Vështrimi i shfokusuar mbi ngjarjen në Parlament

Ka kaluar pa u vënë re videoja e filmuar në Parlament më datë 12 prill, ku në debat e sipër mes palëve shfaqet Kryeministri duke u thënë socialistëve pak a shumë se “jua bëj prapë si më 21 janar; këtu jemi, dhe ju e dini që unë jua bëj prapë; provojeni po deshët”. Na është bërë e udhës që t’i injorojmë këto shpërthime të Berishës në rrethana të ndryshme. Kështu bëmë edhe më 21 janar e pas 21 janarit, kur ai, pasi urdhëroi të kryhej ploja që u krye (deklarata që ka bërë tri ditë më parë është domethënëse), doli para kamerave dhe nuk la kërcënim e fyerje pa bërë. I tha kreut të shtetit ‘horr bulevardi’, i tha kryeprokurores ‘lavire bulevardi’, iu drejtua kreut të PS-së me fjalët ‘provoje sërish atë që bëre, dhe në këtë rast nuk do merrem me të tjerët, por vetëm me ty, dhe do të ndëshkoj siç ndëshkohet një bandit’, iu drejtua të treve si puçista etj., etj. Mbani mend të jenë bërë shkrime apo të jenë dhënë opinione kundër këtyre shpërthimeve, të cilat janë një atentat i hapur e banditesk ndaj praktikës ‘rule of law’? Gazetarët e intelektualët publikë që reaguan ndaj kësaj gjuhe që të ngjeth mishin (po e lë mënjanë plojën) numëroheshin e numërohen me gishta. Të gjithë e injoruan atëherë, siç e injorojnë dhe tani, kur faqe botës mori përsipër autorësinë e asaj masakre, dhe kërcënoi opozitarët po faqe botës se mund ta bëjë sërish. Duhet ta keni vënë re se për çfarë është shkruar këto dy ditë, d.m.th pas ngrefosjes kriminale që Berisha bëri duke evokuar në mënyrën e vet 21 janarin. Nëse jo, po ua sjell unë në vëmendje. Është shkruar për deklaratat e Berishës në Turqi lidhur me “gjakun e përbashkët që rrjedh në damarët e turqve e shqiptarëve”, për partitë e vogla, për reformën zgjedhore, për sherret në opozitë, për procedurat që u ndoqën në votimin për anëtarin e KLD-së, për LSI-në që po rikuperon zërin e humbur brenda mazhorancës, por votimin e ardhshëm presidencial etj., etj, por në asnjë rast nuk është shkruar për atë frazë të tmerrshme që doli nga goja e Berishës. Janë shkruar disa artikuj mbi atë votim parlamentar, ku u zgjodh Çefa si anëtar KLD-je, dhe janë marrë në analizë shumë përthyerje politike të asaj ngjarjeje (më kanë rënë në sy shkrimet e Mero Bazes, Henri Çilit e Artur Zhejit), por këtij momenti ku Berisha kërcënon me 21 janarin i kanë ikur.
Pyes: Pse vallë nuk ndalemi te këto momente? Shpjegimi më i parë që të vjen në mendje është shumë i thjeshtë. Nuk ka news në këtë mes. Ishte news që Berisha ndryshoi mënyrën e votimit në Parlament, e që nga votimi i fshehtë kaloi në votim elektronik, që Meta me të vetët nuk votoi njësoj me PD-në, që një deputet i LSI-së votoi ndryshe nga partia e vet, që Islami e Oketa përuruan stinën e tyre të re politike në Parlament, që çamët bënë gjestin e parë të rëndësishëm të luajalitetit ndaj kësaj mazhoranc, etj., etj., por që Berisha shan, fyen, kërcënon, evokon e merr përsipër bëma të vetat kriminale nuk është news. Ky njeri na ka mësuar aq shumë me të keqen që bën sa, tok me dëshirën për t’u ndaluar te bëma të tijat, na ka ulur dhe stekën e gjykimit dhe të kritikës për të. Reagimi që na ndodh vetmevete është pak a shumë kështu: “Çfarë? Berisha ka thënë këtë? Berisha ka bërë atë? Nejse, varja, punë Berishe”.
Por ka dhe një shpjegim tjetër. Një pjesë nuk duan ta vënë re (punë e tyre pse), dhe bëjnë atë që bënë më 21 janar e më pas. Kapen në mënyrë maniakale pas idiotësive e zullumeve të opozitës, dhe me këtë edhe krijojnë një fokus shqetësimesh për vete, edhe legjitimojnë dhunën e arbitraritetin e Berishës ndaj opozitës (me logjikën vulgare që komprometon së pari çdo pasion e predispozitë të tyre demokratike, e së dyti qibrën e tyre intelektuale, nëse e kanë: Ec mo, se mirë ua bën Berisha këtyre plehrave të opozitës!). Ishte, dhe është, skandaloze përpjekja e shumë gazetarëve dhe e shumë gazetave për ta parë 21 janarin ekskluzivisht si ditën, kur opozita ushtroi dhunë mbi institucionet e shtetit. Ka për të mbetur në histori ajo pyetja, të cilën nuk dihet cili i pacipë e bëri për herë të parë: Kush i çoi njerëzit të vriteshin te Kryeministria?
Është kjo klimë solidariteti e mirëkuptimi me këtë lloj Berishe të dalë nga binarët e arsyes e të ligjit që më ka bërë mua të inkurajoj çdo lloj mobilizimi e çdo lloj aleance kundër tij, në shpërfillje të çdo standardi moral e të çdo dallimi politik, e të bëj pohimin amoral par ecxellence, se “çdo qelbësirë që është kundër këtij regjimi duhet parë si një resurs opozitar”. Këmbëngul te kjo ide; këmbëngul edhe si një mënyrë për të përcaktuar një përparësi mbi të gjitha përparësitë. E në këtë kuptim, nuk kam fuqi të kuptoj ata që arrijnë të shock-ohen nga kjo ide e nga ky pohim i imi (Armand Shkullaku është një syresh), sa kohë që nuk dinë të shock-ohen kur dëgjojnë Kryeministrin e vendit të tyre t’u drejtohet deputetëve të opozitës me fjalët: Do t’jua bëj prapë siç ua bëra më 21 janar!
Post Scriptum: Më pyeste dikush atë ditë që videoja e shpërthimit të Berishës u publikua gjithandej, se “a mund të arrestohet Berisha në këtë moment që ai po pranon krimin e kryer?”. Kuptohet, mund të flasim për një arrestim në parim, pasi në praktikë e dimë se nuk ka kush ta arrestojë Berishën. Por për t’u kthyer te pyetja, duhet thënë se ky deklarim i Berishës s’është provë e krimit të tij. Asnjë njeri nuk arrestohet thjesht se ai vetë pranon të ketë kryer një krim. Jo, një deklarim i tillë shërben e shumta si një rast për të filluar hetimin e për t’u vënë në kërkim të provave. E në rastin e 21 janarit, ka plot prova se autori i krimit është Sali Berisha. Por ato do të dalin në dritë, e mbi to do ngrihet një akuzë, kur Berisha të ketë rënë nga kali.
Comments
Kjo do pare edhe ne planin

Kjo do pare edhe ne planin pozitiv sepse me provokime te tille mund te merret ( dhe eshte) nje prove e gjalle deshmie qe do perdoret njehere edhe pas 10-15 vjetesh kur te jene qetesuar ujrat dhe Sali-u mos kete kete fuqi te tanishme.........Pra Sali-u ka dhene nje deshmi kyce per 21 janarin..............Qe eshte vete pergjegjesi dhe urdheruesi......

Shkrim qe thyen dhe plagos

Shkrim qe thyen dhe plagos moralin eshte i papranueshem me fintet e gjysme te vertetave. Nje shkrim karikature dhe i keq dhe une nuk pajtohem hic me nje shkrim te tille, gjithe paranoje urrejtje. (Kur moralistët bëjnë (pa dashur) lojën e regjimit. - Vështrimi i shfokusuar mbi ngjarjen në Parlament) Mustafa Nano ne kete shkrim eshte nje vandalist, qe dhe ato pak tabela morali qe kemi ne rrugetimin tone, i shkaterron e i thyen me makinen e tij qe nuk e ka ne kontroll. Per hir te se vertetes eshte si ajo Lopa qe jep qumesht dhe e derdh.- Me dy shkrimet e fundit. O Mustafa: Gazetaret jane xhandare/polic/roje dhe krijojne standarte te moralit e etikes duke denoncuar te keqen dhe jo duke e mbjelle te keqen.... Ti dhe gazetare emocionale shantazhoni e manipuloni masat se e dini se ka humbur gjeja me kapitale: Guri i themelit, Besimi. Po si humbi besimi? Si keshtu!? Politikanet e kan shperdoruar besimin qe kishin njerzit si nje shprese se gjerat do te ndryshojne. Boll te numerosh surrogatot politikane dhe kurre nuk do te kete besim. ( Eshte nevoja te te numeroj e vizatoj Edi Ramen manjakun e deshtakun e rradhes) Patetizem dhe shantazh emocional si pengmarrje dhe manipulim i gjysme se vertetave qe ti na i servir me ndregjegje. Ti manipulon se nuk je i cliruar, se nuk ke hapsire ku te luash, se je i marre peng, apo je pjese e hallkes se zinxhirit militant dhe jo vetem? pothuaj te gjithe jemi viktime e ketij manipulimi te corjentuar dhe te ndare ne llogore nen hyqmin e mediave; po kur humbni dhe ju orjentimin vajmedet ne..

“Perpara se te duash te thuash dicka duhet ta kalosh ne tre sita: Ne siten e pare kullon e verteta, ne siten e dyte kullon e mira, ne siten e trete kullon me e domosdosshmia. Cfar ka kaluar ndermjet tre sitave mund ta thuash me tej.“ Sokrati

Mustafa nano e thote plot mllef e pasion te kaluar ne tre sitat per Sali Berishen. Po per Edi ramen nuk thote asgje dhe nuk e kalon ne site dhe kjo eshte gjysma e se vertetave dhe quhet manipulim. ...“Ka për të mbetur në histori ajo pyetja, të cilën nuk dihet cili i pacipë e bëri për herë të parë: Kush i çoi njerëzit të vriteshin te Kryeministria?“... “Ah, jeni dakord me mua, që shoqëria shqiptare është e korruptuar dhe e prishur moralisht, e që në Shqipëri sundon një regjim, por nuk jeni dakord që të bëhet një mobilizim i natyrës amorale për ta rrëzuar këtë regjim? ...Epo qofshi ju që jeni, atëherë.“ Ceshte kjo impotence morale, ky patetizem dhe shantazh emocional si pengmarrje dhe qelpsinllik per ta lene kopilin ne preher. Etika dhe morali ne kete situate ne duhet e vetem mund te na ndihmoje, po ne shkrimet e fundit te nanos jane ekzekutues te moralit e etikes dhe pikerisht kur ai trajton temen e deshtimit te sistemit. Dhe kur sitemi deshton thirret ne skene loja e moralit dhe lojtaret e moralit dhe kjo si nje urgjence me gisht tregues dhe me shembuj qe pergjegjsi ne deshtim mban dhe Edi Rama gje qe Nanua nuk e ben. Nuk e ben se manipulon me ndergjgje.

Ja nje fjalim dinjitoz qe

Ja nje fjalim dinjitoz qe provon per te milionten here qe ne Shqiptaret jemi populli me i shkerdhyme ne Europe, dhe jo sepse na e fusin te tjeret po sepse nuk ngopemi duke shkerdhy veten tone.

Ta bofte Zoti ty, ate qe Saliu po i ben Shqiperise, meqe te pelqeka kaq shume!!!! Goja jote qe vjen era krimba vicidolli nuk ka te drejte morale te flasi per moralin e Mustafa Nanon.

Bravo Muci vazhdo. Po behesh gjithmone e me racional ne artikujt e tu, prandaj ka fillu me i dhemb fort cetes antishqiptare qe na ka zaptu jetet tona.

Z.Nano, kur shkruajtet

Z.Nano, kur shkruajtet parado kohe nje shkrim per Z.Rama, e kritikoje per shume gjera qe mua mu duken te drejta por, ne komentim tim te kam kundershtuar duke te thene qe "te rrezojme nje here Saliun dhe pastaj bjeri kokes sa te duash Rames sepse dhe tek Rama ka boll material per te kritikuar". Me behet qejfi qe jemi sot me te njejtim mendim. Pra cdo pisanjos dhe i paster qe eshte kunder ketij regjimi, duhet pare si nje resurs opozitar. Ju me te drejte perdorni fjalen "qelbesire", sepse ne fakt po te mbledhesh te gjithe qelbesirat, pisanjoset, zhulsat, lafaraket, dhe zgjebsat e ketij vendi jane shume me te paster, me te ndritur, me te kulluar, me te ndricuar dhe me te bardhe sesa Saliu.

Shfokusimi nga bemat dhe

Shfokusimi nga bemat dhe gjemat e mazhorances, nga atentatet kunder kushtetueshmerise se ketij vendi, nga kapja dhe futja ne thesin e korrupsionit e gjykatave, nga grabitja e zgjedhjeve dhe nepermkembja "proceduriale" e demokracise dhe ligjit, ngrehosja kriminale dhe sjellja rrugacerore , si cub dhe bajraktar, e Kryeministrit ,nuk eshte nje gje e re Z.Nano.

Fokusi i sulmeve naive dhe dinake, i denigrimeve te dirigjuara dhe orkestruara nga Kryeministri , i shigjetimeve nga sharlatanet dhe sahanlepiresit e pushtetit eshte bere prej kohesh OPOZITA. Kjo eshte moda me e fundit e palodemokracise shqiptare.Kjo eshte shprehje e mendesise se vjeter prej kurve qe i shkel syrin dhe zhgryhet ne preherin e me te fortit .Kjo eshte edhe shprehje e frymes se deshperimit dhe disfatizmit qe prej vitesh po mbillet dhe selitet me kujdes dhe kemengulje nga shtypi proqeveritar dhe gazetaret kurva te "baraslarguar". Jane ata qe ne 2005 u bene garant per "nje fillim te ri", per Berishen e ndryshuar dhe kur Berisha 2 u kthye ne fercke, kur ketij i ra makiazhi i "nuses" qe di te nuseroj ndryshe dhe kur nxorri ne shesh dhe faqe te gjitheve fytyren e tij klanore , percarese prej bajraktari, soji i gazetareve dhe analisteve bythlepires, shpiken teorine e "simetrise" ndermjet PD dhe PS-se. Jana pikerisht keta langoj te ndersyer ne GJAHUT QEVERITAR kunder Opozites. Kjo eshte cfaqja ne permasa kombetare e skecit me ate qe i vodhen lopen dhe te gjithe ju sulen atij dhe jo HAJDUTIT!

Ju z.Nano kini cituar disa shkrime te analisteve tane fill pas maskarades ne parlament por...lexo edhe sot shtypin dhe mba shenim.Madje njerin syresh qe vazhdon shfryrjen kunder opozites e keni botuar ketu, Bushatin. Nje shprehje elokuente dhe cinike e ketij sporti kombetar per kryqezimin e opozites, per perhapjen e helmit te pesimizmit perballe Berishes "te pathyeshem" dhe "kocke e forte", eshte shkrimi i A.Zhejit "Pse gabojne "aleatet" e Rames?(Mapo. 16.04.2012) .Sharlatani ka hedhur tej tuniken e analistit dhe shqip dhe shqeto, ne emer te shqetsimeve per "opoziten" na jep kumtin ngazellimtar: Kot mundoheni o te mundur,Berisha eshte "kocke e forte" ,ai gezon perkrahjen popullore ne ngjitje dhe mandati i katert eshte i sigurt! Ky kumt ngazellyes per Berishen "triumfator permanent" dhe "kockeforte"na vjen pikerisht prej nje kockelepiresi ne oborrin e qeverise. Manovra e fundit "proceduriale" e Parlamentit duket se eshte vetem preludi i asaj qe pritet te ndodhi me zgjedhjen e Presidentit dhe zgjedhjet elektorale me 2013.

Por jo, askush nuk e denoncon banditin qe ka marre peng demokracine. Te gjithe ulerasin: Edi Rama ne kryq !

Kjo per pergjigje ndaj

Kjo per pergjigje ndaj Arturit , keta qe "shfryjne kunder opzites" jane thjesht rrogetare diku tek Meta apo edhe tek Klani apo edhe Europian University............jane thjesh te ndare, kurse Nano qe shkruan kunder Sales si duket eshte i "pavarur" ndaj pushtetit ne lidhje me financimin e kesaj Gazete Online........Por per Momentin Sali-u eshte nje e keqe shume here me e madhe pasi mbulon te gjitha te keqiat e tjera te "vogla" dhe mendo se cfare behet pastaj nje e Keqe aq e Madhe sa e ka zaptuar ate vend nga Jugu ne Veri. Keshtu qe Sali-u jo vetem duhet te largohet nga pushteti por edha nga Politika per ti hapur rruge Proceseve Gjyqesore qe e ndjekin dhe pastaj prit qe gjtithska te futet ne Shinat e Rregullave te Lojes nuk do jete perfecte por e pranueshme kundrejt nje Pushteti Rrugacesh...........

Misioni i shtypit te lire
Misioni i shtypit te lire eshte pasqyrimi kritik i realitetit. Thene keshtu nuk mund te tregosh te verteten pa shkelur ne kallo pushtetmbajtesin, ca me teper kur ky eshte haptazi shkeles i rregullave me elementare te demokracise. Ne se maxhoranca dhe kryeministri zgjidhen (le te themi ne Shqiperi) per te qeverrisur, te gjithe te tjeret perfshi shoqerine civile, shtypin dhe vecanerisht opozita e cila zgjidhet dhe paguhet per kete, kane nje mision te caktuar: Te ndjekin e kontrollojne hap pas hapi veprimet e maxhorances te ciles i eshte besuar drejtimi, ekonomia, financat e ardhmja e vendit. Eshte tragjike, e shemtuar dhe revoltuese kur sheh qe Kryeministri dhe te gjithe te tjeret mbas tij, ne vend qe te degjojne qortimet qe ju behen dhe te japin urtesisht llogari para atyre qe Sovrani i ka ngarkuar dhe i paguan qe ta kontrollojne, ti kerkojne llogari e ti bejne opozite, nervozohen, reagojne pa etike, ngrejne zerin, fyejne deri ne gjerat me intime.
Por eshte e turpshme edhe sjellja e jo pak analisteve, gazetareve e figurave te cilat kane nje emer dhe e vene ate ne sherbim "shajnajes" qeverritare. Pema qe ka kokrra, goditet thote populli. Ne se nuk kane kurajon te godisin- le te heshtin. Historine e Kombeve e kane shkruar Intelektualet qe kane patur kurajon te perballen me pushtetin.
Per kete analize ju jap te

Per kete analize ju jap te drejte z.Nano, madje mu kujtua dhe nje 'xhevahir' tjeter i Berishes " Do ju ngrij buzeqeshjen!". Realisht lekura na eshte bere sholle, veshet na vuisin e i taposim, zeri na eshte ngjirur ne mos na ka zene 'lesh', etj . dhe per cfare ( ? ), per pak demokraci si e gjithe dynjaja. Ne kete drejtim media dhe 'papagallet' e shumte syresh mundohen ta dalldisin miletin , 'ta zere deti', qe te humbas kthjelltesine dhe ta dergoje pjesen 'gri' te elektoratit ( ata qe lexojne, ata qe lundrojne, ata qe dijne dhe perandej kufijve) drejt abstenimit me mendimin fatalist 'qe asgje e mire ketu nuk behet'. Kjo eshte e tmerrshme, qe ne per para ( xhixhe) shesim dhe gjene me te shtrenjte qe kemi ( secili ate qe vlereson me te shtrenjte). Duke filluar nga 'zhgarravitesit' publike, nje goxha tufe kjo qe punojne per njeri tjeterin duke i nxjerre neper dritare televizionesh, kolona gazetash a revistash. E tmerrshme, e dirigjuar mrekullisht, dhe e shperndare tallava ne eter.

Pardje, Sarkozi nga Sheshi Concorde ne Paris ( nuk jam tifoz i tij ) midis te tjerave ne mitingun paraelektoral theksoi ; " Dua t'i drejtohem shumices se heshtur, e cila mban te ardhmen e Frances ne duart e saj. Nuk zgjidhni krah, por vendosni per te ardhmen !"

E ardhmja, le te mendojme per te, por jo duke u hapur trase drejt pushtetit 'qelqesirave' te rinj ngaqe qelbin me pak nga' qelbesirat' e vjeter, se ne fund te fundit 'qelbesira' jane, dhe plaget rrjedhin vetem infeksione...

Skemi ç'te bejme jemi te

Skemi ç'te bejme jemi te detyruar te perserim te njejtat gjera.

Te gjitha lulet humbasin ngjyrat kur dielli vdes;ne mungese te drites te gjitha lulet duken te zeza.

Kapitalizmi i sotem,pa regulla dhe ligje e konsideron demokracine,ate perfaqsuese,qe kemi ne,si nje te pajtuar ne pune.

Arhneim i librit "Njeriu pa vlera" te shkrimatrit austriak Rober Musil deklaron:

"Fitimi te shtyne ne nje aktivitet mental qe nuk eshte gjithmon fisnik.Keshtu qe ne njerezit e medhenj jemi thirrur te marrim komanden e masave(njerezve) ne kete kthese te historise,pa e ditur nese do te jemi moralishte te afte."

Institucioni qendror i demokracise,Parlamenti,ka vdekur.Del pyetja po demokracia a eshte ne rrezik?

Parlamenti tashme eshte trasformuar ne nje sherbyes te Ekzekutivit.

Partite jane kthyer ne distributor favoresh.

Kandidatet e sistemit maxhoritar jane vetem personazhe qe nuk shprehin as programe as ide.Programet nuk dine t'i bejne,idete u duhen per vete.

I vetmi pushtet qe ngelet eshte ai i parase.

Paraja vendos se nga kush,apo per llogari te kujt duhet te qeveriset vendi.

Ne nje mashtrim te madh,te paret qe duhen denuar jane autoret;pastaj vijne ata qe e kane kuptuar mashtrimin dhe vazhdojne te mashtrojne,dhe me pas jane ata festojne pa kuptuar dinamiken,per idiotsi,injorance apo servilizem.

I harruat firmat piramidale?

Publiku i painformuar,pa te dhenat e nevojshme per fenomenin,nuk mund te kuptonte se çfare po ndodhte.Gjithsecili ,sot,qe ka nje vullnet per te shqyrtuar,analizuar,i gjen qe te tre llojet ne kete mashtrim.

Vetem peshqit ne det nuk e kuptojne se ç'eshte presioni i ujit ne thellesi;apo kafshet ne toke se ç'eshte presioni i ajrit!

Ku hyjme ne qe nuk arrijme te kuptojme presionin qe na behet nga te gjitha anet?

Direkt,nepermjet mjeteve te komunikimit,nepermjet te ashtuquajturve "analist".

Gjithçka qe behet ne Shqiperi,behet me aprovimin e se majtes,opozites.

Ky Mustafa Nano qe po shani dhe kritikoni,dhe mire beni,mos mbani asnje per burre te mire,ka thene nje gje shume te zgjuar,po jua kujtoj:

"Nje pushtet teresishte i korruptuar komandon vendin krejt i pashqetsuar veçse ne nje rrethane:kur opozita eshte po kaq e korruptuar siç."

Kjo tragjedi epokale shkruar dhe drejtuar nga kjo elite karakterizohet nga nje egersi pa preçedence.

Kapitalizmi ne 30 vjetet e fundit ka ndryshuar shume,skema eshte e thjeshte.

Ideologet krijojne nje realitet te rrem,analistet keshillojne dhe drejtojne masat drejt ketij realiteti te rrem,njerezit mashtrohen dhe ata se bashku me analistet rrembejne kasat duke i lene njerezit me gisht ne goje:PRIVATIZIMI I EKONOMISE SHTETRORE.

Njerezit mbajne ne xhep apo shesin me çmime te ulta Bonot e Privatizimit.

Kush i blen? Kush privatizon? Kush perfiton?Kujt i falet pasuria?

Ata nuk kane asnje program per te ardhmen,gjithçka bazohet ne rastin,fatin.

Ata hiqen sikur pushteti i tyre eshte i bazuar ne inteligjencen dhe ne asgje tjeter.

Ata manifestojne aspak mirenjohje per pararendesit e tyre,nje mungese maksimale pergjegjsie per detyren,per detyrimet e se shkuares.

Modeli eshte Fatos Nano.Nuk themi te gjithe :Ai eshte i zgjuar,bir k..... politikan i lindur,modern,etjr.

Doni me per Belulin?

Paraqitje e shemtuar ,nje realitet qe te ben qe te te vije per te vjell!

Zgjidhja?

Per mua eshte shume e thjesht,fillon me faktin qe gabimi eshte tek une dhe s'ka nevoje ta kerkoje tek te tjeret,tek e kaluara,tek e ardhmja,por mjafton qe te Rizgjohem dhe te filloje te kuptoje,te ze mend,te behem i vetedijshem,te hap syte dhe te shikoj,te analizoje,te shqyrtoje.

Kjo do te beje qe te ndriçohem dhe te filloje te ve ne diskutim gjerat,bindjet,te gjitha:Bindjet fetare

Bindjet politike

Bindjet sociale

Bindjet psikologjike

Kam kuptuar se "Jeta eshte nje banket dhe tragjedia eshte se pjesa me e madhe e njerezve eshte duke vdekur nga uria."

Kam kuptuar se njerezit nuk jane te mire,jane te keqinj,aq sa ju,te keqinj,kuptuat dhe çfare mendoni se kerkojne?

Interesin e tyre personal,tamam si juve,s'ka asnje diference.

Doni te zgjoheni,doni te jeni te lumtur,doni lirine,demokracine?

Athere braktisni idete e juaja false,mos u genjeni nga personat,perderisa nuk genjeheni nga vetja e juaj,perse lejoni qe ta bejne te tjeret?

Cfare eshte zgjimi?

Kur ju thone qe : Nuk mund te beni asgje! ju pergjigjuni :Ne fakt po,mund te zgjohem.

Natyrshem do te lindte pyetja :Po ti je zgjuar?

Cfare rendesie ka,mos kerkoni qe te mbeshteteni tek une? Per t'ju dhene shpresa ,premtime per te ardhmen ,etj. Mashtrim.

E vetmja gje per te cilen mund t'ju sherbeje nje njeri juve eshte qe te veri ne diskutim idetete e juaja.Nese jeni gati te degjoni dhe t'i vini ne diskutim,diçka mund te beni,por askush s'mund t'ju ndihmoje

Analiza fillon me veten: AUTOANALIZE, te shqyrtosh gjithçka qe eshte brenda dhe jasht teje deri ne piken ekstreme,sikur te behet fjale per nje njeri tjeter.

Deshironi te ndryshoni boten?Filloni nga vetja juaj.

Hiqni dore nga etiketat. Ky eshte ........... ai eshte .......... etjr.

Deshironi te zgjoheni apo deshironi te rrini ne erresire?

Preferoni te veproni me vetedije apo pa qene te ndergjegjshem per fjalet e juaja?

Sokrati thoshte :" Nje jete e pavetedijshme nuk eshte denje per t'u jetuar."

Nje vertete qe s'ka nevoje per shpjegime e megjithate pjesa me e madhe e njerezve ben nje jete rutine,mekanike,me mendime mekanike,kryesisht te te tjereve,emocione mekanike,veprime mekanike,reagime mekanike.

Sepse shpesh ne jetojme per te kenaqur opinionin e te tjereve.

nese doni te kuptoni gjeja e pare qe duhet te beni eshte : GJENI VETEN.

Apo me mire : Kush jam une??

Vazhdon neser.kaq per sonte,shpresoj qe te mos ju kem lodhur.

Edhe une besoj se ceshtja e

Edhe une besoj se ceshtja e te bertiturave te Berishes eshte komplet tangeciale. Nje politikan qe ben propagande e asgje me shume. Problemi ishte sistemi i votimit. Ishte komplet jodemokratik, por PS nuk ka goje te flase me shume sepse vete Rama futi votim te hapur ne Kongres kur rrezikohej karrigia e tij.

Problemi tjeter i madh i kesaj ceshtje, eshte kandidatura Visha. Per kete sot Andi Bushati ben nje shkrim, ku e quan jo morale si veprim. Per kete kisha nje koment, qe besoj se eshte i rendesishem e relevant dhe per kete shkrim.

Une jam dakort me Andin, po besoj se e gjitha kjo eshte e paplote. Gazetaret shqiptare vazhdojne ende te shohin per "moral". Po ai ne politike nuk gjendet asnjehere sic e kerkojne ata. Ne politike e ne shtet ka rregulla e institucione qe jane ndertuar per te nxitur sjellje te mira, ajo nuk i lihet ne dore qefit te politikanit.

Besoj qe ky eshte nje rast i mire per te shpjeguar se cfare roli luajne institucionet partiake, dhe pse problemet shqiptare ne fakt jane probleme e institucioneve dhe jo e sjelljes imorale.

Ne rast se ne PS do kishte gara te hapura per vendet per deputet, primare, atehere asnje ose shume pak deputet te PS do votonin per Vishen. Kjo sepse do i duhej te sqaronte voten perpara bazes qe qartesisht nuk e donte kete kandidature. Kryetari e kupton kete fakt dhe nuk e propozon fare Vishen sepse e kupton qe nuk e votojne as te tijet. Po te jete aq budalla sa ta bej, krijohet menjehere nje fushate per ta hequr. E duke pare reagimin e bazes socialiste ndaj Vishes po te kishte gare te hapur kjo kishte gjasa te ndodhte. Pra nuk ka nevoje per te qene "moralista". Thjesht nje parti vertete demokratike, me rregulla e gare te mirfillte gjeneron vete sjellje te mira te politikaneve.

C'ndodh realisht? Kryetari ka pushtetin e listes se deputeteve. Keshtu qe deputetet nuk frikesohen per reagimin e bazes, po per ti bere qefin kryetarit qe i ben deputet. Pra kryetari i shmanget nje niveli kontrolli, atij te deputeteve. Ne parti nuk ka gare dhe hapesira te tjera per ta sfiduar keshtuqe i shmanget dhe nje tjetri. Procesin politik e kane bllokuar dy partite, PS-PD, keshtu qe nuk ka zera te tjere per ta kritikuar. Kryetari e di se edhe me kete gabim perseri del ju thote te tijeve "une edhe bej gabime, po nuk jam Berisha, keshtuqe mos u merrni kot me mua". E nderkohe perpiqet te krijoj pak kaos me nje kandidature komplet imorale.

Morali i fabules eshte qe gazetaret, Muci e Andi e te tjeret, nuk duhet te harxhojne shume fryme per te kerkuar sjellje moraliste. Ata duhet te kerkojne qe te krijohen institucionet e mirfillta demokratike, nga nje organizate baze e nje partie e deri ne institucionet e medha shteterore. Kur keto operojne si duhet, nuk ka fare nevoje per kerkese "morali". Ate e nxit vete sistemi politik. Muci kete gje as qe ka ndermend ta kuptoj mesa shoh une. Shpresoj te pakten te tjeret te jene pak me mendjehapur.

nese nuk e doni

nese nuk e doni bashkepunimin na thoni,por mos e hiqni kometin tim,ku skishte fjale te pista apo llafe turpi si i quajn femijet tuaj te nderuar censurues.

Z.Zapbone,ka mundesi te jesh

Z.Zapbone,ka mundesi te jesh njeri i pafytyre.Ti rron vetem ne ujra te turbullta,ai eshte oksigjeni yt.Ndaj,me qellim perzien egjerin me grurin.Meqe ky grure nuk qenka i cilesise se pare,eshte me mire,na thua ti (pjestar i bandes kriminale te Saliut,qe te eshte ngarkuar ky rol ),qe ky popull te haje egjer.Ti je nje nga zagaret e sulmit qe perdor Saliu,por me nje lehje me "ndryshe"ne sinfonine e taborrit te zagareve qe terheqin sliten e Saliut.Ndaj,meriton vetem...peshtymen !

O Mustafa mbylle fare kete

O Mustafa mbylle fare kete gazeten ne vend te behesh loloja e Ilir Metes. Ti e di mire se Saliu pa Meten nuk do ishte kaq trim se eshte edhe ca plak tani.

Ilir Meta me shishin e tij ka mbushur dynjana me intriga kunder familjes sate, duke mos te kursyer edhe nen tende per probleme morali andaj me vjen per te vjelle tek te lexoj ty qe na ke inspiruar moral ne politke do preferoja ne vendin tend te bashkohesha me Mero Bazen ...por kjo s'ka si te ndodhe skraparlinjte nuk kane aq shume tru, ne fakt jeten e kane te lidhur me stomakun...

Add new comment