Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në këtë 100 vjetor
Pëllumb Kulla

Revista Java ka nisur një bashkëpunim me Pëllumb Kullën. Në një rubrikë me titull “Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në 100 vjetor” publikohen çdo javë katër a pesë shprehje satirike të …. Zike Pallaskës pra. Dhe merret vesh se Zike Pallaska është Pëllumb Kulla d.v. Ja disa prej frazave të Kullës të publikuara në dy numrat e fundit:
- Shqipërisë do të ishte më mirë t’i kish mbetur komunizmi, se sa i mbetën komunistët.
- Kot e pengonit Berishën të zgjedhë! Ai nuk është përpjekur asnjëherë për interesat e tij të ngushta vetjake. Nuk e keni vënë re që në institucionet themelore ai zgjedh gjithmonë kundërshtarë të tij?
- Programi televiziv Fiks-Fare është nga më të suksesshmit në historinë e televizionit. E gjithë kjo ndodh falë një bashkëpunimi brilant. Aty kanë meritë shumë vetë, por unë do të veçoja dy bashkëpuntorët kryesorë: Filip Çakulin dhe …Sali Berishën!
- Mensuri, u zgjua hapi gojën, pastaj sytë dhe e nguli vështrimin mendueshëm në tavan. “Moj grua”, pyeti, “me cilën parti isha unë javën që shkoi? Me LSI-në, apo me PS-në?”
- Me një qeveri si kjo, ç’na duhen armiqtë e kombit!
- Grave shtatzëna u vete mendja per kumbulla të tharta, për qershi, apo manaferra dhe u plotësohet dëshira. Gruas shtatëzënë të një deputeti të Opozitës i kish vajtur mendja për… zgjedhje të parakohshme!
- Kanali ynë televiziv paguan filmime të rralla. Me që kryeministrin e kemi të filmuar vetëm duke folur pambarimisht, ne do t’i paguajmë një milion euro atij që na sjell një filmim me Berishën duke dëgjuar ndonjë deputet a ndonjë ministër teksa ky i raporton apo i jep mendim.
- Unë po ngisja makinën, por policia më ndaloi se po kalonte një ministër. Edhe ministrin e ndaluan, se po kalonte Presidenti. Por i pari i vendit nuk e pati të gjatë dhe bëri stop menjëherë, se po kalonte kryeministri. Çuditërisht edhe ky ndaloi në vend: po kalonte ambasadori amerikan!...
Comments
sikur autoritetet shqiptare
<p>sikur autoritetet shqiptare te ishin vertete kaq te ddegjueshem dhe te bindur ndaj amerikaneve punet do te ishin sidoqofte me mire se kaq.</p><p>Problemet fillojne kur ata perdorin mendjen e tyre te ndritur...</p>
Bamir Topi, Zike Pallaska
<p>Bamir Topi, Zike Pallaska (Kulla) etj. jane te mirepritur te kritikojne tani, por fillimisht duhet te pranojne se gjerat shkonin keq edhe kur ata ishin afer me Berishen, vecanerisht ne vitet 1996-1997.</p>
Add new comment