Urrejtja ndaj hebrenjve detyron Britaninë të ndryshojë nivelin e sigurisë kombëtare

Postuar në 03 Maj, 2026 01:23

Të shmanget udhëtimi pranë shkollave, kishave, vendeve turistike

 Sinjalizimi është dhënë nga ambasada amerikane në Londër, pasi qeveria angleze ndryshoi nivelin e kërcënimit të sigurisë kombëtare në “të rëndë”.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të situatës nga Qendra e Përbashkët Analitike për Terrorizmin në shërbimin e brendshëm të inteligjencës britanike, MI5. Niveli “i rëndë” konsiderohet i dyti për nga graviteti që do të thotë se një sulm është shumë i ngjashëm në gjashtë muajt e ardhshëm.

Duhet thënë se në analizën e vet, MI5, ka nënvizuar sulmet ndaj hebrenjve në Britani, ndërkohë që pak ditë më parë, qeveria izraelite apeloi për masa konkrete ndaj sulmeve të shumta ndaj hebrenjve.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ku i shikojne keta sulme keta policat, se ne ketej spo shikojm gje. Kudo ka ebrej dhe dallohen lehte njesoj si arabet e mbulluara, po nuk i ngacmo njeri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.