Kush dështoi?

Postuar në 16 Qershor, 2012 03:55
Artan Lame

-Vëllezër, Kisha na e mbylli derën – thotë me dëshpërim babai i atij djalit të vrarë te filmi “Mësonjëtorja”. -Vëllezër, ambasadorët na e mbyllën derën – më vjen të them unë sot pas asaj që pamë të gjithë.

Të jesh ambasador i një vendi të madh, nuk është luks, është barrë. Ambasadorët e veckël s’kanë ndonjë barrë të rëndë. Ata thjesht duhet të zbatojnë urdhrat që u vijnë nga lart, apo të presin se ç’do bëjnë të mëdhenjtë dhe pastaj t’i ndjekin pa shumë naze e llafe. Ata kanë përgjegjësi vetëm ndaj qeverive të tyre, as ndaj botës e as ndaj historisë. Askush nuk do të dijë se çfarë bëri ambasadori i Uruguait apo i Luksemburgut, kur Gjermania sulmoi Poloninë më 1939-ën; apo çfarë reagimi po bën Andorra apo Malta ndaj masakrave në Siri.

Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë është ai i San Marinos apo i Malit të Zi, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë është edhe ai i Amerikës, Gjermanisë apo Italisë. Por përgjegjësia ndaj fateve të botës, nuk është e njëjtë. Ambasadori i Anglisë ka përgjegjësinë e vendit të vet, por edhe të botës mbi kurriz, ndërsa ambasadori i Maqedonisë ka mbi kurriz vetëm përgjegjësinë e vendit të vet. S’di në u shpjegova me kaq.

Në këtë kuptim, përgjegjësia e grupit të vogël të ambasadorëve të vendeve të mëdha në Tiranë, gjatë ditëve të etheve presidenciale ishte shumë i madh. Ndërsa ata dështuan me të tëra dhe me të gjitha. Natyrisht që do thonë se nuk dështuan ata por ne, duke humbur shansin e blla, blla, blla. Jo, s’është aspak kështu. Ne të dështuar kemi qenë që sefte kur i kemi hyrë rrugës së demokracisë që as e njihnim as e dimë se nga kalon e ku të çon. Ndaj të dështuar janë ata, me eksperimentin e tyre për të na bërë neve të ecim asaj udhe.

Para ndonjë muaji, në një konferencë, ambasadori Sequi deklaroi se në këto vitet e fundit nga BE-ja janë shpenzuar në Shqipëri 100 milionë euro për mjedisin. Një shifër që të bën të lozësh mendsh, kur sheh se si është masakruar mjedisi në këtë vend, pikërisht në këto vite për të cilat ambasadori na thotë se ka shpenzuar 100 milionë euro.

Si të mos mjaftonte kjo, vetëm pak ditë më pas, në një tjetër konferencë, po ai ambasador, deklaroi për 100 milionë euro të tjera të shpenzuara për sistemin e drejtësisë. Një tjetër shifër që të bën gjithashtu të luash mendsh, kur shef degradimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Korrupsion, shitblerje e proceseve dhe e posteve, mungesë e çdolloj elementi karriere e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto, pikërisht në periudhën për të cilën ambasadori na thotë se ka shpenzuar 100 milionë euro.

Kush ka dështuar në këtë mes, ne apo ambasadori me të vetët? Natyrisht që ambasadori. Ne në pleh ishim e në pleh mbetëm, pa drejtësi ishim e pa drejtësi mbetëm, ndërsa ambasadori me gjithë 200 milionë eurot që harxhoi, dështoi në misionin e tij për të na mbrojtur mjedisin dhe për të na ngritur drejtësinë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për administratën publike, që më keq nuk ka ku të shkojë, e për të cilën janë shpenzuar të tjera dhjetëra milionë euro të tyret. Apo për mender ushtrinë shqiptare, për të cilën sa më shumë pará shpenzohen, aq më shumë zhduket e nuk ekziston më as nëpër letra.

Po mirë se neve nuk na jep llogari, e s’ka pse të na japë, po taksapaguesve europianë, atyre që jua ka marrë këto pará për t’i tretur e shpërdoruar nëpër xhepat e bandës së hajdutëve shqiptarë, a ju jep llogari ambasadori?

Për të ardhur te procesi presidencial, për të cilin u aktivizuan e bënë be e rrufe të gjithë ambasadorët bashkë dhe që megjithatë, dështoi fund e majë! Nuk shkoi ambasadori i Palestinës apo ai i Paraguait të takonte Ramën e Berishën, por ai amerikan e ai europian. Dhe pikërisht nga këta, bash sepse janë përfaqësonjës të vendeve të mëdha e që kanë përgjegjësi ndaj botës, pritëm që ajo që iu premtua edhe të ngjante. E thanë troç se prisnin që procesi të ishte konsensual, e thanë troç që prisnin që Presidenti të mos ishte ministër i qeverisë. Ndodhi pikërisht e kundërta në të gjitha gjërat, por ambasadorët jo vetëm që nuk u dukën të turbulluar, por edhe më keq, u ranë hasha atyre që kishin thënë dhe dolën e uruan presidentin e dalë nga e kundërta e asaj që kishin kërkuar. Me të tyren mund të jenë në rregull, rrogën do e marrin, shkelje nuk kanë bërë, Amerika, Europa dhe Italia, do jenë po ato që janë, por ata nuk thonë dot që janë përfaqësonjës të vendeve të mëdha. Nga i madhi dhe i forti, nuk priten procedura, por drejtësi.

Para disa ditësh, ambasadori amerikan i dorëzoi Ina Ramës një listë shqiptarësh në kërkim nga drejtësia e vendit të vet. Natyrisht, shteti shqiptar menjëherë do vihet në lëvizje, do t’i gjejë dhe do t’ia dorëzojë. Dhe ambasadori do kapardiset se do i duket vetja i rëndësishëm. Unë mendoj se një ambasador vlen më shumë sesa për të bërë postierin. Në epokën dixhitale, listën mund ta dërgonin edhe me e-mail direkt nga zyra e Uashingtonit dhe ne njësoj do vraponim t’i dorëzonim të kërkuarit.

Por edhe këtu, shteti pusht i shqiptarëve di të bëjë dallime se nga kush duhet të ketë frikë vërtet e nga kush jo. Ndërsa të kërkuarit e Amerikës do vrapojmë me vrap t’ia dorëzojmë, të dënuarit e Italisë, jo vetëm që nuk po i dorëzojmë, por edhe po i fshehim apo po i nxjerrim të pafajshëm që të gjithë. Edhe Italia është një shtet i madh, por që jo sot, por asnjëherë, që në kohë të Ismail Qemalit, nuk ka ditur të bëjë politikë e të sillet si një shtet i madh. Ka qenë e mbetet një vend i madh, por një fuqi e vogël, shumë e vockël. Dhe megjithatë, ambasadori i Italisë nuk skuqet për këtë, le më që të inatoset që disa gjykatës shqiptarë province po hedhin në kosh të plehrave vendimet e gjykatave italiane. Pikërisht ata gjykatës për të cilët ai italiani tjetër, Sequi, mburret se ka shpenzuar 100 milionë euro. Ha, ha, ha! Kush mund t’ua shpjegojë taksapaguesve italianë që banditët shqiptarë që kanë vjedhur e grabitur në Itali, po i nxjerrin nga burgu në Shqipëri pikërisht ata gjykatës për të cilët po ata taksapagues italianë kanë shpenzuar 100 milionë euro.

Dhe pastaj kanë kurajën të thonë se kemi dështuar ne. Jo, mor jo, ata ambasadorët kanë dështuar. Në rolin e tyre prej përfaqësuesi të fuqive të mëdha, në përgjegjësinë e tyre ndaj botës, në misionin e tyre para historisë. Ne këtu ishim e këtu mbetëm. Të vazhdojmë të vuajmë nën thundrën e bandës që na ka hipur në qafë dhe që ka vetëm një aftësi, të nuhasë se kur mund t’ua hedhë ambasadorëve dhe kur duhet t’u rrijë gatitu që atyre t’u duket vetja sikur u peshon llafi.

Shqip

Comments

Submitted by Anton (not verified) on

Kur do vije ajo dite kur emrin  Ambasadorve te akredituar ne Tirane do ja dine ca zyrtar te Ministrise se jashtme 4-5 gazetare (perfshi Mustafa Nanon!!), Kryeministri dhe presidenti i Republikes?

Na turperuat fare qe ju  jepni me shume rendesi sec duhet. Politikane katundare qe i referohen atyre per cdo send. Gazetare katundare qe i ndjekin ata edhe kur shkojne te dhjesin. Komentator katundar qe komentojne  komentet e ambasadorve. Popull katundar qe respekton me shume te huajt se komshiun e vet.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ky është mendimi ballkanas se i madhi dhe i forti ka të drejtë sa për ligjin e kemi hellur në VC

Submitted by antilamja (not verified) on

Wallahi bilahi mor zoti  Lame, gjynah eshte mos me te ndigju ty ! Se je i ndershem sa nuk ka ku te shkojë ma. Te lumte se e ke ndrit sideomos kur ishe z/minister i ndertimit. Ti duhesh prap ne pushtet. Se me Golemin ke mbaru pune, ja ke lujt fene, qindra biznese i falimentove atje me ate katrahure qe bere e me ato pallate 15 katshe ne breg te detit e ne mes te pishave. Duhesh prape ti se ka prap plazhe tjera Shqiperia...

Fajin e ka ambasadori amerikan qe nuk e shpejton kete pune...

Submitted by Adrian (not verified) on

Je i madh, e kam lexuar me shume kenaqesi deri ne fund, si per stilin ashtu edhe per permbajtjen. E kane marre vesh shume mire keta politikanet tane se me ke kane te bejne dhe nuk e rruajne fare.

Submitted by I Pakapshem (not verified) on

Pacavurre shkrim.

Submitted by albert tapia (not verified) on

Injorant me te madh nuk ka ka nxjerre ndonjehere bota se sa ky Lame. po ky nuk ka ka piken e logjikes kur shkruan, i eshte kujtuar nje batute nga nje film socrealist dhe pastaj ka menduar se duhet perdore patjeter ne shkrim. C'lidhje ka ajo qe thote femija ne nje film socrealist me ambasadoret, vetem ky mjeran qe quhet lame e di.  Po shkrime te tilla nuk botohen as ne deren e banjos mor aman.

Submitted by irena (not verified) on

Me fal, por cfare ka per injorancë ketu? Une e besoj se keto jane te verteta dhe asgje nuk eshte e tepert, pasi keto ne i shohim neper TV-ne cdo dite. Sa per batutat e filmave shqiptare ato jane mjaft koherente dhe besoj se edhe ne kohen e sotme ato mund te perdoren. Do me vij keq nese ju doni ta keqperdorni filozofine e thenies se shprehjes me kohen kur eshte thene, jane dy gjera te ndryshme zoti albert tapia.

Submitted by Anonim (not verified) on

Shume sakte Lame. Sa per keto bathoristet qe te kundershtojne, mos e vrit shume mendjen se jane te paguar. Dyshoj se jane i njejti person. Njeri shkruan "nuk ka ka" kurse tjetri "mos me te ndigju ty". Asnjeri nuk merret me problemin. Njeri i bie gozhdes se Golemit se nuk ka ca thote. Tjetri duket qarte qe nuk ka pasur televizor deri vone ne shtepi se nuk e ka idene se kush e ka thene batuten. Tani i ka rene ne dore interneti dhe ja fut si kau peles.  Mjere interneti ne dore te kujt ka rene ne Shqiperi.

Submitted by antilamja (not verified) on

Gjithe e gjithe 5 veta jeni grupi i juaj i intelektualve te ndritur: Lame-Shkreli-Bejko-"anonim" Tare und so weiter ...

O "anonim" Tare, nuk jam nga bathorja por po luaj  teater me ju "kokat e shkences e te perndriturit e Shqiperise".

Nuk do behet Lame minister kulture ndonjehere prandaj mos i shko mbrapa kot se koti se eshte kohe e humbur, by the way.

I'm so sorry!

Submitted by Anonim (not verified) on

Antilamja,

Te kerkoj te falur nese nuk jeton ne bathore. Megjithate, qe je bathorist ne arsyetim kjo duket sheshit. Arsyetimi yt:

1. Lamja nuk ka te drejte te vere ne dukje nje problem qe e shikojme te gjithe sepse, sipas teje, dikur paska dhene leje ndertimi ne Golem. Se cfare lidhje kane keto te dyja vetem nje bathorist e kupton

2. Meqe une te vura ne dukje gjuhen e cale, une qekam Tare ndersa Lamja nuk do te behet kurre minister kulture. Perseri arsyetim bathorje.

Nese gjen ndonje lidhje tjeter llogjike te lutem ma thuaj. Nese jo, mbetesh bathorist edhe nese jeton ne Tirane.

By the way, kush eshte ky Bejko se Lamen, Shkrelin dhe Taren i di se kush jane.

I am soooo sorry por, me matematiken time, Bejko+ Lame+ Shkreli+ Tare bejne 4. Nga dolen 5? Me matematiken e bathores?

Submitted by antilamja (not verified) on

o Tare,  une e di qe ti di anglisht, por i pesti eshte tek "und so weiter"=e keshtu me radhë, nga gjermanishtja, kuptohet, dhe me qenese eshte zonje, nuk desha ta lëndoj...

Lame ngre nje problem qe qendron deri diku, por ti nuk ke kuptuar nje gjë, se ai nuk ka shprehur pendesen per shkaterrimin e Golemit dhe deri atehere eshte i pabesueshem dhe ne kemi gjithe te drejten ta konsiderojme thjeshte nje demagog.

Megjithse ke mesuar anglisht, ke "studiuar" ne SHBA dhe me demek na bën si i kulturuar, perseri te ka mbetur huqi i vjeter i ushtarakut qe t'i etiketosh  "armiq e qafira"  ata qe s'jane me ty.

Je per te te ardhur keq qe mendon se etiketime me prejardhje gjeografike si  "bathorist" , "lab" etj,  jane akoma fyerje ne ditet  e sotme!

Submitted by Anonim (not verified) on

Matematiken ta kuptova. Faji im se nuk di gjermanisht. Ne kete pike terhiqem. Sa per llogjiken, vazhdon po llogjika e bathores:

1. "Lame ngre nje problem qe qendron deri diku, por ti nuk ke kuptuar nje gjë, se ai nuk ka shprehur pendesen per shkaterrimin e Golemit".

Sipas teje, nese Lamja do kishte shprehur pendese per Golemin une do kisha kuptuar problemin qe ai ngre? Ca thua o njeri? Sa klase shkolle ke?

2. "Megjithese ke mesuar anglisht te ka ngelur huqi i ushtarakut". Se si mund te lidhet mesimi anglishtes me huqin e ushtarakut vetem ju te bathores e dini.

Se fundi, te kam thene dhe te them bathorist ne llogjike. Nuk ka lidhje me fyerjen. Nese ndjehesh i fyer qe i perket bathores ky eshte problemi jot.

Submitted by antilamja (not verified) on

Lamja eshte demagog.

Ngre probleme per te cilat, po te jete vete ne pushtet, siç ishte, do te vepronte shume me keq se kete te sotmit. Lame ka dhëne prova se eshte nje pushtetar grabitqar dhe i papergjegjshem. Golemi eshte prova me e qarte.

Po kete nuk e kupton?

Submitted by Anonim (not verified) on

Oho, po ti nuk paske lexuar artikullin o njeri. Ti e paske personale me Lamen. Sipas teje cdo problem qe Lamja ngre, pavaresisht se eshte shume i drejte dhe prek cdo shqiptar, nuk duhet besuar sepse Lamja do qe te vije ne pushtet. Lamja flet per nje problem qe ka Shqiperia dhe shqiptaret me ambasadoret ndersa ti shikon filma me fantazma qe vijne ne pushtet nepermjet demagogjise.

Po kete a e kupton qe eshte LLOGJIKE BATHORJE?

Submitted by antilamja (not verified) on

OK .

Lame ngre disa probleme aty, nder te cilat:

1-Shpenzimet per mjedisin.

Qe te jesh i qete ti, une jam i sigurte qe gjysma e tyre jane vjedhur nga donatoret(dieta, asistence, shoqeruese jasht tirane etj) dhe gjysma tjeter nga qeveritaret e sotem.

Lind pyetja: Lame eshte vertete i shqetesuar per ato euro? Aspak, sepse ai eshte bash dora vete shkaterruesi i natyres dhe e provuar me shkaterrimin e pyllit te Golemit. Lame merakoset se si dreqin nuk eshte ai vete ne pushtet qe ti merrte vete ato para. Kaq per kete.

2-Zgjedhja e presidentit:

Perse deshtuam ne me presidentin? Aspak. Ai qe kemi,  perfaqeson realitetin shqiptar.

Kanditatura e gjeneralit Lleshi,  perse duhej te ishte konsensuale, apo vetem se e propozoi Kadare? Apo se Kadarese ia kishte propozuar deputeti i PD Mark Marku? Dhe keshtu me interpolacion tek Rama dhe Rama; Berishes. Gjithçka mund te themi per Berishen, por qe eshte budalla e nuk i kupton, e nuk i di keto pune, kjo nuk mund te thuhet.

Une personalisht do ta pershendesja zgjedhjen e zotit Lleshi si president mbasi eshte nje intelektual i klasit te larte dhe dinjitoz si pak kush, por a mendoni ju se Berisha i perfshire ne levizjen neootomane te Erdogan do te pranonte lojen e Kadarese dhe te ndjekesve te tij per nje identitet perendimor? Kurrsesi.

Gjithsesi, mendimi im eshte ky qe ti nuk e kupton dhe je i lumtur per kete, eshte se ai qe eshte ithtar i nje ideje duhet te jete i dlire(Lame nuk eshte) dhe kete ta demostroi haptas. Edhe zoti Rama, qe eshte nje ndjekes i zotit Kadare, pader Zef Pllumit etj, te dal hapur e te thote qe eshte per nje profil neo kristian e keshtu me radhe. Atehere do te kete rezultat, ndoshta..

Für heute, das ist alles !

Submitted by Anonim (not verified) on

O antilame,

Ca shkruan o njeri: "mendimi im eshte ky qe ti nuk e kupton dhe je i lumtur per kete"?! Ke probleme ne llogjike prandaj je i pakuptueshem. Derisa po merrem me ty tregon qe po bej perpjekjet maksimale per te te kuptuar. Ja cfare thua ti:

1. Problemi per mjedisin qe ngre Lamja eshte i drejte por Lamja nuk ka te drejte ta ngrere kete problem?!  Kush qeke ti qe percaktoke se kush ka dhe kush nuk ka te drejte te ngrere probleme ne Shqiperi? Llogjike Bathorje!

2. Tek zgjedhja e presidentit Lamja thote qe deshtuan ambasadoret sepse lepine ate qe peshtyne. Ti thua Lamja e ka gabim sepse Mark Marku i tha Kadarese qe ti thoshte Rames qe ti thoshte Berishes etj. Telenovele. Per ta bere edhe me interesante na fut brenda Erdoganin, neootomanizmin, kristianizmin e te tjera. Kesaj i thone t'ja fusesh si kau peles. Llogjike bathorje!

3. Faktet jane fakte. Sipas teje te gjitha ato qe thote do te ishin te verteta nese do te ishte i dlire? Pra dliresia e personit qeka treguesi qe ndan te verteten nga e paverteta? Llogjike bathorje!

E kupton tani se cfare ke shkruar?

Submitted by Antilabi (not verified) on

Cfare jane keto profile neo kristiane more koqemech? Qe ti na i gjeke tek ky Leshi, qe ushtarak karriere ka qene gjithe jeten e vet dhe ti po na e nxjerr intelektual? Te bazoheshe Edi Rama ne sektarizmin fetar, do te ishe jozefina presidente tani.

Submitted by mehmet (not verified) on

Edi Rama s'eshte as neokristian e as politikan. Eshte thjeshte i deshtuar! Nuk i tha kush te hante  ngjalen ne Lalez. Kush i tha te shkoi atje? Nuk e dinte ai se si jane punet?!

Me vjen keq per militantet socialist,natyrisht dhe per ca te tjere qe po i lë ne opozite!

Submitted by Anonim (not verified) on

A mor cun, po te ishte nga ata do te ishte sot kryeminister dhe ne do ishim ne Evrope. Nuk eshte dreqi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Çoi nje here motren ose gruan, qe te bindesh cfare eshte veretete...

Submitted by Anonim (antibat... (not verified) on

Me vjen keq qe ja paske cuar dhe nuk ti paska pranuar. Kushedi sa te shemtuara duhet ti kesh. Mjere si ti!

Submitted by anonim (not verified) on

Shkrimi shumë me vënd. Nuk kamë çi heq ose çi shtoj. Çshtë shkruajtur mirë, dhe ja ke treguar vëndin të ashtuquajturve ndërkombëtar. Një pjesë të parave që gjasmja japin shkojnë në xhepat e tyre. Prandaj sot shqiptarët që kanë dy pare mënd nuk besojnë te ndërkombëtarët e tipit Sequi.

Submitted by mahmut (not verified) on

Ky eshte avaz i vjeter!

Kesht kane bere edhe me fondet ne parkun e Butrintit.....

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

" Ambasador eshte ai qe pasi nuk ka arritur te marre nje post nga zgjedhesit,e merre nga qeveria,me kusht qe duhet te lëri vendin e tij." Ambrose Bierce.

Athere pse duhet te presim diçka nga ata,por si gjithmon ,ne duam te kapim veshin e djathte me doren e majte.

Respekti per te tjeret ka ne rrenje respektin per veten,dhe fillon pikerishte nga ky. A e gezojme ne nje gje te tille?..............................................................

Submitted by BP (not verified) on

Agim, ke prure dicka te bukur ketu, ne thelb nje ambasador *eshte "i degdisur diku" e kur behet fjale per Shq, duhet dhe kjo: x100. Bierce eshte nja autor favorit i imi, mjeshter i fjales, duket pak si "dated" sot [se eshte perqendruar me shume tek lufta civile] dhe M. Twain i ngeli fama me shume, por per mua A.B. shkruan me bukur. Respekt, per kete.

* Sot kur menyrat e komunikimit instant lidhin cdo kryeminister me njeri-tjetrin [dhe ministrat e jashtem po ankohen se kane dale jashte loje] nje mbasador nuk ka me vleren e meparshme...por ne rastin tone e ne vendint tone u bejme shume me teper Hype se u takon nga vendi ku jane [Shq.] , e shume me shume per nga vendi ku vijne. Po sikur te them dhe dicka, a behet nami: z. Arvizu opak Bored...n wants to move around, stretch his legs, feel a lil important and so on and so forth. Eshte normale e eshte humane. Ai nominalisht perfaqeson Departamentin e Shtetit po D i Sh a na ka ne liste ne? Ndoshta ne vendin e 150-te ne bote. pra 1.6 here ne vit mund ti bjere ndermend per ne. .Mr. A is bored... i think we can explore this possibility and cut this nice guy, sum slack ;) Let him feel a lil Important, one day the guy will have to go back home...to USA :( Have e heart.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Per te shkruar nje artikull te mire duhet respektuar rregulla e 5 "W",qe nje autor duhet t'i pergjigjet.

Who?  -  Kush?

What? - Cfare?

Where?  - Ku?

When?  - Kur?

Why?   - Perse?

Por tek ne nuk behet fjale per keto gjera,sepse "target" tek ne eshte shume anadollak dhe objektivi nuk mund te realizohet kurre,apo shprehur ndryshe shenjestra. Pershendetje.

Submitted by auron tare (not verified) on

me falni per nderfyrjen po nje miku im me thote qe ne kete blog nje anonim ( si mund te jete ndryshe)  shkruan dhe me sulmon edhe mua. megjithese eshte pa emer do te doja ti pergjigjesha ne se ka ndonje merak ne adresen time.

auron tare

Submitted by Anonim (antibat... (not verified) on

Pershendetje Auron,

E kishte debatin me mua. Tani qe ti dole me emer dhe mbiemer besoj se e mori vesh se nuk ishe ti qe debatoje. Jane ca ketu qe merren me emrat dhe jo me problemet. Llogjike bathorje.

Respekte!

Submitted by antispiuni (not verified) on

o Auron, le kokrren e namit duke bere monolog sa me nje pseudonim aq me nje tjeter!

Po shko ore koqe kandari se dynjaja po tall lesht me ty e ti s'merr vesh.

Submitted by auron tare (not verified) on

po me plak e ke per vete me duket qe ke frike te shkruash me emrin tend te vertete.

po cte shkrush? ky eshte problemi

Submitted by Astrit (not verified) on

Termat e references se ambasadoreve ne detyre ne Shqiperi, jane te ruajne interesat baze te vendeve te tyre, te kujdesen per qytetaret e tyre qe mund ti zere ndonje hall ne Shqiperi dhe, nqs u mbetet ndopak kohe e lire, te ndihmojne Shqiptaret kur aspiratat qe ata shprehin me zerin e larte te qeverive qe ata mire ose keq e zgjedhin vete jane ne perputhje me parimet e pergjitheshme qe shtetet e tyre respektojne.

Sa per faktin qe ambasadoret kujdesen per interesat e qytetareve te tyre per kete nuk ka njeri dyshim

Per faktin tjeter se ndihma qe vendet e tyre na kane dhene, apo qe ata nuk na morren per dore e te na mesonin si te zgjidhim edhe me te thjeshten e detyra te shtepise, ky nuk ka qene fare intencioni i tyre. Shqiptaret u ngriten me 1991 dhe e donin vendin e tyre "si gjithe Europa". Dhe Europiane me Amerikane na ndihmuan sa me nuk behet. Gjer edhe me buke na mbajten. Literalisht. Qeverite tona kerkuan para "per te permiresuar ambientin dhe sistemin e drejtesise" dhe Europiane dhe Amerikane na kane dhene para me shume bujari.

Per sa i perket menyres perverse sesi ne Shqiptaret nuk dime te mbajme kontroll minimal mbi njerezit qe vete i zgjedhim, sesi masa e madhe e elektoratit shqiptar shet voten per nje vend pune apo per 1,000 leke, per menyren e shemtuar te sjelljes publike te atyre qe kemi zgjedhur te na perfaqesojne, kjo eshte totalisht puna jone dhe deshtimi yne. Ata jane ambasadore te akredituar prane Presidentit te Republikes qe Shqiptaret ne fund te fundit e zgjodhen sic dine vete. Por jo Guvernatore Fuqiplote punesimi i te cileve ishte te na mesonin ne si te kishim nje President per te qene.

Cdo gje tjeter eshte loja e vjeter me sensin e pergjegjesive, sporti yne i vjeter dhe i dashur kombetar qe fajin e deshtimeve te tij ua ka hedhur diktatures komuniste, pushtimit turk, pushtimit bizantin ... me thelle e me thelle ne lashtesi, a thua se nuk kemi kurrefare pergjegjesie per pjesemarrjen entuziaste ne diktaturat e brendeshme apo kolaboracionizmin ekstrem me pushtuesit e huaj te cfaredo flamuri.

Ambasadoret ti falenderojme per fjalet e tyre te aresyeshme qe na tregojne drejtimin e pergjithshem. A do te behemi njerez apo do te rrime turrma, keto jane zgjedhjet tona me te cilat dikur duhet te krenohemi apo turperohemi (si deri me sot).

Submitted by vini (not verified) on

nuk e di per Lamen, por Tarja eshte cun qe ka bo per kete vend. Nese ka ngel ndonje gje nga Butrinti, e kemi vec prej perkushtimit te atij cuni

Submitted by mahmut (not verified) on

Dhe Myfafer Kerkuti thoshte çdo mbledhje se "kur parku i Butrintit do te kete nje drejtor te shkolluar!"

Submitted by edi (not verified) on

qe ne jemi shume afer pararedhesve(kafsheve) kjo ska pike dyshimi, vetem se ketu kafshet kane mesuar te shkruajne para se te mendojne paradoks shqiptar.se clidhje ka ajo qe shkruan lame me Golemin nje zot e di.e dyta qe te cudit ne kafsherine dhe egersine shtazore te kafsheve qe dine te shkruajn eshte se per golemin pergjegjesine e ka ish kryeministri ish ministri dhe ish kryetaret e komunes  se keta kane pase ne dore te drejten e firmes une nuk di te kete qene lame ne ndonje post te tille.po urejtja per arsyen progresin dhe shqiperine e talebaneve shqiptare eshte e hershme eshte i njejti kontigjen i dumbabes dhe kjo ka shekuj qe ndodh ne shqiperi tradhetaret shajne patriotet analfabetet profesoret imoralet te ndershmit dhe majmunet njerzit.faik konica kishte te drejte kete vend e bene idealistet e mbrojti fati dhe po e shkaterojne maskarenjte (bythelepiresit).PS e di qe dhe kjo eshte humbje kohe me keta kafshe!

Submitted by mahmut (not verified) on

Shpetove paq atëhere ti se e hengri piktori Golemi per Golemin :)

Kuptohet morali:"ai de vjedh byreke futet ne burg, ai qe vjedh miljena, dredh zinxhirin...

Submitted by Blerim (not verified) on

Eshte turp - por kjo tresh Ambasadoresh jo vetem qe kane humbur, por edhe kane poshteruar dinjitetin e kombeve apo organizatave qe perfaqesojne.

Submitted by auron tare (not verified) on

O zotnia Mah mut

mund te jesh me i qarte kur i referohesh Myzafer KOrkutit?

Submitted by mahmut (not verified) on

eeee, ashtu ishte koha..., tani eshte me shkolle te larte ai atje...

übrigens !

Submitted by ar (not verified) on

Blla blla blla flet ti mor i shkrete.

Cdo te thote "ambasadorët na e mbyllën derën"?Ata rane "telef" duke shkuar sa tek njeri tek tjetri, sa mua me vinte dhe per te qeshur kur i shikoja qe hynin e dilnin 3 here ne dite ne nje dere.Cduhet te benin ata sipas teje mor Lame? Mos valle te rezonin Berishen dhe te vendosnin Ramen!!?? Po jo mor zoteri ka rregulla bota. Mire me njeri- tjetrin jemi per faqe te zeze por tani po i shpallim lufte dhe ambasadoreve.

Demokracia nuk vjen me shkopin magjik te ambasadoreve dhe as kur u duhet disave.Duhet shume pune dhe kohe ne kete vend per te patur nje demokraci te vertete,dhe duhen te tjere njerez,duhen njerez qe qellim kryesor te kene ecjen perpara te ketij vendi jane apo sjane ne pushtet.Si mund te kerkosh perkrahjen e ambasadoreve kur pozita dhe opozita jane armiq per vdekje dhe nuk merren vesh per te miren e kombit.

Dhe...me mire do te ishim sot nqs dje, kur zotrote dhe partia jote ishit ne pushtet, te kishit punuar seriozisht per ndertimin e demokracise dhe institucioneve te saj .Sala mund te mos i kshte vjedhur dot votat ose te pakten do te kish vjedhur me pak dhe gjerat mund te ishin ndryshe.

Sa per parate e "botes" qe zhduken ne kete vend kete ti e ke ditur dhe me pare...prandaj jam dakort me disa qe shkruajne qe je demagog. Boll me shashka qe i hidhni ne ere kot me kot.Kontribuoni me vepra ne te mire te kombit se sa per llafe mbush e zbraz jeni te vetmit...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.