Europa nis lypjen për partnerë të rinj
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin qipriot, Nikos Christodoulides, kancelari gjerman Freidrich Merz ka nënvizuar nevojën e madhe të partneritetit strategjik me Turqinë, në dritën e ndryshimeve në mjedisin gjeopolitik.
Turqia luan një rol kritik. Kam theksuar nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë në dritën e situatës gjeopolitike…Jam gati së bashku me stafin tim, të marr përsipër këtë detyrë për të siguruar që ndarja e ishullit të tejkalohet hap pas hapi në të paktën disa zona
ka thënë ai.
Në vazhdën e një kohe që e ka vënë analizën gjeopolitike në plan të parë, qëndrimi i Merz reflekton një vonesë gati historike. Turqia ka qenë aty me një kerkesë për t’u integruar në Europë prej dekadash, por ajo është shpërfillur. Ca për paragjykim, ca për fobi, ca për arrogancë dhe ca për mungesë vizioni.
Gjeopolitikën e Merz sot e dikton nevoja, ankthi i rënies nga lista e vendeve që kanë me të vërtetë peshë në një botë në ndryshim dhe në të cilën aksi i pushtetit po zhvendoset. Në këtë kuptim qasja europiane dhe gjermane ndaj realiteteve të reja është reaktive dhe jo aktive; ajo nuk është iniciativë, por reagim dhe kjo e bën Europën subjekt të lojës së tjetërkujt.
I gjithë sistemi i pretenduar për parashikime, për studime, analiza dhe jetëgjatësi në politikat e ndjekura, vjen e katandiset në një lypje pa skrupull duke na dëshmuar se demokracitë perëndimore kanë qenë në fakt sistemet burokratike të inercisë dhe status quosë. Ndaj edhe dështimi është përfundim logjik.

Comments
Merz dhe te tjere ne Perendim
Merz dhe te tjere ne Perendim si ai e kerkojne Turqine jo se ndajne me te vision te njejte, as nuk e shohin si te barabarte, nuk eshte pune e besimit fetar. Lindjen Perendimi gjithmone e sheh me vizionin neokolonialist. Ne Perendim, politikanet dhe shumica e popujve shohin dhe e gjykojne te gjithe Lindjen dhe Kontinrntet e tjera ne qendrimin e padronit v vasalin.
Brukseli as gje pyet vendet anetare te Lindjes kur merr inisiativa. Turqine e tolerojne karshi Greqise dhe Qipros sepse ka vend kyc ne NATO, asgje me teper, iu duhet ne rast lufte.
Lufte, vetem lufte iu eshte bere mendja ketyre ne Perendim qe iu ka ikur bleta dhe as nuk do tiu kthehet me.
Polaket kerkojne lufte patjeter me Rusine dhe, sic edhe Kremlini e deklaroi para 2 ditesh " Perendimi do ta marr kete ndeshje qe kerkon me padurim".
Turqine e duan sepse polaket do te shkojne ne esfel me deshiren e tyre, njesoj sic po shkojne Ukrainasit. Po turqit? A do te genjehen turqit nga Brukseii dhe te vriten ngz Putini per epshet e Brukselit?
PArisi dhe Berlini dergojnd ne llogore disa mijera trupa, por ata qe e pesojne jane Polaket, turqit, Rumunet dhe Bullgaret.
E Duan Turqine sepse ka arritur te kete nje Industri ushtarake te mirefillte. Nuk e duan dhe as t'a pranojne ndonjehere ne BE dhe mire e bejne. Lindja me Perendimin nuk jane puqur kurre, ne Ballkan kopili Latin Kroacia eshte femija zevzek, sic ishte dikur Greqia.
Varferia nd Perendim te kujton Perestrojken e Bashkimit Sovjetik perpera shperberjes.
Para nje muaji po shikoja intervisten e Gazetarit boteror P Escobar nga Xinjiang. Atje ishte orange 2 pas mesnates, I madhi Pepe " Judge, ketu eshte ora 2 pas mesnates, shihi dritat, njerezit argetohen kudo, 90% e kinezve ngajne SUV electric, rruget jane te gjera dhe ne cdo 15 m ka nga nje karikues per makinat".
Kinezet kudo kur i takoj cuditen me ne ne Perendim se perse kemi etje per lufte dhe kemi rrenuar gjithshka, gjithshka qe deri para tre dekadave krenoheshim...."
Lufte, qe na kujton bunkeret e Enverit, ku nje bunker kushtonte sa tre shteti modeste me tulla ne ate kohe.
Min I Jashtem i Polonise Radek Sikorsi deklaroi se: " Ne do te hame bar e nuk do te jetojme me nen influencen Ruse"!
Njesoj si MIn e Bujqesise Themie Thomai apo Nexhi i Dulles kur deklaronin ne periudhen e varferise komuniste.
Add new comment