ShBA kërkon portin e Pireut, tensionet me Kinën shfaqen në Greqi

Postuar në 20 Nëntor, 2025 09:49

Rivaliteti amerikano-kinez është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë në Greqi duke e vënë Athinën zyrtare në një pozitë të sikletshme. 

Mediat greke raportojnë për  “një përgjigje të ashpër” të ambasadës kineze ndaj komenteve të ambasadorit amerikan në Athinë Kimberly Gilfoyle, i cili kërkoi shitjen e portit të Pireut për të reduktuar ndikimin kinez në rajon. 

Kërkesa direkte amerikane cenon politikën e kujdesshme të Greqisë që është përpjekur të ruajë një distancë nga tensionet mes dy fuqive të mëdha. Greqia i përmbahet partneritetit strategjik me ShBA, por respekton kontratën koncesionare me Kinën për portin e Pireut, rinovouar në vitin 2016. 

Ambasadorja amerikane kërkoi nga televizioni që porti të shitet dhe se rrugë për ta zgjidhur situatën ka. 

Ambasada kineze ka reaguar duke e cilësuar deklaratën ndërhyrje në çështjet e brendshme të Greqisë si dhe një përpjekje për të stigmatizuar relacionet greko-kineze. 

Pala kineze ka vënë në dukje se gjatë krizës së borxhit, Pekini i dha dorën Greqisë duke shtuar se porti i takon popullit grek dhe nuk ka pse të bëhet pjesë e konfrontimit gjeopolitik. 

Rreth situatës së krijuar pala greke nuk ka asnjë qëndrim pos një deklarate të datës 18 nëntor të Ministrisë së Jashtme, sipas së cilës Greqia respekton marrëveshjet e së shkuarës.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ku hyn SHBA - shejtani ben shtepi.
Tajvani do te ishte bashkuar me Kinen dhe nuk do te kishte probleme nderkombetare, sic u bashkua Hong Kong.
Korea e Jugut do te ishte bashkuar me Korene e Veriut.
Ishujt Kuril Japonia do t'i kishte marre me kohe, por Rusia nuk ia dorezon sepse, SHBA ka deklaruar se do te ndertoj Baza ushtarake sapo t'i dorezohen.

Baza, baza dhe vetem baza. Per asgje tjeter vetem per te mbjellur mollen e sherrit.
Sic deklaroi para disa viteteve ish ministri i mbrojtjes turke Hulusi Akar " Greqia eshte kthyer ne garnizon ushtarak i SHBA se". A eshte kenaqur kjo e fundit? Jo.
Ka 35 vjet qe ne si shqiptare po na e pijne gjakun si shushunje, ne emer te demokracise qe nuk eshte gje tjeter vetem skllaveri nen hegjemonizem.
Porti I Pireut eshte per bukuri, greket jane te kenaqur..... Ku futen amerikanet hyn mola dhe kalbezon gjithshka.

Submitted by Andrea (not verified) on

Eshte pak e cuditshme kerkesa i ambasadores amerikane ne Greqi, qe sa here e shikoj se pse me ngjet me nje tjeter ambasadore, qeflie televizionesh dhe po aq larg diplomacise sa edhe ajo. Duket vleresim per Greqine qe Trump ka zgjedhur nje ish pretendente per nuse shpie si ambasadore aty, po kur e sheh, dhe meson se punen e filloi nga nje koncert rroku e jo nga ambasada, zbehet edhe ai vleresim.
Mediat nderkombetare trajtojne fustanet dhe tualetrat e zonjes, performancat dhe takimet me vipa rroku a kinemaje, e pervec ca mediave prane qeverise greke, pak kush e permend ne aktivitetin ambasadoresk.

Mbase nuk i pelqen qe kinezet kane portin e Pireut, po qe te flasesh me gjuhen e Koci Xoxes, merrja token kulakut e jepja ketij tjetrit se dua une, pak e veshtire te behet. Aq me teper kur ne saje te kinezeve porti i pireut u rrit mbi 30 e sa here qe i bie diku 3000 perqind.
Tjetra pastaj eshte me se e sigurte. Asgje nuk ka kerkuar zyrtarisht ambasadorja amerikane. Vetem ka shprehur leshuar ne eter nje 'mendim'.

Askush nuk eshte aq budalla sa te mendoje se qeveria amerikane, do i kerkoje zyrtarisht qeverise greke, te ndaloje ne menyre te njeanshme koncesionin 99 vjecar me kinezet. Dhe aq me shume do e kerkoje me ambasadoren e saj. Kush do e paguante haracin e kesaj pune?

Se amerikanet nuk paguajne, por perkrahin dhe ta shenojne ne llogari. Sot me Trampin me shume se kurre.
Kurse Greqia me uzo e djathe nape, pak e veshtire tia dale te paguaje kestet gjername dhe gjobat kineze nese i perze. Aq me shume qe Greqise vetem mire i ka bere koncesioni kinez.

Ana tjeter eshte se kur e bleu Kina, Greqia ishte ne piken e vet ekonomike me te zeze. Dhe perseri procesi zgjati nja 6 vjet terhiq e mos e lesho.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.