A dimë të sillemi ne gazetarët në një tragjedi?

Dje pasdite, në orën 18.32, publikova në respublica.al një shënim me titullin “Tragjedia e Himarës dhe … transmetimet televizive live”, dhe aty krahas informacionit mbi ngjarjen tragjike, ku mbetën të vdekura 12 vajza, studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, fokusohesha pakëz dhe në transmetimet live që televizionet i bënin ngjarjes, duke filmuar e komentuar atë që dukej nga tragjedia. Ishin orët e para pas tragjedisë, dhe po i ndiqja sy e veshë ato transmetime. Ishin një numër televizionesh që e bënin këtë gjë në të njëjtën kohë. E të gjitha dalloheshin për një gjë, që i nxirrte nga binarët e profesionit: tek informacioni që jepej binin në sy lajme të vazhdueshme me politikanë, që thoshin të tyren mbi atë që kishte ndodhur.
Pak më pas, në orën 18.47, Tema online publikoi një shënim të vetin me titull “Respektoni viktimat”, ku u bëhej një apel kolegëve të televizioneve për “të ulur pak zërin, teksa raportojnë nga terreni, të jenë më solemnë e më të përmbajtur, e të fokusohen te spitalet”. Po aty citohej një drejtor zjarrfikësesh që kish folur para kamerave televizive për “sasi viktimash” (nuk jemi vetëm ne gazetarët që s’dimë të sillemi në rrethana të tilla; zyrtarët e shtetit janë më keq). Ky i Temës ishte i njëjti shqetësim, por i parë nga një optikë tjetër dhe i shprehur në një mënyrë tjetër.
Ne gazetarët shqiptarë, ndonëse kemi tanimë një përvojë mbi njëzetvjeçare në rrethanat e shtypit e fjalës së lirë, nuk kemi mësuar ende të sillemi në një tragjedi, e nuk kemi mësuar ende ta përcjellim deri te publiku një ngjarje të rëndë. Televizionet që transmetojnë live të gjitha ngjarjet e zhvillimet e këtij vendi nuk dinë të bëjnë dallimin midis një kongresi partie e një ploje, midis një seance parlamentare e një krimi, midis një tubimi elektoral e një tragjedie. Ata i raportojnë këto ngjarje po njësoj, me zë të lartë, e me entuziazmin e raportimit të një scoop-i. Ky lloj raportimi të bezdis, të fyen, të poshtëron, të depreson.
Kjo është e para. Gjëja e dytë fyese ka të bëjë me pjesën që i jepet politikës edhe në një ngjarje si ajo e djeshmja. Ti hap televizorin e sinkronizohesh në një kanal për t’u informuar, dhe gjëja e parë që bën, zë e lexon titrat: sheh se janë të llojit “ministri Bujar Nishani niset për në Himarë”, “tok me Nishanin është dhe Burgaj”, “njoftim nga Kryeministria: Berisha është informuar në Chicago mbi tragjedinë”, “Kryeministri jep porosi në telefon, që të bëhet e pamundura për t’iu ndodhur pranë njerëzve në nevojë”, “Edi Rama: tragjedi e tmerrshme, është ora për solidaritet njerëzor”, “PDIU: Humbja e studentëve, tragjedi mbarëkombëtare”, “Meta: Ndajmë dhembjen me të afërmit”, “Topi: shteti është në këmbë”, “Topi prapë: ngushëllime të sinqerta familjarëve”, “kryebashkiaku Goro: familjarët do kenë ndihmën e nevojshme”, “Topalli është nisur drejt Himarës; me të është dhe Vasili” etj., etj., etj.
Nuk kanë të sosur lajme të tilla, që praktikisht nuk janë lajme, pasi nuk thonë asgjë. Dhe nuk ishin vetëm në formë titrash. Herë pas here, folësit/et ndërprisnin informacionin nga terreni, dhe jepnin informacionin mbi reagimet e politikanëve e të dinjitarëve shtetërorë. Janë të gjitha reagime retorike, fjalë boshe, dhe ndoshta nuk kanë faj për këtë (çfarë reagimesh të tjera mund të bëhen një a dy orë pas një tragjedie?), por është e tepërt dhe e panevojshme që këto qëndrime të transmetohen dhjetëra herë në harkun e pak orëve, a thua se ato që thuhen nuk janë dokrra, por revelation-e. Një njoftim i Kryeministrisë (vini re: një njoftim i zyrës së Kryeministrit, e jo një deklaratë e Kryeministrit me pamje e me zë) ish shpërbërë dje pasdite në pesë a gjashtë titra. Kjo nuk ka kuptim. Nuk ka kuptim në të gjitha kuptimet. Së pari, një informacion i tillë të shastis, ta heq vëmendjen nga ajo që ka ndodhur e që praktikisht ka rëndësi, e të sjell në fokus një gjë që s’ka pse të jetë fare pjesë e raportimit; së dyti të bezdis sa s’ka ku të shkojë; edhe sikur ta kesh shumë xhan Berishën, Ramën, Metën, Topin, është bezdisëse të dëgjosh e të lexosh herë pas here gjatë ditës, apo gjatë pak orëve, se “ata janë shumë të shqetësuar, se ata bëjnë thirrje për solidaritet, se ata apelojnë që t’u gjendemi pranë të dëmtuarve, se ata kanë urdhëruar marrjen e masave, se ata janë nisur për në vendin e ngjarjes etj., etj”. Së treti, në këtë rast kemi të bëjmë me një politizim të skajshëm të informacionit. Është një sindromë e njohur e shtypit shqiptar, që fokalizohet te politika e te politikanët edhe kur është dita e Shën Valentinit, edhe kur është dita e Verës, edhe kur janë festat fetare (e keni vënë re se si raportohen vizitat që bëjnë zyrtarët e lartë të shtetit e personalitetet politike në kisha e xhami? Vihen në qendër të gjithçkaje, duke eklipsuar simbolikën e ditëve të tilla), edhe kur ndodh një tragjedi, siç ishte kjo e djeshmja. Së katërti, nuk duhet të na dalë nga mendja se me këtë qasje ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse vihemi në funksion të protagonizmit të politikanëve tanë, që nuk dinë t’ua lënë kurrë reflektorët të tjerëve, atyre që u takojnë; bën vaki që një pjesë syresh, kur është puna tek protagonizmi, nuk dinë të ndalen as përpara një tragjedie; madje, tragjeditë janë alamet rrethane për pak protagonizëm, pasi audienca është më e plotë se në raste të tjera.
Një internaut më pyeste dje, se si do ta jepja unë këtë lajm, nëse gjërat do të vareshin nga unë. Është shumë e thjeshtë. Do të jepja lajmin, do përpiqesha të ndriçoja tërësisht atë që kish ndodhur, ku, si, pse, do të mbaja në qendër të vëmendjes viktimat, të dhëna rreth tyre, të dhëna rreth aksidentit, të dhëna mbi të plagosurit, të dhëna rreth ndihmës së parë, të dhëna lidhur me mobilizimin e strukturave të policisë e të spitaleve, do të intervistoja dëshmitarët okularë, e gjëra të kësaj natyre. Përveç kësaj, do t’i ndaloja reporterët të përndizeshin e të ngjireshin, a thua se po raportonin nga një koncert i Lady Gagasë. E në fund, nëse s’do kish gjëra për të thënë, do ndaloja transmetimet live. Përndryshe, kur transmeton live pa qenë nevoja do vijë se s’bën një moment, kur ti s’ke ç’të bësh tjetër, veçse të krehësh e rikrehësh frazat e ‘të mëdhenjve tanë’, madje dhe mund të shpikësh ‘të mëdhenj’.
E në këtë mes, është e sigurtë se do lësh pas dore tragjedinë. Dhe viktimat.
Comments
Compimente per shkrimin zoti

Compimente per shkrimin zoti Nano..

Zoti Nano mos ndoshta

Zoti Nano mos ndoshta problemi vjen ngaqe s'ka gazetare profesioniste dhe me eksperience ne terren?!?! Jam i bindur qe nese do ishte dikush si Ju me siguri do te kishim nje raportim profesional!

Eshte nje lloj droge dhe ne

Eshte nje lloj droge dhe ne nuk bejme pa te: jane mediat, jane helmi, dhe eshte deformimi i yne. Eshte si nje njeri qe duhet ne menyre radikale te riformatoje jeten e tij, semundjen e tij nepermjet ushqimit, dhe nepermjet ushqimit te behet i shendetshem e vital. Por jo; ne mediat na ushqejne me: “sheqer, cokollata e kalori vdekjeprurese plot yndyre politike dhe sencacione preverse halucinante pa etike, e ne renkojme nga “diabeti dhe nga qe jemi te deformuar vete, te deformuar e shohim dhe realitetin e ngjyrat nuk i dallojme me. Dhe politika ben cti doje kokrra e qefit me kete popull.

Komplimente

Komplimente

vetem ne Shqiperi ndodhin

vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera: 11:40 ORA NEWS live mbi koken e te plagosures ne spital e cila me sy te mbyllura mundohet te pergjigjet pyetjeve pa kuptim per momentin (jo per shendetin e saj ) te gazetarit me telefon ne vesh ,,,,nderkohe qe vetem personeli mjeksor duhet te jete i pranishem ne dhome ne te tille situate

Besoj se ky eshte shkrimi me

Besoj se ky eshte shkrimi me i mire qe ke bere gjate gjithe karrieres tende Z. Nano!

Urime! C'do gazetar duhet ta lexoj kete shkrim sepse nuk kane pike etike/miresjellje ne raste te tilla.

Qofte reportereve ,qofte

Qofte reportereve ,qofte politikaneve apo edhe te tjereve qe permendni ne shkrim ,(me falni per shprehjen) nuk u ka percelluar b..tha dhe kurrizi i tyre ,i thote nje shprehje popullore pa do ta shohin veten e tyre se sa poshte jane realisht .E njjta gje per mua eshte verejtur edhe ne raste te tjera , me kujtohet rasti i Adrian Klosit kur tentoi te vetevritesh ( keshtu thoshte gazetarja )ne muajin Janar ne nje nga gazetat me duket Mapo ,ne nje koment te cilin gazeta nuk e publikoi jam shprehur ( po te dale Adriani nga spitali dhe t'i bjere ne dore ai shkrim ,do te ri semuret kur t'a lexoje) dhe gazetarja qe shkruante, dhe ai ose ajo qe publikonte do te kishin gjisht ne shtysen per risemurje apo ritentative per vetvrasje siç edhe ndodhi ,Per mendimin tim , ne rastin me te mire do ta quaja nje mendjelehtesi dhe mungese pervoje ,por nuk duket e tille kur riperseritet e riperseritet

Si te gjithe dhe une si

Si te gjithe dhe une si qytetar kam mbetur i mberthyer pas televizionit ne kanalet 'news' qe jepnin 'live' nga tragjedia.Kam femije,te rritur madje, ne shkolle te larte, qe mund te qellonin dhe ata ne ate tragjedi. Meqenese po komentoj poshte nje shkrimi per mediat, sjelljen e tyre dhe politiken po i mbetem strikt edhe une 'problematikes'

Reportere terreni neve nuk kemi; kemi vetem opinionista qe jane niveli me i larte i 'pageses' gazetareske dhe komentues 'llafazan' te ngjarjes ( qofte e zakonshme apo e jashtezakonshme) qe mundohen te mbushin minutat e tv-rave me 'llogje' sa te vije emisioni pasardhes me 'llafe'. Pse ? Gazetare terreni nuk kemi.S'kemi s'e nuk kane 'leke'. Reportere terreni nuk kemi s'e nuk dijne te raportojne, pasi nuk e kane bere 'stazhin' prane tyre.Moderatore nuk kemi, se media jone 'di te moderoje' vetem emisione politike, (ato moderohen vete).Per te qare eshte, per kuje jo.Pse ?! Prirja jone nuk eshte 'informimi' por 'pagimi', se ne fund te fundit 'tangerlleku' nuk eshte aftesia por pasuria. Publiku le te haje nje kasolle me kashte pa gjetur nje dore me bare qe te jep qumesht. Boll te hedhesh 'rreshje, bubullima,rrufe' edhe pse jane kot, vetem e vetem qe njerezit e sensibilizuar humanikisht apo sojkisht apo dhimbsherisht te mbeten te mberthyer per te gjetur ne ate 'llum' fjalesh nje te vertet te vogel, kush, i kujt, pse, cfare...Keto pyetje i gjen me pergjigje sakte 'ku e hengri ngjalen Rama, ku e beri shurren Berisha, ku ishte ulur Topi ne finalen europiane ne stadium,etj. etj.' Per te tjerat 'milet' eshte dhe 'mileti' iken per 'lesh'...

Kryeredaktoret: Kam ndjekur ne disa kanale spitalin ushtarak ne situaten e 'jashtezakonshme' per mua.Kanalet 'news' japin helikoptera te kuq qe bien dy viktima apo dy te plagosur rende ne spital, dhe qe i zbresin si 'placka' ca idiote qe nuk nxene nga mjekesia dhe 'kryqi i kuq'. E te mbetet e fiksuar figura tek helikopteri ne pritje te ministrave, te kryeparlamentares, derisa te 'modelohen e makiazhohen' per dite 'tragjedie' per ta, ne nje kohe qe po te kish ikur e ardhur helikopteri i kuq do te kishte prure dhe dy te tjere fatkeq.Minuta e minuta te tera per te 'hipur' ne helikoptere 'barkenginjurit' pushtetare me 'kostume te zinj'...Shume te rendesishem ne ate lajm. Politika ne rradhe te pare. Berishen e harruam, te cilin nuk e mbajti vendi,dhe conte mesazhe papushim.Po keshtu ministra si i rrugeve qe fliste per banken e gjakut, ministra si i shendetesise qe fliste per cilesine e rruges, drejtor policie qe fliste per hidherimin e kryeministrit, gazetare qe berberbelisnin per gadishmerine e ministrave...duke harruar popullin e Himares, solidaritetin e tyre, dhimbjen e tyre, sakrificen e tyre,...qe ne mungese te 'emergjencave civile' e 'policise se shtetit'...rrembyen viktimat (ne paditurine mjekesore te te aksidentuarve) per t'i derguar ne spital sa me shpejt...Dhe sic thoshte sot Gerti Xhaja, i 'abc news', kur mbriten 'te paguarit' e shtetit e pushtetit ne autobuz kishte vetem hekurishte, se kufomat e te plagosurit ishin transportuar.Dhe mediat vazhdonin me 'pikellimin' e Berishes'; me sakrificen per te lene 'qoka' te rendesishme pa bere per fatkeqesine, me udhezimet e tij per dite zie, me udhezimet e tij per te 'brockullitur' ne media qe pushteti ka bere 'namin'...Aman,aman.me keto komedi pushtetore qe as emrat nu u gjrjnr dot, pale per te dhena te tjera...

Viktimat?! Fatkeqesi.Ngushellime!...Ne kohe qetesie do te dallojme qe pushteti tallet me femijet tane,me ato mijra kilometra te shtruara me asfalte, me ato qindra 'guardiola' teneqeje', me ato pjerrtesira e disheza stresuese, me ato...propaganda komuniste nga komuniste ne kohe komuniste...

Kujdesuni per veten,se pushteti jua ka varur !!!

Z. Muç, lajmi do jepet por do

Z. Muç, lajmi do jepet por do kete edhe lajle e lule. Nuk eshte aspak bezdisese per familjaret apo te afermit te dine dicka me shume rreth ngjarjes, edhe pse do kete spekullime. Kur vrau veten Klosi, nuk u bezdis njeri, apo jo? Nuk e di kush del bezdises ne kete rast, gazetari qe ben punen ne terren, apo zotrote nga pas tastieres duke pi kafe?

Lere more Mucin te beje

Lere more Mucin te beje qejfin. Ndersa mendoj qe duhet nje zgjidhje per keta tipat qe shkruajne nje gazete te tere tek komentet.

Problemi qendron tek "etika

Problemi qendron tek "etika mediatike." Media shqiptare ka treguar gjithnje mungese te theksuar te saj. Perpara momenteve te tilla jane gazetaret e redaktoret ata te cilet duhet te ruajne gjakftohtesine dhe te kuptojne se nje bote e tere i ka syte te kthyer nga ata, si percjelles informacioni... dhe ky eshte nje mision shume i rendesishem e me nje pergjegjesi shume te larte! Ky eshte funksioni paresor i tyre, te sjellin perpara teleshikuesit (ne rastin specifik televizionet) ate cka po ndodh ne kohe reale. Dhe ndersa e bejne kete duhet te mundohen te jene sa me te qarte dhe te ulin tensionin, ne vend qe ta shtojne ate. Problemi qendron ne faktin se ketu nuk njihen rregullat, prandaj ska se si dhe te kerkojme qe ato te zbatohen! Nuk mjaftonin pamjet tragjike, e pesha e madhe e kesaj tragjedie per te ngritur tensionin e shtuar dhimbjen, por duhet te duronim dhe mungesen e profesionalitetit dhe cjerrjet, apo pyetjet e komentet pa vend te gazetareve!

Pergezime zoti Nano per

Pergezime zoti Nano per kritiken tuaj.

Personalisht mendoj se jane dy faktoret qe sjellin nje spektakel te peshtire dhe te dhimbshem ne te njejten kohe: e para mos pasja e nje etike profesionale nga ana e mbare shtypit shqiptar dhe e dyta profesionaliteti i gazetareve te derguar ne tragjedi te tilla.

Ajo qe s'arrijne te kuptojne keta "gazetare"eshte fakti qe nje tragjedi nuk eshte nje "scoop".

Perfitoj nga rasti per ti shprehur ngushellimet me te perzemerta familjeve te viktimave dhe sherim sa me te shpejte te lenduarve.

Zoti Nano! Shkrimi eshte

Zoti Nano! Shkrimi eshte realist dhe e ka plotesuar me tej "Fiku i Detit".

Por une mendoj se problemet tek ne ne raste fatkeqesish ose ngjarjesh te jashtezakoneshme jane me te thella. Shteti megjithese u automburr per gatishmerine e treguar, ishte komplet i coroditur.Si ne vendngjarje dhe neper spitale i turr kush te mundej. Ky nuk eshte rasti i pare qe ndodh keshtu.Cili eshte roli i politikaneve ne vendin e ngjarjes apo ne spital. Ata vetem rrisin konfuzionin dhe pengojne strukturat e specializuara te kryejne detyrat. Kush nga ju mund te me thoje mua se cfare bene, cfare ndihme dhane Topi, Rama , Topalli, Meta, Vasili neper spitale gjate ditesh se djeshme. Mbajten barelat? Bene frymemarrjen artificiale. JO. Ata mbushen koridoret bashke me shoqeruesit e tyre, duke penguar kryerjen e shpejte te detyrave nga personeli i ndihmes se shpejte dhe per mendimin tim duhet te pergjigjen per vdekjen e dy vajzave ne spitalin ushtarak. Ne fund te fundit une mendoj se ata nuk duhen lejuar qe ne raste te tilla te futen fare ne ambientet e spitalit,as tek porta.Duhet sa me pare te funksionoje nje ligj qe rregullon veprimin e strukturave te shtetit ne raste ngjarjesh te renda, qofshin aksidente apo fatkeqesi te menjehreshme natyrore.

Ne vendngjarje duhet te shkojne strukturat e nderhyrjes dhe te shpetimit,qe ne shtetin tone nuk ekziston si organike por i eshte lene si detyre edhe kjo pune zjarrfikesve. Ketu jane mbledhur disa militante e injorante si ai drejtori i zjarrefikesve qe thoni ju zoti Mustafa , i cili nuk ka lexuar asnje liber ne jeten e tij.Por kur them asnje eshte fiks keshtu,asnje.Po keshtu por te rregulluar qarkullimin duhet te shkoje policia rrugore, dhe struktura te policise te rendit per te mos lejuar afrimin e njerezve te tepert ne vendgjarje qofte ky edhe vete kryeministri. Sic e ka bota. Ja,thuaj ti Muçi, cfare bene neper rruget e Vores dhe Laprakes kryeministri dhe gjithe qeveria kur shpertheu Gerdeci?!Vinin verdalle si p.... neper breke. Pa lere pastaj deklaratat e tyre mbyshyr me gomarlleqe. Kryetari i LSI ka deklaruar dje:Simpatizantet e LSI dhe strukturat e LRI te qytetit te Vlores, jane mobilizuar dhe po dhurojne gjak per t plagosurit...!!!!C'eshte kjo deklarate per fushate elektorale? Por dhe ai televizion qe e jepte. A ka atje redaktore ? Pa le deklaratat e tyre nga spitalet.Po them vetem nje.Nje z/v minister bente thirrje per te dhuruar urgjentisht gjak, tjetri thoshte gjak kemi, po kush te deshiroje mund te dhuroje....!!!!

Qendrojme tek televizionet. Dikush merte ne telefon gazetarin e tij ne VLORE, dhe thoshte ,se per te rejet me te fundit po lidhemi me gazetarin tone ne Vlore. Himara eshte 70 km larg. Ai fliste ne telefon me dike ne Himare qe ja fuste kot dhe transmetonte live nga Vlora. Po c'beri, sikur te transmetonte live nga Honoluluja, duke folur me telefon me dike ne Himare?!

Gazetaret tane rrine neper kafenete e Tiranes dhe qe aty mbushin kronikat me politike. Ne ngjarjen e djeshme nuk kishte asnje kamera profesioniste ne vend ngjarje. Vetem telefona celulare qe filmonin. Turp per gazetarine tone.

Mjere ato vajza qe humben jeten ne lulen e rinise dhe mjere familjet dhe te afermit e tyre, po shteti yne, dje sikur doli per qoke. Une i dergoj ngushellime familjeve te viktimave, duke e ditur se nuk e kane aspak te lehte qe ta perballojne dhimbjen, dhe po jua them nga eksperienca ime se do te harrohen shume shpejt nga strukturat shteterore duke e mbuluar kete tragjedi me pluhurin e harreses, ose me hijen e skandaleve qe ndodhin cdo dite por qe zbulohet veten nje e njqindta e tyre... Qendroni te forte ju familjare te ketyre luleve, se vetem ju nena, baballare, vellezer dhe motra do te vuani gjithe jeten nga ikja e te dashures tuaj. Te tjeret, u bene dy dite me muhabet dhe pastaj do ta zere vendin nje muhabet i ri... Ngushellime!

Desha vetem ta perforcoj

Desha vetem ta perforcoj mendimin tend, e mos ti heq asnje presje. E gjitha eshte nje berihaje e madhe, nje c'organizim i organizuar. Shteti yne, reagimi i tij ne kesi situatash, me ngjan si organizimi i nje fshati te caktuar, kur dikujt ne ate fshat i ka rene nje gjeme, apo ka nje sebep.Te gjithe sulen drejt asaj familje, ca me kazma, ca me lopata, gra, burra, kush e kush te jape mend, apo te gjerbe ndonje kafe..jo keshtu, po ashtu, sillu verdalle neper oborr. Pleqte e fisit, fillojne e i japin argat muhabetit. Edhe puna e shtetit tone. Nje shtet serioz, ka ca struktura, te cilat punojne atehere kur ka nevoje..Ndaj dhe shteti yne, sillet e vepron si nje fshat i madh, pa pike organizimi, "merre qen e haje dose" i thone kesaj. Nje vend qe s'ka nej borepastruese, por ne dimer i pastronin rruget me eskavatore me kove.

Pergezime dhe komplimenta per

Pergezime dhe komplimenta per kete shkrim...i cili duhet te zgjoj disa "gazetar"!!!

z.Muci,po ti e di mire qe

z.Muci,po ti e di mire qe massmedia eshte nje pushtet i katert i konsoliduar.Me gjej ndonje vend ne bote ku ngjarje te tilla te mos behen te dominimit publik,te mbushin gazetat,ekranet e ku di une,ah po,Fejsbuksat(kjo rrace e re,pushteti i peste).Ku dime me se c'eshte morali?Eshte nje ngjarje ne Itali,e para nje viti apo me shume,ku daja vrau mbesen,apo dajesha,apo e bija e tyre;Italia eshte ne dileme dhe akoma s'e kane gjetur se kush e vrau ekzaktesisht nga keta te tre.Kjo vrasja e Avertranes ne afersi te Brindizit eshte kthyer ne sport nacional per italianet,dhe realisht gjetja e fajtorit eshte kthyer ne llotari nacionale.Une qe e kam ndjekur me pak se te gjithe kete histori,qe jave per jave del ne"Quarto grado"tek nje kanal Mediaset,di me hollesi te tere listen e kusherinjve,te tera zakonet e dajes Michele,se cfare hanin tre vaktet gruaja dhe e bija(dy trashaluqet) e ndoshta me ka mbetur pa ditur tere popullsia e Brindizit me gjithe targat e makinave.Po nuk po tallem,po kjo eshte massmedia;nuk ka me moral apo ndjesi;eshte thjesht zhurme bisnesi,sic ishte nje slogan ne Radio Dee Jay"Questa e la stampa bellezza,la stampa,e tu non puoi farci niente"(Ky eshte shtypi bukuroshe,shtypi,e ti s'ben dot asgje,dmth,ndaj kesaj gjeje,qe eshte shtypi).Ti mire ke shkruar z.Muci,por edhe ti vete je i ndergjegjshem qe bishti eshte bere me i madh nga balena.Shenim.Mua me mungojne ne tastire c-ja(cekan)apo e ne italisht.

nuk na the cila eshte

nuk na the cila eshte zgjidhja z. Nano se keto qe shkruan jane ok per nje teleshikues ose lexues. si pjesetar i komunitetit te gazetareve duhet te jepni zgjidhje nese nuk doni qe koleget tuaj te sillen ne kete menyre. Nuk zgjidhen problemet etike me blogje, per te lare ndergjegjen, por me kurajo dhe veprime konkrete qe te na i kurseni heret e tjera keto palacolleqe. Me sa di une ka nje Kod Etike ku parashikohen dhe raste te tilla. Kur i miratoni Kodet, si e kontrolloni zbatimin e tyre?

Pajtohem z.Nano, ndoshta per

Pajtohem z.Nano, ndoshta per here te pare plotesisht, me ju.

Keni harru dicka: numri i viktimave esht luhat ne lajme te ndryshme, por dhe kur zbriste lajmi prej 14 ne 13, nuk jepej asnji sqarim. Eshte krejt normale te pergenjeshtrohet nji lajm qe eshte dhene i gabuar - nqs. jo atehere kjo eshte nji mungese marrje pergjegjesie totale! Asnjehere s'kam vene re asnje fare pergenjeshtrimi nga ndonji medie shqiptare (per fat te keq kjo vlen dhe per ju ne ndonje ndodhi te se kaluares...).

Kur gazetaria kthehet ne

Kur gazetaria kthehet ne poshtersi dhe jo ne informacion ajo e ka humbur rolin e saj informues. pergezime per shkrimin pasi i ke respektuar shpirterat e e njerzve te pafajshem, pasi te tjeret shfytezojne fatkeqesin per tu vet quajtur gazetar. Bravo zoti Nano

skandaloz eshte fakti qe

skandaloz eshte fakti qe media pa kurrefare respekti per privacine e te plagorurave publikon diagnozat mjekesore sot ne tv.-per mua perdhunim i lirise dhe privacise se individit.

Skandal me tej: ne nje gazete shikon dhe fotot me rradhe, thuaj nuk jane te aksidentuar civil por ushtare te rene ne lufte.

Shikon dhe nje gazetare te top-ch te futur poshte automjetit e cila nxjerr dhe surratin e saj ne ate vend te kobshem etj etj.

Lufta per te kenaqur injorantet dhe shkelmimi i profesionalizmit sundon sot ne ALBANISTAN.

Po o Mucho dhe ti si pjese e

Po o Mucho dhe ti si pjese e shtypit te shkruajtur, me pelqeve dje me artikujt qe botove tek respublica per tragjedine. Nje pershembull ja kishe dedikuar komplet loteve te Berishes ne Elbasan. :) Kjo eshte tamam te respektosh te vdekurit per te cilen flet me lart.

Problemi i madh ne fakt eshte qe anal-istet si puna jote jane tamam perfaqesues te ketij populli. Inatcore, injorante, mendjemedhenj, here here dhe idiote.

Urime per shkrimin tuaj, Zoti

Urime per shkrimin tuaj, Zoti Nano! Jam e bindur se, packa nga ideologjite, interesat, perfshirjet apo qendrimet e ndryshme, te gjithe jemi ndjere, kemi menduar, e pse jo jemi shqetesuar njesoj si ju! Gjithe sa ju trajtoni, nuk ka te beje thjeshte me nje ngacmim apo meditim tuajin; theksoj se jam e bindur, se te gjithe jemi perballur me nje tension histerik dhe bezdises jo thjesht ne sjelljen e lajmit/lajmeve, por ne percimin e komenteve gazetareske pa klas, pa profesionalizem, me te vetmin qellim e merak te: "fryrjes se minutazhit transmetues", mbajtjes se audiences kush e kush "me te larte"! Mendoj qe per kete qellim, eshte perdorur cdo detaj, e dhene, e thene, thashethem, shfaqje, deklarate, protagonizem, publicitet, qe mund te lidhej e te vinte nga kushdo (per me teper qeveritar), teksa ne fakt po diskutohej e luftohej per jete teper te reja, te njerezve te humbur ne kete tragjedi rrenqethese!

Zoti, paste meshire, dhe dhente paqe per te gjithe ata qe jane prekur e jane ndjere te prekur nga kjo fatkeqesi!

Zoti M. Nano, ne çdo

Zoti M. Nano, ne çdo vend e ne çdo rrethane, eshte i pushtuar nga deliri i madheshtise; ai duhet te flase e te shkruaj per çdo gje, me bindjen se thote fjalen e fundit, te pokentestueshme. Me rastin e tragjedise, gjeti rastin te na jape ca mesime si te sillemi ne dhembjen njerezore. Dhe me e çuditshmja eshte se z. Muçi ka edhe nje çete komentaresh, qe i bejne iso e i thurrin hosanara, qe mua me ngjajne si ato mizat e bezdisura per lexuesin serioz. Kemi pare dhe media te huaja ne raste te tilla dhe nuk kemi vene re ndonje sjellje tjeter, ndryshe nga gazetaret tane. Po, jam ndier keq kur reporteret bezdisin te semuret e te lenduarit me shume pyetje, por eshte gara e te qenit i pari per lajmin. Mjaft komentues apo lexues serioze, me te cilet kam folur, dyshojne se keto komente, gatuhen ne kushina te specializuara e te porositura dhe nuk u ngjajne si spontane pas leximit. Le te mos e politizojme çdo gje, se stresojme veten. Le t'i shikojme pak me pozitivisht gjerat, pa emocione dhe pa paragjykime. Aq me teper jo çdo gje qe shkruan Muçi eshte flori.

Add new comment