Izraeli po shkon drejt kolapsit
Ambasadori amerikan në Turqi, Tom Barack, njëkohësisht I Dërguari Special i SHBA në Siri, ka deklaruar gjatë një interviste me gazetarin Mario Naëfal, se rruga që po ndjek aktualisht Izraeli çon në kolapsin e tij të brendshëm dhe përfaqëson implosion strategjik. Ndonëse ka njohur aftësitë taktike dhe përdorimin efektiv të teknologjisë nga Izraeli, Barack ka nënvizuar se paqja është e vetmja rrugë për një shtet që në vitin 2040 do të përfaqësojë jo më shumë se 16 milionë hebrenj në mbarë botën ndërkohë që myslimanë dhe kristianë do të jenë 6 miliardë njerëz.
Po kështu, Barack, ka theksuar se regjimi Iranian nuk është djalli, por se ai ka nevojë të përmbushë disa kërkesa. Deklaratat janë të disatat nga Barack dhe ato dallojnë katërcipërisht nga qëndrimet e ambasadorit amerikan në Izrael, Micke Huckabee. Vënia në dukje e problemit demografik të Izraelit është një mesazh që paralajmëron se TelAvivi po luan me ekzistencën e vet sot.

Comments
Vertet me kete qasje dhe me
Vertet me kete qasje dhe me kete rezultat zgjedhjesh Izraelin nuk e pret nje e ardhme e sigurt pavaresisht fuqise ushtarake, ekonomike dhe mbeshtetjes se disa shteteve. Befasues ne keto zgjedhje eshte fakti qe gati 80% e popullsise ka nje qendrim racist ndaj arabeve qofte edhe ata cifute e votues.
Add new comment