A do të arrijë opozita e ribashkuar t’i shmangë zgjedhjet e parakohshme?

Postuar në 28 Maj, 2012 02:22
Eduard Zaloshnja

Ajo që kishte javë që diskutohej nën zë në kafenetë politike të Tiranës, u bë publike nga Edi Rama të shtunën mbrëma në blogun e tij. “Opozita po synon një mocion mosbesimi për zëvendësimin e Berishës me një kryeministër tjetër”– ky është nëntitulli që mund t’i vihej shkrimit të Ramës.

Ja ç’shkruante ai në blogun e tij: “E vetmja mënyrë për ta kremtuar ditën e pavarësisë, pa e ngrënë tërë turpin e këtij viti me bukën e dështimeve të shkaktuara për hir të pushtetit dëmsjellës e qesharak të këtij personazhi [Berishës], është që ky njeri të mos jetë më kryeministër kur të gdhihet 28 nëntori e të këndohet himni kombëtar. Qoftë edhe vetëm kjo, nuk është një arsye e vogël për ta shkulur një orë e më parë që aty, duke bashkuar çdo forcë e çdo votë të mundshme, pa humbur kohë duke menduar se sa ia vlen apo nuk ia vlen bashkimi me këdoqoftë për të qeverisur vitin e ardhshëm. Me një reformë zgjedhore të minuar haptazi për të përsëritur avazin e vjetër e me një president të zgjedhur për të garantuar jo Shqipërinë po vetveten, ai na ka ftuar të zgjedhim: Ose ta largojmë përpara se sa Shqipëria të hyjë në zgjedhje, ose të presim se si do t'i vjedhë përsëri zgjedhjet e do ta bëjë shkrumb ëndrrën e Shqipërisë Europiane ( http://edirama.al/shkrime/861--kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-si-drame-.html ).

Le ta lidhim këtë thirrje të Ramës me një deklaratë të tij të një jave më parë, në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus. Ai tha në emision se do të bëhet kryeministër vetëm nëpërmjet votës së popullit. Pra, la të kuptohet se nuk do të ishte ai kandidati alternativ që do të konkuronte për zëvendësimin e Berishës nëpërmjet një mocioni të mundshëm mosbesimi në Kuvend.  Dhe fakti që tani Rama bën thirrje kaq publike që të bashkohet çdo forcë e çdo votë e mundshme për ta shkulur Berishën nga Kryeministria, tregon se ka në mendje një kandidat alternativ për kryeministër, i cili mund të sigurojë 71 votat e arta për të fituar mocionin e mosbesimit.

Por ndërkohë, Berisha nuk fle gjumë. Në qoftë se llogaritë e tija i tregojnë se thirrja e Ramës për bashkimin e votave në Kuvend për ta zëvendësuar me një kryeministër tjetër nuk është thjesht blof, do të nxjerrë nga mënga asin e fundit: Do të përpiqet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme me KQZ-në aktuale – këtë të Ristanit! (Ristanit i mbaron mandati në fund të dhjetorit dhe ndoshta nuk është rastësi që u bllokua kodi i ri zgjedhor, nëpërmjet të cilit ai do të zëvendësohej tani e jo në dhjetor.)

Dhe si mund të provokohen zgjedhjet e parakohshme nga Berisha?

Kushtetuta e Shqipërisë krijon vetëm dy mundësi për zgjedhje të parakohshme. E para është nëpërmjet një mocioni besimi të kërkuar nga vetë kryeministri dhe e dyta është nëpërmjet bllokimit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. (Në qoftë se pas pesë raundesh votimi për presidentin, të paktën një kandidat nuk merr 71 vota, zhvillohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh).

Po a do të arrijë opozita e ribashkuar t’i shmangë zgjedhjet e parakohshme, në qoftë se Berisha i sheh ato si mjetin e vetëm për t’i shpëtuar një mocioni mosbesimi?

Që një mocion besimi i kërkuar nga vetë kryeministri të sjellë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh pas shpërndarjes, duhet që të paktën 70 deputetë të votojnë për rrëzimin e qeverisë. Pra, që të arrijë t’i shmangë zgjedhjet e parakohshme, opozitës së ribashkuar do t’i duhet të bëjë diçka paradoksale – të votojë për mosrrëzimin e qeverisë. Dhe vetëm më pas, të tentojë mocionin e mosbesimit për zëvendësimin e kryministrit aktual me një tjetër.

Sado konfuzion mund të shkaktojë një manovër e tillë parlamentare tek elektorati i opozitës, një fund i saj i suksesshëm do të brohoritej nga shumica e “popullit të majtë”. Ndërkohë, në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtarë, një manovër e tillë e opozitës së ribashkuar do të ishte mëse e përligjur pas një tentative të Berishës për shpërndarjen e Kuvendit.

Më e ndërlikuar është puna me moszgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në qoftë se opozita e ribashkuar pret deri në raundin e fundit, për të parë sesi do të rrjedhin ngjarjet, mund të vihet para faktit të kryer që pesë raunde nuk kanë prodhuar asnjë president dhe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh. Ndërsa në qoftë se ajo nuk merr pjesë në seancat e votimit (për të mos lejuar krijimin e kuorumit), në datën 24 korrik mbaron mandati i presidentit aktual dhe, të nesërmen, Garda e komanduar nga zëvendësuesi i Ndrea Prendit i thotë qytetarit Bamir Topi t’i lirojë zyrën Kryparlamentares Jozefina Topalli, e cila, sipas Kushtetutës, zë vendin e Presidentit të Republikës kur ky post mbetet vakant. (Konstitucionalistët mund të debatojnë se kur konsiderohet ai vakant, por gjasat janë që Gjykata Kushtetuese t’i japë të drejtë Jozefinës, në qoftë se dikush ankohet.)

Me pak fjalë, opozitës së ribashkuar i mbetet vetëm një opsion për të shmangur zgjedhjet e parakohshme me KQZ-në e Ristanit: Depozitimi i mocionit të mosbesimit para se të ketë mbaruar odiseja e zgjedhjeve presidenciale. Një lëvizje e tillë, pa dyshim, do të brohoritej nga shumica e “popullit të majtë”, por do të ishte problematike për partnerët tanë ndërkombëtarë. Ata kanë muaj që po i mëshojnë fort domosdoshmërisë së zgjedhjes së një presidenti konsensual dhe rrëzimi i Berishës me mocion mosbesimi do t’i bënte pothuaj zero shanset e arritjes së këtij objektivi. Vetëm në qoftë se ata binden plotësisht se Berisha, pavarësisht përgjërimeve të tij për negociata të ndershme, po lufton ose për një president të xhepit të vet, ose për zgjedhje të parakohshme me kod zgjedhor të pandryshuar, mund ta shohin si të përligjur një mocion mosbesimi të opozitës së ribashkuar.

Comments

Submitted by I-liri (not verified) on

Zoti  Zaloshnja ! Sipas kushtetutes nuk ka mocion mosbesimi ndaj qeverise. Por procedurat per rrezimin e qeverise, behen ne kete menyre: Opozita cakton nja kandidat per kryeminister dhe kerkon votim  per te. Ne se ai mer mbi  70 vota, qeveria eshte e rrezuar dhe ky i fundit ngarkohet nga presidenti per te formuar qeverine.Kjo eshte ngaterresa qe u be me ndryshimet kushtetuese.

Ndersa , ajo qe thoni juve se po nuk u zgjodh presidenti as ne raundin e peste, vendi shkon ne zgjedhje te parakoheshme, deri ketu eshte e sakte. Me pas ju gaboni!

Kushtetuta thote se nese kuvendi nuk arrin te zgjedhe presidentin as ne raundin e peste, ai shperndahet dhe shpallen zgjedhjet e parakoheshme. Duke u shperndare kuvendi, zonja Topalli, nuk eshte me kryetare e tij. Keshtu qe ajo nuk mund te z/v zotin  Topi. Ky rri ne detyre deri ne zgjedhjen e presidentit te ri. Ne kete rast nuk kemi vend vakant. Ligji keshtu e parashikon ne te gjitha postet, ku kerkohet vijueshmeria e detyres dhe e pushteteve.

Submitted by Bisha (not verified) on

Mos e sqaro kot Loshnjen. Loshnja per ate pune paguhet per ti plas syte mire dhe jo tja mesojne komentuesit kushtetuten. Keto jane gazetare futja pordhes. O Zalo ti boj llogari sa te duash por ne fund fare Sala do ja fusi kastravecin edhe Rames edhe ty.

Submitted by konstitucionalisti (not verified) on

Kushtetuta parashikon mocion mosbesimi:

Neni 105

(Ndryshuar me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocionmosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.

2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhurme votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.

3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin eKryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.

Ne qofte se deri ne daten 24 korrik nuk zhvillohet asnje nga raundet e votimit per president per mungese te kuorumit minimal prej 71 deputetesh ne sale, Presidentit aktual i mbaron mandati

Neni 88

(Ndryshuar pika 2, shtuar pika 2/1me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.

Neni 91

1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet etij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

Submitted by I-liri (not verified) on

Kushtetutonialistit ! ( keshtu shkruhet, apo jo?)

Procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri, si afat kohor, mbarojne rreth 25 dite para paerfundimit te mandatit te presidentit aktual. Ne se ne raundin e peste, presidenti nuk zgjidhet, parlamenti shkrihet, dhe presidenti eshte ai qe shpall zgjedhjet e parakoheshme. Pra ai eshte ne detyre, ndersa kryetari i parlamentit nuk eshte me ne detyre. Zevendesimi i presidentit kur krijohet vendi vakant, kerkon kushte te tjera. Jeta parlamentare dhe ajo politike eshte normale, vetem se presidenti, eshte i paafte , i semure,vdes ose jep doreheqjen. Ne te tilla raste z/v nga kryetari i parlamentit. Dhe kjo ka disa procedura te vecanta, qe vertetojne vendin vakant.

Ndersa rasti qe po diskutojme, sjell shperndarjen  e parlamentit, presidentin qe shpall zgjedhjet e reja te pergjitheshme  dhe parlamenti i ri qe del nga keto zgjedhje, detyre te pare ka zgjedhjen e presidentit te ri. Ky zevendeson presidentin ne detyre dhe jo kryetarje e parlamentit, e cila nuk mund te jete me e tille me parlament te shperndare....!!!

Pra Rama , nuk ka pse te kete frike per zgjedhje te parakoheshme me Topin president. Per Ristanin ka rruge te tjera...!!!

Submitted by konstitucionalisti (not verified) on

Zaloshnja duket se po flet per dy skenare te ndryshme: 1) me Topin president dhe Ristanin ne KQZ; 2) me Jozefinen presidente dhe ristanin ne KQZ  (shih citimin me poshte)

1 - "Në qoftë se opozita e ribashkuar pret deri në raundin e fundit, për të parë sesi do të rrjedhin ngjarjet, mund të vihet para faktit të kryer që pesë raunde nuk kanë prodhuar asnjë president dhe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh. "

2 - "Ndërsa në qoftë se ajo [opozita] nuk merr pjesë në seancat e votimit (për të mos lejuar krijimin e kuorumit), në datën 24 korrik mbaron mandati i presidentit aktual dhe, të nesërmen, Garda e komanduar nga zëvendësuesi i Ndrea Prendit i thotë qytetarit Bamir Topi t’i lirojë zyrën Kryparlamentares Jozefina Topalli, e cila, sipas Kushtetutës, zë vendin e Presidentit të Republikës kur ky post mbetet vakant. (Konstitucionalistët mund të debatojnë se kur konsiderohet ai vakant, por gjasat janë që Gjykata Kushtetuese t’i japë të drejtë Jozefinës, në qoftë se dikush ankohet.)

Submitted by Spartak Braho (not verified) on

SI NUK E KUPTONI QE BERISHA E KA GELLTITUR ME SE FUNDI OPSIONIN E EMERIMIT TIM SI KRYEPROKUROR? A NUK E THA BABA LIKJA QE UNE JAM PROKURORI I PERHERSHEM DHE KRYEPROKURORI NE PRITJE?

Submitted by I-Leshi (not verified) on

Hapi llambat ti o trap legjitim me mandat te pa kufizuar.

Pse hani mut kot?

Ja ku e shkruan zaloshnja qarte, ka dy raste kur opozita merr pjese dhe kur nuk merr pjese.

"Në qoftë se opozita e ribashkuar pret deri në raundin e fundit, për të parë sesi do të rrjedhin ngjarjet, mund të vihet para faktit të kryer që pesë raunde nuk kanë prodhuar asnjë president dhe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh. Ndërsa në qoftë se ajo nuk merr pjesë në seancat e votimit (për të mos lejuar krijimin e kuorumit), në datën 24 korrik mbaron mandati i presidentit aktual dhe, të nesërmen, Garda e komanduar nga zëvendësuesi i Ndrea Prendit i thotë qytetarit Bamir Topi t’i lirojë zyrën Kryparlamentares Jozefina Topalli, e cila, sipas Kushtetutës, zë vendin e Presidentit të Republikës kur ky post mbetet vakant. (Konstitucionalistët mund të debatojnë se kur konsiderohet ai vakant, por gjasat janë që Gjykata Kushtetuese t’i japë të drejtë Jozefinës, në qoftë se dikush ankohet.)"

Submitted by Bard (not verified) on

Eh, c shtet kemi krijuar o popull, nuk shkojme ne zgjedhje te reja se kemi frike se na vjedh Ristani. Po sa bejme llogari te tilla sa marrim si opsionin paradoksal te zgjidhjes votimin e qeverise nga e majta, thjesht e vetem qe Ristani te mos mund te vjedhe me, a nuk do ishte me e lehte ta hiqnin ate legen nga aty? Pyetje per konstitucionalistet: A ka ndonje menyre kushtetuese per te larguar Ristanin, meqe gjithe problemet i paskemi me te, ne menyre qe ky vend te mos behet Ristanistan?

Submitted by Ilir (not verified) on

Puna eshte se mund te behen edhe zgjedhje te parakoheshme, puna eshte se Rama edhe mund ti fitoje zgjedhjet, por Puna eshte se Sali-u nuk do  ta lere te punoje duke filluar me destabilizimin e vendit nga veriu dhe duke hedhur shtylla tensioni ne ere apo duke mbledhur turma te tera te paguara dhe genjyera duke i ndersyer drejt kryeministrise per kete ka dhene prova por me nje ndryshim, se keto turma do jene te armatosura dhe jo me gure si ato te Rames. Saliu do beje gjithshka, cdo lloj pislleku vetem per te mbuluar Krimet e tij dhe familjes se tij biologjike. Ai nuk luan bixhoz ne ndryshim nga Meta, ai eshte Kauboj Tropoje, Pra nje bajraktar, sa i prapte aq edhe i perdorur nga shume qarqe, sidomos ato Serbe. Pra ne ka emer gjithe ky Maskarallek, Rrugaceri apo Shkaterrim ne 22 vjet e ka Emrin Sali Berisha.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Dmth me kete llogjike sa te jete Ristani aty i bie qe nuk duhet te bejme zgjedhje kurre ne? Po u zgjodh prape ne fund te mandatit, i bie qe sdo kete me zgjedhje Shqiperia :)

Hajde o Zaloshnja hajde, o p.m i bukur. Pse bo sikur nuk po vdes per zgjedhje te parakohshme. Apo ste ka premtu Rama nje vend ne KKRT...

Submitted by Bard (not verified) on

Me rop shpie, cfare imagjinate gazetareske kjo: Te votoje e majta Salen, qe te mos shkojme ne zgjedhje, se po shkuam, na i vjedh Ristani. Me pak fjale, ta mbajne Salen me zor kryeminister deri ne 2013, ose te presim qe Ristanit ti bjere ndonje rrufe' ndersa qendron ne hale. Hahaha, e adhuroj kete Zaloshnjen per ate zot, po si do ia bejne nese Sala jep doreheqjen? Apo do i thone: Jo, nuk te leme ne te japesh doreheqjen se zgjedhjet jane ne 2013, ose jep doreheqjen, por bej me pare qe Ristanit ti rreshkase zorra e trashe e te vdese( ne menyre aksidentale e ne krye te detyres)!

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

zaloshnja po i thote opozites hiqeni salen me 71 vota ne kuvend dhe qeverisni deri n'zgjedhjet e vitit tjeter me kryeminister te majte, se n'zgjedhje te parakoheshme mund t'jua fusi sali ristani. po ti mer cun nuk dike me lexu ose s'do me lexu. po t'jesh nga vicidoli, ma shum mundesi ka e para...

Submitted by Loni (not verified) on

Lale pse nuk iken ti futesh nai dhalle se per ate pune duhet te jesh adapt

Submitted by Toni (not verified) on

Zaloshnje, sec ju ben ti ketyre vlla qe ja u heq petllen.Vazhdo edhe ca te shkojne ne hale te gjithe keta modeli vicidolso-fashist

Submitted by nik (not verified) on

ska faj zaloshnja.sheh cdo nate endrra me rrezimin e berishes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.