Vdiq në kohën e duhur...si Nako Spiro

Postuar në 31 Tetor, 2025 21:52

Fatos Nano i bëri shërbimin e fundit Partisë: vdiq në ditën e komunikimit të akuzës Belinda Ballukut dhe kur Erion Veliaj i hapi ca petë lakrorit në Gjykatën Kushtetuese. Lajmi batoi pak nga Drejtësia tek Zia. Sepse qeveria vendosi sot në mbrëmje që nesër të shpallet Zi Kombëtare. Duhet të quhet Zi Shtetërore për korrektesë pasi sot nuk ka kush mandatin e përfaqësimit kombëtar.

Duan ta kalojnë për liberal dikë që ishte menefregist; tolerant dikë që ishte racional: largpamës dikë që ishte i ftohtë. I përgjegjshëm thotë dikush tjetër për dikë që të vetmen përgjegjshmëri politike pati të njihte ata që pati rrotull dhe kufizimet e veta. 

Fatos Nano u rrethua dhe rrethohet ende sot nga histori triviale anekdodash, rromuzesh, shpotish, cinizmi të ftohtë, të cilat krijuan edhe profilin e tij. Por për të lënë kohën ta gjykojë se historianëve tanë nuk u zihet besë, mjafton të themi, sepse e kemi dëshmuar, se Nano përfaqëson kalimin nga pushteti policor dhe harbut i Berishës tek pushteti i Arrogancës

Me vdekjen e tij ai po letrarizohet si tjetërkush, çka e bën atë - Vdekjen jo Nanon - një shembëllim të përdorimit në rastin e Nako Spiros, i cili është përshkruar megjithatë si idealist. 

Dikur Koço Danaj shpërtheu duke e quajtur Danton - meqë sipas tij, Nano na qenkësh më i zgjuari. Në fakt kjo është historia që ne duam të dëgjojmë se Nano as Danton nuk ishte, edhe pse në timon ndenji ca kohë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky qe i vinte prapa historia kishte shume te mira, ishte pijetar, bixhozçi, i pelqente plaçka (megjithese kjo kujt nuk i pelqen, perveç gay-ve). Kjo sa i takon virtuteve personale. Si politikan (nqs mund te quhet i tille) ishte tangerlleks, mendjemadhe, arrogant.....eshte e vertete qe dha doreheqje, si askush tjeter, por kjo se kuptoi qe aq sa kishte vjedhur i dilte e i tepronte e s'donte te çante menderen me debilet me te cilet eshte mbushur plot politika shqiptare. Ne fund fare nuk e zbuloi publikisht se kush e urdheroi qe ta sillte Edvin Ramen me thonje te paprere nga Parisi e ta bente minister. Megjithate nuk e la pa ia kujtuar. Sigurisht Edvini nuk e rruajti shume, madje sic paska thene edhe sot e quan "mik te rigjetur". Se çfare dmth kjo vetem Edvini e kupton ne thellesi. Ndofta USTAI qe dha urdherin dhe qe vazhdon te levize fijet e Edvinit kerkon qe "miqesia" Rama - Nano te jete fakt i gjithepranuar per te fshehur arsyen e vertete te sjelljes se thonj-paprerit Edvin ne krye te Stanit qe quhet Shqiperi.

Submitted by hahaha (not verified) on

ishte nje pasha i vogel, si dhe sala e palloqja dhe tek i vune kengen : I did it my way, per ta nisur e kupton ne at bote, qe ishte nje nga ata "margaritare" qe i kemi me kile ne shqiperi, dhe vetem ju rendojne njerezve tek vitet shkojne
nuk flitet keq per te vdekurit, ja prit ti sa ta varrosin, se te shkuaren "historike" te tij nuk e zhbejne dot. ishte pijanec se pijetar ehste fjale nje cike me ndryshe. njeri qe beri me shtetin cfare i deshi bytha, dhe per me teper instaloi gjithe socialistat e gardes se vjeter e te re per vazhdimesine e pushtetit e pronave ne duart e tyre (Saliu si adversary, ishte fiks krye komunisti)

Legjenda urbane sa te duash, por gjoja me llogjike eknomike, mori e dha kujt e cfare i deshte qejfi.njerez batutash qe nuk i sollen nje gje ketij vendi per tu mbajtur mend. perkundrazi mbahen mend si nje nga ata qe e zhyten me thelle ne nje vend kaotik dhe problematik. e degjoja tek fliste anglisht dhe me qeshet per udheheqesin (se saliu eshte dhe me zi akoma, bile ne italisht talleshe publikisht me te berluskoni kur saliu praktikonte italishten).

kohe maskarenjsh eshte dhe funeralet behen gjithnje e me pompoze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.