Lazarati dhe pemët e Liqenit

Dy djem të rinj 25-vjeçarë nga Amsterdami kanë treguar në shtypin shqiptar, një muaj më parë, pushimet e çuditshme që patën në Shqipëri në verën e vitit 2011. Lazarati nuk është shteti i Vatikanit. Ai është një fshat në periferi të një qendre të rëndësishme urbane si Gjirokastra, m’u në buzën e një rruge kombëtare ku kalojnë përditë mijëra shqiptarë e të huaj. E megjithatë, ndërsa dy djemtë holandezë ia arritën që t’i shtyjnë motoçikletat e përdorura në të përpjetën e fshatit të famshëm, duke dokumentuar pa dashjen e tyre atë që ndodhte me kultivimin e parcelave narkotike, policia shqiptare është tendosur në maksimum prej ditësh, për të kapur furgonat me gra që akuzohen se shkojnë për të punuar drogën. Shpalosje më spektakolare të paaftësisë së një shteti, zor se gjen.
Të tallesh me publikun shqiptar, duke rrethuar një fshat, e duke futur gratë nëpër furgona police, pa prekur zemrën e trafikut të mbjelljes e përpunimit të drogës, do të thotë të tentosh t’u hedhësh hi syve tre milionë shikuesve brenda vendit dhe një liste të gjatë organizmash ndërkombëtare, që trafikimin e drogës nga Shqipëria e kanë pasqyruar rregullisht në raportet e tyre. Deklarata e kreut të policisë shqiptare se “në Lazarat s’ka asnjë parcelë droge të mbjellë”, do të mbetet jetë e mot qesharake dhe pabesueshme, për sa kohë që policët e tij ende nuk kanë hyrë në fshat, për të dokumentuar atë që ndodh realisht vetëm pak kilometra larg rrugës kombëtare. Roellofs dhe Vonk, dy djemtë hokatarë holandezë, vazhdojnë të na nxjerrin gjuhën që nga Amsterdami i largët, teksa shohin se si dhjetëra policë e mjete të specializuara, nuk guxojnë të shkelin në rrugën ku ata u futën pa asnjë shqetësim dhe pasi kishin kërkuar ndihmën e banorëve për t’u orientuar nga njëra shtëpi në tjetrën.
Rreth treqind kilometra më lart, në periferi të Tiranës, ndryshe nga Lazarati, janë shumë të shpejtë në eliminimin e sipërfaqeve të gjelbra. Nuk bëhet fjalë për drogë, por për pemë. Ndoshta ky është shkaku përse në rastin e parë është kaq e vështirë e në të dytin kaq e lehtë. 7000 metra katrorë të Parkut Kombëtar të Liqenit pranë Fakultetit të Ekonomisë, nuk ekzistojnë më. Administrata bashkiake që vjet premtonte shumëfishimin e sipërfaqeve të gjelbëruara, u ka hyrë me zell drurëve të një parku, të cilin nuk e dogji as tranzicioni i rrëmujshëm, as 1997-a dhe as furtuna të tjera që kanë kaluar mbi këtë qytet.
Para se Lulzim Basha të ngrefoset në poltronin e kryebashkiakut të Tiranës, duke marrë sëpatën kundër pemëve të Parkut të Liqenit, do kish bërë shumë më mirë që nga poltroni i ministrit të Brendshëm, t’u kishte vënë flakën plantacioneve të Lazaratit, në mënyrë që Theo Roellofs dhe Daan Vonk nga Amsterdami, të mos gjenin aty, kur të shkonin në korrik të 2011-s, ambientin shokues ku “fëmijët çanin përmes plantacioneve me drogë, me çanta në krah, për të shkuar në shkollë”, siç janë shprehur edhe vetë në media. Ky kryetar bashkie që vetëm fshihet dhe që deri tani s’ka bërë asnjë gramë punë të dukshme, duhet të dalë dhe të sqarojë se pse atë që s’bëri dje në të mirë si ministër i Brendshëm, e bën sot fët e fët në të keq, si kryetar i pushtetit lokal të Tiranës.
Të presësh një pemë është teknikisht më e vështirë sesa të këpusësh një bimë kanabisi. Një ah, plep apo mështeknë kërkon motosharra dhe një skuadër punëtorësh. Mjafton një zjarr nga ata që policia i ndez sa herë që i duhet të ndërmarrë ndonjë aksion për të bërë shou para kamerave, që plantacionet e bimëve narkotike të mos kthehen në ngarkesa droge që bllokohen nëpër pika doganore, duke kapur faqet e para të shtypit në vendet fqinje. Por ja që nuk qenka kaq e lehtë. Sepse Lazarati ka fituar prej shumë vitesh, nga qeveritë e të dy krahëve, statusin e një fshat-shteti (rëndom ekzistojnë qytet-shtetet, por ja që edhe këtu jemi të veçantë), ku është e ndaluar të futesh dhe të imponosh ligjin. Në Lazarat, ashtu si te Fakulteti Ekonomik, shteti po tregon anën e tij të errët. Të mosfuqisë dhe të fuqisë, në të njëjtën kohë. Në të keq, në të dyja rastet.
Shqip
Comments
Z.Minxhozi.Kam respektin me
Z.Minxhozi.Kam respektin me te madh per ju si analist i zgjuar.Por kete here me ke zhgenjyer.Akoma mendon se Luli eshte kryetar Bashkie???Apo ka qene ndonjehere minister i brendshem apo cfaredolloj ministri tjeter??Jo mor zoteri.Luli thjesht luan rolin e manikinit shume bukur.Zbaton thjesht e vetem ate cfare i urdheron banda e Tropojaneve.Ai ishte minister i brendshem dhe tani krytar bashkie sa per numer.Nuk e ke degjuar qe per sheshet dhe rruget e Tiranes flet vetem Tropojani??Kryebanditi Vicidolit??Luli vocer hyri ne gardhin e Saliut e tani eshte i kapur peng sa te kete fryme.Eshte i marre peng,o Minxhoz i nderuar.Shto ketu qe Saliu e inkriminoi me 21 janar me vrasjet ne bulevard qe te mos kete me mundesi te jete i lire kurre.Ja ka koqet ne bige Saliu z.Minxhozi.I hapi dosje per ta mbajtur peng te te kaluares se tij.Me metoden tipike te sigurimit te shtetit.Po dosjet e krimeve te Saliut te vitit 1997 kush i ka ne dore??Me te vertetat e hidhura te te cilave kuzhtezon ne cdo veprim Saliun??Edhe vete Saliu eshte peng i dosjeve te krimeve te vitit 1997,qe dikush i zoteron dhe e ndjekin nga mbas si hije.Prandaj Saliu nuk punon per ne,por per zoterinjte qe i tundin dosjet e 1997-es sa here kane nevoje.
Z Minxhozi, respekte per

Z Minxhozi, respekte per shkrimin, por keto shkrime korrekte dhe me pene delikate si te tuat nuk pine me uje. Nga nje djale me ndergjegje shume te larte qytetare qe je, pritet ti turresh ketij regjimi me sa me shume zhurme. Te flasesh sic beri Mustafa Nano live per palaco-uturako- analistin qe desh e ben president (jo se ky qe u zgjodh eshte me i mire). Te besh ate qe thote Baze perdite tek Tema. Te ulerasesh fort qe "une nuk mund te pranoj me te shkerdhehem 3 here ne dite nga qelbesira me e madhe qe ka prodhuar ky komb dhe ashtu si une nuk duhet te pranoje me cdo shqiptar".

Jepi me shume peshe fjales tende, qe neser te mos kesh turp kur historia t'ju gjykoje gjithe klasen e intelektualeve dhe gazetareve te Shqiperise si bashkepunetoret me te qelbur te shkaterrimit te Shqiperise. Ti kujton se e bere detyren tende. Shurren baces i ke bere, asgje me teper.

Pse nuk mblidheni ju intelektuale e gazetare cdo dite perpara zyres se Bashes dhe te protestoni per parkun qe po prishet, apo nuk i keni numrat e celularit dhe nuk keni si te koordinoheni.

You are one step of becoming JUST A NICE FAILURE !!!

O Anti-Indiferenti e labi

O Anti-Indiferenti e labi Vlore,

Po mos u beni trima me pseudonime o burra. Te pakten Skender Minxhozi si qytetar po thote dicka, dhe ka vene emrin e tij ne fund te atyre gjerave qe ka thene, kurse juve s'po thoni asgje, se ate qe po e thoni po e thoni me pseudo-emer. Po si mund te behet ajo qe kerkoni ju vetem me Meron, Mucin, dhe Minxhozin( se vetem keta te tre kane mbetur e ca te tjere qe gjithesej mbase behen 20 kokra). Jo or vellezer, duhet te gjithe ne te dalim me emer te vertete e ta hapim gojen e te bejme dicka, se kete tre gazetare po e bejne te tyren ashtu sic dine, e po i dalin ketij sistemi te shkaperndydhur( fjale e sajuar se s'di se si ta klasifikoj kete shtet qe kemi) ballas. Po ju o burra cfare po beni, apo vec gam gam ne internet? Jeni te dy teper te zgjuar dhe inteligjente se ju kam lexuar komente edhe me pare, por dilni o burra tek sheshi te "vlores" e bejani fora jo duke i treguar te tjereve se cfare te bejne. Ate qe bejne ata e bejne se ashtu ju thote mendja, po mos u mundoni t'i jepni mend te tjereve, po i dilni ZOT kesaj SHQIPERIE te mjere sa s'eshte vone.

bravo! Kesaj i them

bravo! Kesaj i them anglishte; "hobo tare" :)

Anti-indiferenti ka te drejte

Anti-indiferenti ka te drejte Skender! Po vijuam me shkrime poezi, edhe ajo pak e drejte formale qe ka mbetur pa u konsumuar - e drejta per te shkruar neper mediume te ndryshme - vetem per te shkruar ama - do te tretet pa lene gjurme dhe banda e Saliut @ Co do shkrihet gazit per dite e me shume me ne, mjeranet e demokracise. E gazit i tyre do tw shoqerohet me vila e fshtatra turistike ne breg te detiti e ne breg te Farkes, per te thene nje therrmime prej pasurise se tyre, vene me "pune te ndershme", "ne respekt te ligjit", "permes konkurencws ne treg dhe barazise se mundesive".

A thua i prene se do mbjelle

A thua i prene se do mbjelle droge luli?Sot kush ka me shume leke duhet te shtohet,si harbuteria,kurveria,droga deri edhe vrasje 17 vjeçaresh per nje gervishtje makine !? O popull ku po shkon me keta politikane te strofulles se ariut?Si guxoni e i votoni?

Çudi as pemet as lulet kete

Çudi as pemet as lulet kete vit nuk kane çelur,a thua po vajtojne ? Kush e ka vene re? U hodh nje makine dhe ne rrugen tone ,u shkarkua mbi nje lule duke e shkaterruar ,dheu u shpernda per nje jave rresht ,a thua zor i madh ta bejne per nje ore kater punetore nga veriu?

çfare bejne keta more, ku

çfare bejne keta more, ku kujtojne se jane; ne Golem?!

Po iku ajo kohe, more edepseza, ku shkaterrohej pylli per te ndertuar vilat e tyre Artan L & Sh.

Boll më, mos u beni si majmun! Mos kopjoni se eshte e papranueshme.

Kane ardhur kohe te reja dhe te gjithe jane ndergjegjesuar per mbrojtjen e natyres, madie edhe ish shkaterruesit L & Sh, madie ata jene tashmë ne linjë te pare, natyrisht si dje ne shkaterrim.

o skender minxhozi.ne parkun

o skender minxhozi.ne parkun e tiranes po priten peme se po behet nje rruge,ndersa ne elbasan,ne mes te parkut rinija po behet nje ndertim shtepije a lokali nuk e di,por as ju dhe as ajo shoqata e arkitekteve te edi rames (qe shkatrroi tiranen) nuk ndiheni fare.apo eshte kryetar bashkie i PS qe e ka vu edi rama.

Se dija se Fatos Lubonja

Se dija se Fatos Lubonja qenka anetar i shoqates se arkitekteve!

Add new comment