Pajtim Lutaj vs. Mentor Petrela; një polemikë politike, personale apo profesionale?

Një intervistë autoportret e Mentor Petrelës në ‘Gazetën Shqiptare’ ka shërbyer për një shkrim polemik anti-autoportret të kolegut të tij Pajtim Lutaj në gazetën ‘Shekulli’. Mentor Petrela mbahet si mik i kryeministrit të vendit Sali Berisha, ndërsa Pajtim Lutaj është vëllai i deputetit të qarkut të Fierit Pirro Lutaj. Polemika (të plotë mund ta gjeni në http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/09/22/deformatoret-2/), vjen si reagim ndaj një interviste që Lutaj e dyshon si auto-intervistë, por për këtë mund të gjykoni vetë në: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=103508.
Mjeku Lutaj e nis polemikën me kolegun Petrela pas një shkarjeje filologjike të këtij të fundit gjatë intervistës. Përkthimi që Petrela i ka bërë fjalës ‘pacient’ është ‘i duruar’. Lutaj e sheh këtë, jo si shprehje të injorancës së kolegut, por si njëfarë ftohtësie e diabolizmi në lidhje me të sëmurët. E kupton si cinizëm të hapur, përkthimi i të cilit mund të ishte ‘hë se pacientët janë të duruar’. Lutaj shërben edhe përkthimin e saktë të fjalës, që vjen nga latinishtja e do të thotë ‘dikush që vuan’. Më poshtë në polemikë Lutaj shtron një radhë pyetjesh në lidhje me sistemin shëndetësor. Nuk mungojnë në këtë shkrim të gjatë edhe personalizimet. Diku Lutaj e quan Petrelën ‘bllokqen’ (një frazë e marrë nga kryeministri) ‘që shoqëronte bllokmenët e monzimit në Paris edhe për një analizë urine.’ Lutaj nuk e përmend raportin e Petrelës me kryeministrin Berisha, por gazetarja e ‘Gazetës Shqiptare’, po. Në dy pyetje mbi raportin personal Berisha-Petrela dhe mbi kontributin e Kryeministrit për shëndetësinë, mbështetur edhe te fakti se shefi i qeverisë është mjek, vihet re një shmangie e fortë e neurokirurgut. Po aq e fortë sa edhe përkthimi i fjalës ‘pacient’ si ‘i duruar’.
L.A.
Comments
Dr. Petrela mund të jetë dhe
<p>Dr. Petrela mund të jetë dhe me siguri është mjek neurokirurg i zoti, por me ato që ka thënë në intervistë, e ka pikturuar veten si kloun. Lutaj, nga ana e vet, e ka degraduar debatin në çështje personale, me një ndërhyrje që sa më shumë e lexon, aq më pa vlerë duket. Kam frikë se këta mjekë nuk kanë asgjë se ç't'i thonë publikut.</p>
Petrela eshte nje rrobot
<p>Petrela eshte nje rrobot profesional e shkelqyer por kurre nje mjek human..Ai ka humbur shume...nga vetja e tij.</p>
Add new comment