Këtë sorollop nuk e votojnë në Himarë, por në Shqipëri nuk ka zgjedhje

Mjaftoi ora 11:00 e datës 4 gusht 2024 për të konfirmuar se Republika e Shqipërisë nuk bën dot zgjedhje të lira e të ndershme as në mesin e shekullit të 21-të. Sajesa e kartave të skaduara është asgjë më shumë sesa një marifet teknik për t’i mohuar zgjedhësve të drejtën për të votuar. E tha tashmë kreu i KQZ-së se shtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave i takon qeverisë.
Ky është një incident i radhës i faktit se Edi Rama nuk I fiton dot zgjedhjet e lira në Himarë, se hajdutët që i rendin pas për prona e troje, nuk arrijnë dot ende të bindin kënd se ai dha ata janë aty për të zhvatur. Se historia që ata po shkruajnë është histori e vjedhjes dhe shkatërrimit. Nuk ka tunel dhe aerodrom mesa duket që të bëjë të tretshëm surratin e këtij individi në atë zonë, që sot nuk lihet të votojë lirshëm.
Ndërkohë familjarë të Vangjel Tavos janë regjistruar në Himarë dhe do votojnë aty edhe pse kemi të bëjmë me zgjedhje lokale. Media të ndryshme raportojnë se në Himarë voton sot edhe Dritan Shakohoxha, një lloja parodisti i kronikës sportive. Omonia po ashtu sot ka deklaruar se në javën e kësaj fushate:
Anëtarëve të PS-së u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditësh
Nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Ky është mesazhi që vjen sot nga Himara, qoftë edhe me kaq sa është raportuar dhe pranuar. Nuk ka zgjedhje dhe Shqipëria nuk është asgjë më shumë sesa një kënetë e 4-5 personave.
s.zaimi
Comments
Himara
Edi Rama ka nevoje per nje fitore spektakolare! Diku tek 65% deri ne 75% per Vangjel Tavon! Per te konsoliduar kultin e tij si menaxhues perfekt i problemeve madhore qe ka Shqiperia! Dhe per te thyer rende besimin tek njerezit qe ndonjehere opozita mund te vije ne pushtet! Keto jane ca goditje vdekjeprurese qe Rama i ben pluralizmit si mentalitet! Ashtu qe ky popull te futet edhe nje here tek epoka e monizmit te cilin e ka shume qejf!
Ore po keta nga Athina ku
Ore po keta nga Athina ku jane? Sa bene namin per Bejlerin, tani spo e rruan kush fare.
Add new comment