68 mijë persona kanë 58 % të depozitave në Shqipëri

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregojnë se dallimi midis të varfërve dhe të pasurve është zgjeruar edhe gjatë vitit të shkuar. ASD-ja raporton se vetëm 5 për qind e depozituesve, ose rreth 68 mijë persona, gëzojnë plot 58 për qind të depozitave në sistemin bankar shqiptar ose rreth 430 miliardë lekë nga 740 miliardë lekë në total. E përpjestuar me numrin e depozituesve, përllogaritet që “të pasurit” (68 mijë persona) të kenë mesatarisht 6.3 milionë lekë secili në bankë, kundrejt 202 mijë lekëve që kanë mesatarisht 95 për qind e depozituesve të tjerë.
Krahasuar me të dhënat e vitit të shkuar, vërehet një thellim i mëtejshëm i diferencave në shoqëri. Kjo, pasi vitin e shkuar, 4 për qind e depozituesve gëzonin 55 për qind të depozitave të banka, kurse në vitin 2011, kjo shtresë gëzon 58 për qind të depozitave.
Re.Pu
Comments
Ka shtet ketu! ! !

Ka shtet ketu! ! !

Sa eshte mesatarja ne shtete

Sa eshte mesatarja ne shtete te tjera te ballkanit, po ne Skandinavi apo Argjentine? Eshte kjo shifer absurde apo e krahasueshme me vendet perreth?

Ne USA pershembull 1% e

Ne USA pershembull 1% e popullsise zoteron 35% te gjithe pasurise ....

Cun i lexuar. Cun interneti

Cun i lexuar. Cun interneti

Per statistica internetit do

Per statistica internetit do i drejtohesh. Ca ti besh kur kopjon komentet e Mucit ne debat me shoqerine.

Theksi nuk vihet tek

Theksi nuk vihet tek krahasimi me vendet e tjera por tek krahasimi nga viti ne vit. Te pasurit po behen gjithnje e me te pasur. Ky eshte thelbi.

Theksi nuk vihet tek

Theksi nuk vihet tek krahasimi me vendet e tjera por tek krahasimi nga viti ne vit. Te pasurit po behen gjithnje e me te pasur. Ky eshte thelbi.

Per te percaktuar pasurine e

Per te percaktuar pasurine e nje personi nuk eshte e mjaftueshme te shikosh vetem depozitat, por dhe llogarite rrjedhese, pasurite e paluajtshme, investimet etj etj. Depozitat mund te jene rritur dhe per shkakun e thjeshte qe jane ulur investimet kete periudhe.

Po mos flisni kot. I njejti

Po mos flisni kot. I njejti raport allokimi eshte dhe ne vendet e tjera te zhvilluara te botes. Diku pak me pak, diku pak me shume.

Skeni faj ju komentuesit qe flisni per cart. Fajin e ka respublika qe na e sjell si lajm kete por nga ana tjeter nuk jep asnje shifer tjeter krahasuese, si psh sa eshte i njejti raport ne vendet fqinje? Po mesatarja europiane sa eshte? Po nder vite si ka ndryshuar ky raport? Edhe ai krahasim qe jepni, nuk ka kuptim sepse nuk mund te krahasosh 5% - 58% me 4% - 55%. E di qe jeni bog pa reklama, po pugojini pak me shume keto gazetaret te bejne pak kerkime se nuk i gje gje. Ose te pakten keto artikujt kalojini nga zaloshnja.

Keto shifra une i pash edhe

Keto shifra une i pash edhe ne media tjera qe do te thote kane dale nga diku nuk i kane bere kerkimet kta te respublikes. Me nbje llogari qe bera une mbi bazen e shifrave lart, del qe kursimet e ketij 1 % qe kaloi nga 4 % ne 5% eshte shtuar ja 22 miliarde lek. Pastaj shifrat e depozitave duhet te jene me te medhaja te pakten mbi 800 miliard lek.

Add new comment