Kërkesat e Putin në Alaska
Mediat e ndryshme ndërkombëtare kanë zbzardhur kërkesat e presidentit rus, Putin në Alaska më 15 gusht, gjatë të cilit ai u takua me homologun amerikan, Donald Trump. Kërkesat janë:
1. Status zyrtar të gjuhës ruse në Ukrainë
2. Tërheqje e forcave ukrainase nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Në këmbim, Rusia është e gatshme të lëshojë pjesë të rajoneve të Sumit dhe Kharkivit që kontrollon dhe të ngrijë linjën e frontit në jug të Khersonit dhe Zaporizhias.
3. Njohje formale e sovranitetit rus mbi Krimenë, marrë nga Ukraina në vitin 2014.
4. Heqje e pjesshme e sanksioneve.
5. Ndalim i anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
6. E drejta e Kishës Ortodokse Ruse për të ushtruar lirisht aktivitetin në Ukrainë
Ndërkohë raportohet se në takimin e të hënës të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në SHBA, do të jenë të pranishëm liderët europianë, von der Leyen, presidenti finlandez Stubb, presidenti francez, Macron, ai gjerman Merz, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte dhe kryeministrja italiane, Meloni.
Comments
Kerkesat e pales tjeter!
Ndersa kerkesat e Ukraines dhe BE do jene:
1. Terheqja pa kushte e Rusise nga cdo territor i Ukraines!
2. Dorezimi i Putin ne Hage ku do gjykohet 200 vitet e ardhshme per krime lufte!
3. Dorezim i te gjitha armeve berthamore te Rusise, vendeve te NATO’s! Shperberje totale e ushtrise ruse!
4. Shperberje e federates Ruse ne shume republika te demilitarizuara!
5. Shperberje e kishes ortodokse ruse si organizate terroriste!
6. Shpallja e gjuhes ruse ilegale dhe ndalimin e saj me ligj kudo ne bote!
Ne qofte se Trump nuk eshte dakort me kete liste kerkesash te shpallet ekstremist dhe te fillojne procedurat per shkarkimin e tij ne SHBA!
Vetem kaq kerkesa ka BE-ja liberale per normalizimin e botes! Si liberale qe eshte!
Add new comment