Regjimit i duhet bërë rezistencë (edhe) atëherë kur regjimi s’e ka me ne

Para një muaji shkrova për “Shqipin” shkrimin me titull “Shqetësime publike mbi motivime personale”, dhe si fabul pata një PD-ist nga Vlora që i shkruante një sms nervoze Berishës në momentin që po votohej për Presidentin e ri, Bujar Nishani. Ky lajm u mor vesh nga një fotografi e Franc Zhurdës. Ky i fundit, i gjendur në lozhën e Kuvendit, kish bërë disa shkrepje mbi Berishën, dhe pastaj, duke bërë zoom in mbi celularin në dorën e Berishës, kish zbuluar përmbajtjen, që ish një qortim korrekt, por i rëndë në adresë të kryeministrit. I kapur më pas në telefon nga gazetarët e “Shekullit”, zotëria nga Vlora thosh: “Nuk kam problem pronash. Kam problem me punësimin tim. Kam qenë në punë në Prefekturën e Vlorës dhe jam shkarkuar në kundërshtim me të gjitha ligjet nga njerëz të korruptuar. Ky është shqetësimi im, e për këtë arsye, i kam dërguar shpesh mesazhe të tilla Kryeministrit”.
Ky ishte motivi i shpërthimit të tij, që më erdhi në mendje dje teksa lexoja një intervistë të Mimoza Ferrajt, dhënë “Shekullit”. Ju kujtohet Mimoza Ferraj? Është ish-studente e dhjetorit 1990, e larguar më pas në SHBA, ku dhe jeton. Në dhjetor të vitit 2010, ajo u kthye në Shqipëri për të festuar 20-vjetorin e lëvizjes, në të cilën ajo, tok me shumë të tjerë, ish protagoniste. Mimoza u bë star i jetës publike shqiptare ato ditë të dhjetorit. Dha një numër intervistash, u takua me do eksponentë të politikës, u shfaq në krah të njërit apo të tjetrit, bëri deklarata e mori zotime të forta. Një nga këto ish dhe deklarata e mëposhtme, të cilën e kam marrë nga arkivi i “Panoramës”: “PD-ja që është sot, është PD-ja që nuk duhet të jetë. Dëshira ime është të kthehem në PD, sepse ajo ka qenë PD-ja ime ku kam kujtimet e Azemit, Arbenit, Doktorit etj., dhe nëse është rrëzuar pak dhe i ka hyrë qelbëzimi, dëshiroj që me ndihmën e Doktorit, ta çojmë atje ku ishte. Nëse doktori na mbështet, [ne mund të arrijmë ta] pastrojmë qelbëzimin në PD”.
Siç shihet, kjo zonjë kish ardhur nga SHBA-të për të pastruar tok me doktorin, e me ndihmën e doktorit, Partinë Demokratike. Atëmot shkrova diçka për këtë zonjë patetike, që të tërhiqte vëmendjen me optimizmin e me qasjen e vet autoreferenciale, dhe në thelb thoja se kjo ndërmarrje, d.m.th pastrimi i PD-së me ndihmën e doktorit, ishte e pamundur, ishte një pesë me hiç, ishte donkishoteske. Thoja në fund të fundit se PD-ja pastrohet duke luftuar kundër doktorit, e jo tok me doktorin.
Dje pra mora vesh se Mimoza është dakord me mua. Në intervistën e dhënë për “Shekullin”, ajo ngrinte zërin kundër sundimtarëve të Tiranës. Çfarë nuk thosh! Thosh fraza të llojit: “Këtu funksionon vetëm korrupsioni, ryshfeti dhe aferat familjare të komanduara nga kryeministri e ministrat”, ose “Korrupsioni që ka përfshirë qeverinë më komuniste sot në Europë të kryesuar nga Sali Berisha, interesat e familjes mbretërore berishiane e fazlliçiane, që po i marrin dhe pikën e fundit të gjakut popullit shqiptar…”, ose “Duke qenë në krye një njeri i tillë [doktori], [i cili] është në mbrojtje të interesave antikombëtare e të korrupsionit, kuptohet që edhe drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore e vendore janë të aftë të kryejnë çdo korrupsion”, etj., etj.
U deshën të kalonin 22 vjet e gjysmë nga lëvizja “e saj” që përmbysi komunizmin dhe 1 vit e gjysmë nga “kthimi pretencioz” në Shqipërinë e saj për të pastruar PD-në, që ajo të merrte vesh se doktori është problemi në PD, dhe jo njeriu me të cilin duhet zgjidhur problemi. Mirëpo përveç kohës që ka kaluar është dashur dhe një hall i veti, që ajo s’ka mundur ta zgjidhë. Dhe ja ku dolëm në dukurinë e njohur, sipas së cilës “shqetësimet tona publike ne shqiptarët i ngremë rëndom mbi motivime personale”.
Si është puna? Zonja Ferraj ka një hall të vetin për ta zgjidhur. Dhe nuk po ia del ta zgjidhë. Ka një pronë që i takon asaj, por që ka qenë dhe është ende nën pronësinë e kompanisë “Albpetrol”, që i është njohur familjes së saj nga Gjykata e Vlorës (këtu kemi të bëjmë me një fakt shumë kureshtar: ky vendim është marrë nga Skerdilajd Konomi, që u ekzekutua në mënyrë mafioze në mes të Vlorës verën e shkuar), e që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave po e pengon zbatimin e këtij vendimi. Është hall mbi hall, nuk diskutohet. Zemërimi i saj në këtë moment, ashtu si përpjekjet e saj për ta fituar këtë betejë me institucionet e korruptuara të Republikës, janë absolutisht legjitime. Madje, edhe shqetësimi publik i saj lidhur me kryeministrin Berisha, i ngritur mbi këtë motivim personal, është logjik e shumë i kuptueshëm, por …. sikur të isha në vend të saj do mendohesha pak për të dhënë atë intervistë që ka dhënë për “Shekullin”. Ajo ka gjithë të drejtën e botës për ta kërkuar pronën që e ka të vetën (do të isha gati t’i jepja dhe unë si gazetar ndihmë në këto përpjekje që po bën për ta çarë murin e institucioneve shurdhe e të korrupsionit shurdhues), por ajo duhet të mendohet mirë përpara se të synojë të bëjë denoncime e kryqëzime të tilla publike të kryeministrit të vendit. Ky i fundit nuk u korruptua tani, me pronat e Mimoza Ferrajt. Ishte i korruptuar edhe një vit e gjysmë më parë, kur Ferraj kërkonte ndihmën e tij për të hequr qelbin brenda PD-së. Dhe fakti që s’ka mundur ta vërejë këtë fakt, e bën, më e pakta, jo inteligjente.
Duhet thënë se ilustrimi i dukurisë së “ngritjes së zërit për të mirën publike, apo kundër së keqes publike, vetëm në rrethanat kur na cenohet e mira private” me Mimoza Ferrajn është pak i padrejtë, pasi këtë gjë e kanë bërë gjithë kohës të tjerë më të rëndësishëm se sa ajo. E duhet thënë se kjo dukuri nuk është vetëm shqiptare. Është bërë proverbial ai rrëfimi i atij pastorit gjerman (Martin Niemöller) që ka përjetuar eksperiencën e nazizmit. I janë referuar shumë atij rrëfimi, por unë po e bëj dhe këtu, pasi është një rrëfim shumë domethënës:
“Në fillim ata [nazistët] u morën me socialistët, por unë nuk bëra zë, pasi nuk isha socialist; pastaj ata u morën me sindikalistët, por unë sërish nuk bëra zë, pasi unë nuk isha sindikalist; pastaj – dihet – iu vërsulën hebrenjve, por unë prapë nuk e ngrita zërin, pasi unë nuk isha hebre; në fund më erdhën mua, dhe pashë se s’kish mbetur askush që ta ngrinte zërin”.
Comments
Pershendetje z.Nano! Per sa

Pershendetje z.Nano!

Per sa kohe qe shkrimet te ngelin ne media dhe ato nuk degjohen mire dhe nuk lexohen mire keshtu ka per te qene shqiperia kur rinia nuk di himnin e flamurit, nuk di historine e popullit te vet. Ne kete vend zoti Nano perhere kane qene PIRAMIDAT qe ja kane marre pasurine ketij populli :

1-PIRAMIDA e viteve te komunizmit ku cdo gje qe e kishte privati ja mori shteti (piramide qe u shemb)

2-PIRAMIDA e viteve 1996 -1997 ku gjithe leket e fituara i moren firmat (piramide qe u shemb)

3-PIRAMIDAT e sotme jane shume por disa me kryesoret jane :

a)Universitetet private qe duhet te paguash mijera euro per nje diplome qe se njeh askush

b)Vendet e punes per te rinjte

c)Pagesat nen dore qe nga spitali, zyrat e administrates,taksat e pagura dhe te pa kthyera ne sherbime.

Shenim: SHQIPTARET po paguajne per te marre provimet me lek ne shtet, po paguajne te marrin diplomen me lek ne privat, po paguajne te marrin patenten pa mesuar makinen. SHQIPTARI ESHTE I VETMI POPULL QE PAGUAN PER TE QENE NESER NJE ``INTELEKTUAL`` IDIOT E I PADITUR, KJO ESHTE SHQIPERIA JONE QE PO PAGUAJME QIMET E KOKES QE TE JEMI TE PADITUR E KESHTU NA DO KY SHTET PERGJITHMONE, KOKEULUR E PA FJALE.

Mimoza Ferraj ???? Ah

Mimoza Ferraj ???? Ah poooooo njera qe ka dale ne demostrate para 22 vjetesh ...... sa domethenese !!!!

Mu hoq kokedhembja nga leximi
Mu hoq kokedhembja nga leximi i ketij artikulli qe I ngjan nje bisturie per nxjerrjrn e qelbit nga plaget e thella te ndergjegjes.
Qofsh ti qe je qe flet per

Qofsh ti qe je qe flet per ndergjegje o Ilir

“Në fillim ata [nazistët] u

“Në fillim ata [nazistët] u morën me socialistët, por unë nuk bëra zë, pasi nuk isha socialist; pastaj ata u morën me sindikalistët, por unë sërish nuk bëra zë, pasi unë nuk isha sindikalist; pastaj – dihet – iu vërsulën hebrenjve, por unë prapë nuk e ngrita zërin, pasi unë nuk isha hebre; në fund më erdhën mua, dhe pashë se s’kish mbetur askush që ta ngrinte zërin”.

Me shume nuk se çfare t'i shtosh! Ky eshte realiteti shqiptar sot

Mustafa, je nje komentator

Mustafa, je nje komentator (jo analist) shume i sforcuar, pa asnje ide. Mero Baze mgjths eshte me pak i ditur se ti arrin te hedhe ide opozitare me efikase. Mustafa merr ca dite pushim se je bere patetik.

Jam dakort me kete shkrim te

Jam dakort me kete shkrim te nanos ne shume pika dhe besoj fort se roli i medias normale ne shqiperi eshte pikerisht per te nxitur reagimin shoqeror ndaj padrejtesive kudo ku shfaqen. Kushdo qe mbron padrejtesine sheterore te familjes Berisha sot nuk ka te drejte morale te kerkoje drejtesi ne te ardhmen. E theksoj qe mund te kete te drejte ligjore/konstitucionale ... por moralisht duhet ta mbylli gojen pasi me heshtjen apo ca me keq mbeshtetjen/justifikimn e te keqes se ketij regjimi (apo atij te meparshem) ja ka hequr vetes kete sens moral.

Me duhet te them nga ana tjeter se gjuha qe perdor nano per zonjen/zonjushen Ferraj me duket disi eksesive dhe ofenduese. E kam fjalen qe shpesh persona publik, te medias - analiste, opinioniste - (po marr si shembull Mucin ne kete rast edhe pse ai nuk eshte shembulli tipik) - harrojne sensin e mases dhe te etiketes ndaj personit qe targetojne. Nje person publik ka te drejten e zotit te kritikoje /shaje individe me pushtet dhe cdo fenoment te caktuar shoqeror - ky duhet te jete roli i tyre ne fakt - por kur perpiqet te anatemizoje e ofendoj dike nga publiku i thjeshte (si puna e Ferraj) madje nga kendveshtrimi i nje superioriteti te caktuar moral e intelektual atehere pushon se marrurri me fenomenin "ferraj" dhe merret me personin/femren Ferraj (madje duke tingelluar pak si "I told you sooo").

Kjo nuk shkon, nuk tingellon mire.

Ne rastin Ferraj ndaj me Mucin te njejtin mendim per anen morale te rastit ne fjale dhe si nje fenomen i shemtuar jo vetem shqiptar. por ne momentin qe personi ne fjale (ce me teper femer) kategorizohet si " më e pakta, jo inteligjente" gjithe shkrimi humbet vlera duke u kthyer ne ofendime personale dhe aspak etike. Muci besoj e kupton se Ferraj nuk eshte apsak "jo inteligjente" per ato qe ka thene dhe bere gjate ketyre viteve si dhe vete Muci nuk eshte personi me inteligjent dhe qe ka te drejte te jape gjykime mbi inteligjencen e te tjereve. Ca me pak ne forumin/Blogun e tij dhe ca me pak nga pozicioni i tij si person publik.

Unë e vlerësoj M Nanon se

Unë e vlerësoj M Nanon se flet hapur dhenuk mendoj qe e ka fyer Mimozën. Mimoza shohim përditë me shumicë. Pse ka të tillë dhe analistë e gazetar që i rumbullakosin ngjarjet dhe prandaj jemi duke u tërhequr zvarë

Add new comment