disa protagonistë, ku protagonistët e vërtetë të jenë shqiptarët.

Altin Goxhaj
Ish-Kryetar i Keshillit Rinor Shqiptar

Add new comment