Letër e hapur z. Lulzim Basha

Postuar në 14 Korrik, 2012 03:05
Nertil Jole

Zoti Basha,

Vendosa t’ju drejtohem me këtë letër të hapur në një përpjekje modeste për të denoncuar publikisht një shkelje flagrante të ligjit nga administrata aktuale e Bashkisë së Tiranës e iniciuar nga ju personalisht si dhe për faktin që ju nuk iu përgjigjët kërkesës sime për një takim, ku doja t’ju thosha drejtpërdrejt mendimin tim për këtë akt.

Në Prill të vitit 2011, pasi përfundova studimet në Angli, u rekrutova si punonjës në administratën e Bashkisë së Tiranës pas një konkurrimi të hapur e korrekt, ku u shpalla fitues, ndryshe nga mënyra e rekrutimit që po zbatoni ju. Deri pak kohë më parë, ditën kur u plotësua një vit në këtë pozicion dhe kur ju vendosët arbitrarisht të më largoni nga puna, isha pjesë e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, si specialist arkitekt në sektorin e Planeve Vendore. Gjatë këtij viti pune kam qënë i përfshirë në plotësimin e detyrave të sektorit dhe në këtë kuadër, gjatë procesit të zhvillimit të konkursit ndërkombëtar për zgjatimin e bulevardit dhe lumit të Tiranës, u ngarkova të jem pranë studios ‘’GRIMSHAW”, fituese e këtij konkursi.

Në javët e fundit u ndodha para presionit të drejtuesve të mi direktë për t’u larguar nga puna vullnetarisht, për arsye që nuk kishin të bënin me performancën time si punonjës publik dhe as atë profesionale. Ju e dini mirë; arsyeja është thjesht politike dhe lidhet me prononcimet e mia në shtypin e shkruar, rreth një vit më parë.

Pasi refuzova kërkesën për dorëheqje, drejtuesit me shumë nxitim dhe paaftësi profesionale e proceduriale më vunë përpara një vlerësim pune qesharak e të turpshëm, të pretenduar si një vjeçar, ndërkohë që, ata dhe vetë ju kishit më pak se një vit nën çatinë e atij institucioni. Vlerësimi, që nuk pasqyronte aspak të vërtetën e bashkëpunimit dhe angazhimit tim serioz në punë, sherbeu si justifikimi “zyrtar” për largimin tim nga puna në datën 13.05.2012.

Unë kurrësesi nuk mund të pranoja që ju, duke përdorur si “mashë” këta drejtues eunukë, të nëpërkëmbnit integritetin tim qytetar e profesional. Për këtë arsye ndoqa rrugën ligjore të ankimimit pranë Komisionit të Shërbimit Civil. Ky komision, vendosi shfuqizimin e vlerësimit të bërë sipas urdhërit tuaj nga një treshe marionetash, dhe pas kësaj edhe zhvlerësimin e vendimit absurd për largimin tim nga puna, që mbante gjithashtu firmën tuaj.

Ky vendim më forcoi bindjen për dy gjëra; e para, ligji shkelet lehtësisht kudo ku ju drejtoni, dhe e dyta, që premtimet tuaja elektorale ishin thjesht falsitet.

Pavarësisht lustrës e propagandës suaj për një mendësi të re dhe një vizion ndryshe, gjithçka është një demagogji dhe shumë pak demokraci gjallon në atë institucion. Nuk jam i zhgënjyer kur konstatoj se frymëzuesi i kësaj filozofie të vjetër partizane, jeni ju. S’mund të ndodhë ndryshe në fakt, kur vetë ju si titullar i atij institucioni, jeni produkt i një procesi zgjedhor të përçudnuar e ristanizuar.

Zoti Basha, sado që përpiqeni të ruani një profil politik europian, uroj ta dini se të qënurit vërtet i tillë nuk buron nga imazhi, por nga veprat në praktikë, nga mënyra si kontribuohet për të përmirësuar qeverisjen, sistemin, shoqërinë, duke kultivuar një kulturë meritokracie e jo servilizmi apo militantizmi. Çdokush me punën e tij të përditshme kontribuon në shoqëri dhe dinjiteti i njeriut nuk formësohet nga hierarkia, por nga ndershmëria, vullneti, aftësia, vlerat dhe produkti. Kanë qënë këto elementë që më kanë ndihmuar të punoj, duke mos e parë angazhimin tim si shërbim politik, por si shërbim dhe kontribut për kryeqytetin tonë.

Dua t’ju kujtoj se ato çfarë kam shprehur publikisht në shtyp e që ishin arsyeja e vërtetë për largimin tim nga puna, janë probleme të njohura për opinionin e gjerë e jo vetëm kryeqytetas.

S’mund të heshtim të gjithë zoti Basha, kur në mes të Europës, në bulevardin kryesor të kryeqytetit, në vitin 2011 vriten 4 qytetarë të pafajshëm. Në një vend normal, sigurisht që së paku një përgjegjësi morale, në mos penale për këtë ngjarje të rëndë do ta mbante kushdo Ministër i Brendshëm pavarësisht nga emri. Fakti që ju nuk e morrët kurrë përsipër këtë përgjegjësi, s’do të thotë se qytetarët nuk e dinë se kush i shmanget drejtësisë. Siç dinë faktin, se ju jeni në krye të bashkisë, jo si i zgjedhur nga një proces i ndershëm e demokratik, por si rezultat i nënshtrimit të drejtësisë, sigurisht jo për llogari të interesave të tyre.

Fakti që ju, ish ministri i Transporteve, nuk jeni gjykuar ende për akuzën e vjedhjes galopante të rrugës së Kombit, s’do të thotë se qytetarët nuk e kuptojnë pse një gjyq mbyllet procedurialisht dhe mban drejtësinë të kyçur.

Fakti që ju z. Basha, në postin e ministrit të Jashtëm firmosët për të falur kilometra të tërë katrorë pasuri kombëtare ujore, nuk do të thotë se qytetarët s’e dinë që për kredo politike, qeveritarë të papërgjegjshëm si ju ,trajtojnë pasurinë kombëtare dhe atë publike si të ishte një plaçkë në pronësi të tyre. Ashtu siç po trajtoni edhe bregdetin tek Uji i Ftohtë në Vlorë, ku në mënyrë abuzive e të kundraligjshme po ndërtohet një kompleks pallatesh mbi det. A thua se edhe deti është pronë e familjes suaj!?

Sot që flasim, kryeqyteti vuan në mënyrë sistematike nga vendimarrjet tuaja të kundraligjshme, që fillojnë nga shkarkimet dhe keqtrajtimet e punonjësve të thjeshtë e deri tek menyra se si menaxhoni projekte të rëndesishme për qytetin.

Ripërsëris këtu shqetësimet e ngritura për qendrën e Tiranës, për parkimin nëntokësor pranë stadiumit “Qemal Stafa”, për problemet që ka prodhuar arbritrariteti juaj i fundit në Parkun e Tiranës. Të gjitha këto, por edhe të tjera kanë të përbashkët arrogancën me pushtetin dhe patjetër edhe karakteristikën tuaj kryesore, që është shkelja e ligjit dhe injorimi i strukturave të pushtetit vendor, të zgjedhura nga qytetarët.

Zoti Basha,

Të ishte në dorën tuaj, me siguri do kishit larguar nga detyra gjithkënd që ka kurajon të ngrejë zërin për lehtesinë me të cilën ju e shkelni ligjin, qofshin qytetarë të thjeshtë, gazetarë, analistë apo intelektualë. Sigurisht, për t’i zëvendësuar me miq, kunetër, teze, kushërira.

Kjo përveçse dëshmon për standardet e ulëta me të cilat funksiononi, në të njëjtën kohë lartëson vlerën që ka liria e shprehjes dhe nevojën që ka kjo shoqëri për të denoncuar fenomenet negative dhe individët që i bartin.

Ka vetëm një shenjë pozitive në sjelljen tuaj. Ju vetë e keni kuptuar se imazhi që keni servirur, tashmë ka humbur dhe ka nëvojë për një “botox politik”.

Me një logjikë infatile, jeni gati të përdorni edhe figura ambasadorësh të rëndësishëm në website-n zyrtar, me shpresën se kështu mund të mbuloni “perëndimin” e imazhit tuaj të shtirur pro-perëndimor.

Në fund dua t’ju them se vërtet ndihem i lënduar nga vendimi juaj për largimin tim nga puna, por jo nga motivi i tij.

Ky motiv nuk ka të bëjë aspak me mua. Përkundrazi, ai ka të bëjë me ju. Vetëm me ju!

Comments

Submitted by Reformer (not verified) on

Nese persona si ti Nertil do te flasin dhe do te luftojne, e ardhmja do te jete e ndritur.

Por akti i denoncimit i shkeputur ne vetvete, ndonese ka nje impakt te rendesishem kur behet publik, nuk mjafton. Duhet te ngrihemi te gjithe per te rrezuar pseudo-europianet. Duhet qe njerez si Nertili te mbeshteten me te gjitha forcat dhe menyrat, duke filluar nga ana morale se pari, gje qe po perpiqem  ta bej edhe une me keto dy rradhe qe po shkruaj, ashtu edhe me menyra te tjera nga organizatat shoqerore dhe politike. Ndryshe e ardhmja jone, e te gjitheve ne, dhe mbi te gjitha e femijeve tane, do te jete shume e zymte.

Submitted by Arnaut (not verified) on

100 here bravo Nertil dhe 100 here turp Basha.

David, me mire naiv e i ndershem apo pidhsome dhe i korruptum?

Submitted by davidi (not verified) on

karnaut

Submitted by Baci (not verified) on

epo dhe vete shqiptaret u mesuan me korrupsionin dhe maskare

Submitted by beni (not verified) on

Cfare plehre ky Nertili, e nis shkrimin si teknokrat korrekt administrate dhe e vazhdon si ekstremist i mjate qe do ia kishte zili dhe skender gjinushi. Dhe pastaj thote qe Basha e ka hequr per arsye politike. Plehra si ky nuk duhet te kene vend ne asnje lloj administrate

Submitted by Anonim (not verified) on

Ta paska fut keq Beno. Ti, si demokrat i voge e  i pafajshem, gjithe qejf, nise te lexosh artikullin se tu duk si shkrim teknokrati korrekt qe lavderonte Bashen. Ai Nertili i poshter, me pas, ta futi sepse te doli qe ishte i majte qe po shante Bashen. Ty, te dhembi aq shume sa del dhe i ve epitetet plehre, ekstremist i majte dhe ... Gjinushi.

Beni, me kete dliresi qe ke mos hyr ne internet. Eshte vend i rrezikshem. Ta fusin.

Submitted by Anonim (not verified) on

O bole/ben/bon/ban apo çfare je. Edhe ti e dashke shume lulen e bashkise. Paske perfituar nga PD-ja. Tani mund te jesh diku duke pire apo duke shitur miell nen mbrojtjen e Lulit, por jo duke punuar si ai qe parane e fiton me pune. Te lumte se koha jote ka ardhur, koha e batakçinjve.

Submitted by Xoni (not verified) on

Beno, Luzimi nuk e ka as grun e bukur qe tja kete gjujte ky Nertili
Dhe ky Nertili paska studju ne Angli jo si lulja qe ka qene pastrus tavlash duhoni as kamarier jo
Tashi me thuj nje arsye pse e paska heq dhe pse qeka plehre
Beno burrat qe s'jane per grate e veta ska si te jene per Tironen cdo me Lulin ti ???edw

Submitted by Jona (not verified) on

Çfarëdo bindje politike që mund të ketë ai, Luli nuk ka asnjë të drejtë ta pushojë nga puna për sa kohë që kryen një punë të mirë. Nepotizmi, korrupsioni, vënia në punë e njerëzve partiakë, dhe heqja në punë e njerëzve partiakë. Për sa kojë do jemi dakort me këtë mënyrë të funksionimit të gjërave.
Basha nuk ka të drejtë ta heqi për arsye politike mor qytetar, se bashkia nuk është pronë e veta, është pronë shtetërore, është prona e gjithë qytetarëve që paguajnë taksa në këtë vend. Nëse Bashës nuk i pëlqejnë mendimet e zotërisë, nuk ka asnjë të drejtë ta heqi nga puna!

Submitted by tom (not verified) on

Mire e ka shkruar....por e ka adresuar gabim. Kjo i duhet cuar prokurorise, gjykates, avokatit te popullit, ambasadave te huaja, organizmave nderkombetare....Lulka vetem sa ka qeshur....Trustin e lulelakres nuk e gjen gje....

Submitted by davidi (not verified) on

ne leter nuk ka asnje prove, vetem jehone te fjaleve te gazetave, me fjale nuk shkohet asgjekundi. pushteti nuk luftohet ashtu. as partia e nertilit nuk ka per di dale atij per zot. duhet te luftonte vete. nertili para se ta largonin duhet te gjente ndonje menyre, ndonje fakt, ndonje dokument mbi shkeljet konkrete qe ndodhin ne bashki dhe ta perdorte si kundershantazh. vetem keshtu per fat te keq mund te ruash veten dhe vendin e punes. duhet t'ia paguante me te njejten monedhe. keto lloj menyrash per te goditur bashkepunetoret me bindje te tjera politike si ajo qe eshte perdorur kunder nertilit nuk jane shpikur tani, nuk jane te parat dhe nuk do te jene te fundit. per fat te keq jane perdorur nga te gjitha palet ne pushtet. naiviteti dhe pritshmeria e ndonje ndihme nga opinioni qofte dhe i huaj duhet braktisur sepse ne nje shoqeri te politizuar si kjo e jona te gjithe jane te lidhur me fije shumefishe interesi dhe pine te cica e pushtetit si dhe pervec kesaj mund te hash edhe ndonje denoncim per shpifje dhe ta pesosh si Sajmir Tahiri qe edhe pak dhe mund te falimentoje partine e vet financiarisht. opinioni se gjerat duhen denoncunar publikisht eshte mashtrim, sepse eshte ngritur qellimshem per te devijuar njerezit nga menyra e vertete e reagimit: sy per sy e dhemb per dhemb.

Submitted by Anda (not verified) on

Bravo Nertil.
Nuk do ta kete te gjate e qeshura false e Lulit
Nese djem si ty ka edhe te tjere ka shprese shqiperia! Suksese Nertil!

Submitted by Benit (not verified) on

Ti Beni, nuk je gje tjeter, vecse nje ekstremist rrugac ... Prandaj jemi ketu ku jemi o i mjere!!

Submitted by davidi (not verified) on

ha ha ha e bukur kjo, duket qe e paske sefte ne keto komente. ke vene aty ku duhet te vije emrin tend ate te benit dhe komenti yt duket sikur eshte i benit per benin. ha ha ha

Submitted by XY (not verified) on

O David, po c'rendesi ka! Rendesi ka qe eshte per Benin nga kushdo qofte. Rendesi ka mesazhi!

Submitted by Goni, SHBA (not verified) on

Po nuk do mbaje Basha djem si t io Nertil, se i duhen militantet , qe t'iu marre jevgjve edhe biznesin e kanaceve .Per mua nuk ke humbje qe ke ikur nga ajo administrate e krimbur militantesh te djathte, asgje nuk do fitoje ne profesion. Vazhdo rrugen tende, te uroj te mira

Submitted by Miri (not verified) on

Mire e ke thene o djale, je treguar shume i permbajtur dhe qytetar. por luli me teze e xhaja ka lekuren shjolle. s'i dhimbset as populli as tirana. jane hajdute me cizme dhe vjedhjet duan t'i mbulojne, ndaj nuk iu duhen djem te MIRE.

Submitted by eli (not verified) on

Nuk arrij te imagjinoj nje te lauruar ne Angli qe te beje kete lloj lufte ! Shpresoj se dicka do keshe kuptuar nga ai vend dhe nga llogjika e punes sot kudo.

Pse nuk i ben pyetje vetes; se si mund te punosh me Lulin si nje idhtar i Edit qe je?

Nuk te jep pershtypjen e nje te laureuari ne Angli mor djale, shko puno ne P S  se atje e ke vendin qe te meresh me politike dhe jo me arkitekture a ndertim.

Submitted by Ali (not verified) on

Zonje Eli, po ju te PD punoni?? Se nga logjika juaj keshtu me dukeni ...faleminderit

Submitted by Ada (not verified) on

Eli, do jete e stafit te Lulit ... sepse nuk kupton qe po te kritikosh Lulin s'eshte e thene te jesh patjeter i Edit... Apo jo Eli? Ti cfare pune ben? Lyen kepucet e Lulit?

Submitted by "Lirine nuk ua ... (not verified) on

Me bere kurioz, Eli, kur shkruan per “llogjiken e punes kudo”... pyes veten per cfare llogjike e ke fjalen? Kush eshte kjo llogjike misterioze qe vetem ti e njihke?

Duhet ta konsiderosh veten me fat sepse jane te vecante ata qe kane nje koncept kaq diktatorial per demokracine. Citoj: “si mund te punosh me Lulin si nje idhtar i Edit qe je?”. Eli, ne cilin shtet perendimor e ke mesuar qe nuk mund te punosh me Lulin nese je idhtar i Edit? Apo ke hall se mos pemet qe do te te mbjellin neper lulishtet e Tiranes do te te mbartin ideologji te majte?! Eshte e qarte qe ti vazhdon ta konsiderosh partine si nene. Ti e ke te qarte qe deshiron te jetosh ne nje vend diktatorial. Une nga ana tjeter ashtu sikurse besoj edhe shume te rinj te tjere, kemi te qarte se deshirojme te jetojme ne nje vend demokratik ku njerezit jane te lire te kene c’do lloj bindjeje politike pa kompromentuar vendin e punes, sic ndodh ne vendet perendimore qe ti pretendon se i njeh mire ...

Submitted by Enis (not verified) on

PO MENDOJA TE NJEJTEN GJE.....DUKET QARTE QE LETRA ESHTE SHKRUAR NGA NJE MILITANT I PS ....TE RROFTE SHKOLLA QE KE BERE NE ANGLI SE NE LETREN TENDE S'REFLEKTOHEJ ASNJE GJURME PERENDIMORE

Submitted by Agim (not verified) on

Për pallatin që po ndëtohet në Ujin e FTOHTË në Vlorë,është skandaloze.Për këtë kanë faj të madh dhe ata drejtues në Vlorë që i dhanë leje jashtë çdo rregulli,që të ndërtoj pallatin mbi det!!!Apo e kishte pronë të babait???Siç prishin pallatet që janë pa leje ,duhet urgjentisht të prishet dhe ai pallat,sepse është një krim që i është bërë detit.

Submitted by Lele (not verified) on

Bravo Nertil!

1000 mije here bravo!

Patjeter qe ne rruge ligjore ketu tek ne nuk zgjidhet gje por ajo cka ke shkruar eshte shume e larte. Ndihem shume i pezmatuar kur lexoj komentet e disa njerezve te cilet e kane shitur edhe grimcen e fundit te moralit te tyre per t'i sherbyer me devotshmeri despoteve dhe satrapeve sot e mot. Disa  komentatore ketu duket se punokan per mbarevajtjen e pushtetit te maskes dhe te dielen. Dhe kete e bejne falas por me shume urrejtje per ata qe e mendojne ndryshe prej tyre. Sa te mjere!!!

Edhe nje here, Bravo Nertil!

Submitted by Ela (not verified) on

Me vjen keq kur lexoj "punon per Lulin, punon per Edin", bies skandalizohem sesi disa njerez kane kuraje ti thone me ze ato qe mendojne. Bashkia nuk eshte pronesi, eshte institucion   dhe cfare do lloj kryetari i cfare do lloj subjekti politik, eshte ne sherbim te popullit dhe te interesave te qytetit qe mbulon. Mundoheni ta filloni nga kjo,nga perceptimi i asaj qe duhet te jete, pastaj filloni te kerkoni. Cdo lloj kryetari i ri, merr nje pjese te stafit te vet mbrapa dhe por kjo nuk do thote qe ajo "pjese" do te thote nje ndryshim i gjithe administrates. Por populli shqipetar ka bere nje full me padrejtesi, vjdhje, krime nga ana e pushtetit, qofte lokal apo qendror qe asnje gje nuk e skandalizon me, dhe per mendimin tim, nuk jane aq te tmerreshme krimet qe behen sa eshte e tmerresheme indiferentizmi i pjeses se shendoshe te kesaj shoqerie. Une sa here cdo gje kalohet ne heshjte dhe sa here njerezit dorezohen, temerrohem kur mendoj sesi mund te jete krimi tjeter (cdo shkelje ligji ne cdo forme dhe menyre perben krim, ndaj po e pergjithesoj.)

Nertilit i uroj suksese te metejshme dhe i bej urimet e mia pse nuk u neneshtrua dhe dorezua.

Submitted by nik (not verified) on

se cfare konkursi ke dhene ti ne kohen e edit e dine te gjithe.ne ato konkurse fitonin vetem sallaket si ti dhe une nuk di ndonje te djathte qe ka fituar "konkurset" e edit.

prandaj keto "letra te hapura" te babait shpirteror do te japin nje vend nderi ne PS.

Submitted by joli (not verified) on

Emocionuese eshte te shohesh se ne nje shoqeri kaq pasive dhe te nenshtruar antidemokracise, ka te rinj si ty qe dalin nga skemat. Guximi, indinjata dhe revolta ndaj padrejtesise te bejne ty nje shqiptar per tu imituar! Dyshoj se zoteria aspak i nderuar mund te preket minimalisht nga fjalet e tua (gjithmone nese i kupton, per kete dyshoj gjithashtu) ai ka krime te tmerrshme mbi koke, por shpresoj shume qe kush i lexon, te preket sadopak ne dinjitetin e vet si njeri dhe si shqiptar.  Sa per te tjeret, kush nuk shpreson nuk mund te deshperohet, le te vazhdojne te flene.

Submitted by "Lirine nuk ua ... (not verified) on

Te pergezoj per artikullin. Ishte prekes sepse fatkeqsisht pershkruan nje zakon real e jo imagjinar sic duan te na hedhin hi syve disa, pa piken e turpit. Gjithashtu te pergezoj per forcen dhe guximin qe tregon tek i lejon vetes luksin e nje mentaliteti demokratik ne shpirt, brenda nje shoqerie, si kjo e jona, te pushtuar nga mentalitete te kalbura.

Kur dikush shkruan nje artikull si i yti pret qe njerezit te reagojne, te indinjohen nese lexojne te verteta ose te tregojne indiference nese jane te bindur per mosvertetesine e tij. Eshte e qarte nga ajo cka shkruan se ti mbart brenda teje nje kulture te vertete demokracie dhe kjo vertetohet nga veprimet qe ke ndermarre:

ti njeh te drejtat e tua dhe nuk u nenshtrohesh urdhrave arbitrare te eproreve prepotente;

kur te drejtat te shkelen i drejtohesh institucionit perkates per tu ankuar duke shpresuar se aty do te ta njohin te drejten (dhe me sa kuptova keshtu ka ndodhur).

dhe se fundmi, praktikon detyren tende qytetare per te informuar opinionin publik rreth praktikave qe ndjekin eproret servile te zyres se urbanistikes se bashkise se Tiranes ku ti ke punuar.

Sic e shoh une kete situate, kjo e fundit eshte DETYRE qytetare e secilit prej nesh. Te gjithe e kemi per detyre ti tregojme me gisht ata qe shfrytezojne postin ne tentative per te na neperkembur. Sepse duhet ta ndjejne turpin dhe marxhinalizimin te gjithe ata qe duan te na heqin te drejtat e te na shtypin duke shfrytezuar postin qe ua kemi dhene ne.

Por nderkohe qe ti Nertil e gjen kurajon te shkruash per kete problem, dhe per kete meriton respekt, shume te tjere i druhen kercenimeve te eproreve te tyre. Se kjo diktatura e sotme nuk te vret vetem ty qe rebelohesh por gjithashtu te godet femijet duke te hequr punen dhe mjetet me te cilat i ushqen. Si nuk kane turp qe e quajne akoma demokraci kete maskarade?!

Megjithate, eshte i pajustifikuar mentaliteti apatik i shqiptareve te mij, te cilet tashme e kane asimiluar kete realitet aq sa nuk u ben me pershtypje qe eshte i gabuar... Kemi arritur ne nje pike ku imazhi eshte e vetmja gje qe ka rendesi. E ndertojme jeten mbi genjeshtra te cilat bindim edhe veten se jane te verteta. Vlerat morale na bejne per te qeshur, aq sa nuk guxojme ti permendim as ne biseda me shoket sepse rezikojme te na shohin si naive. Dhe nuk eshte per tu habitur: nuk mund te bisedosh per ideale si demokracia me nje popull qe njeh vetem nje filozofi, pragmatizmin.

Por me lejoni t’ju kujtoj te gjitheve se filozofia ne fjale eshte injektuar nga klasa politike aktuale e cila eshte pergjegjese per krijimin e mjerimit ku sot jetojme. Dikur, dikush kuptoi se duke na vendosur ne kushtet e mbijeteses nuk do kishim kohe te gjykonim punen e tyre. Sepse nese koka jote harxhon te gjitha energjite duke menduar gjithe diten se me cfare do i ushqesh femijet te nesermen, ka shume pak gjasa qe ti jape peshen e duhur problemeve madhore por jo drejtperdrejt ne kontakt me realitetin e vogel te se perditshmes.

Kemi pranuar si te mireqene, dhe akoma me keq si te drejte, nje sistem qe popullin e syrgjynos neper burgje te qelqta qe te mos ia shohe formen, nderkohe qe zyrtaret dhe burokratet i ka lidhur me pranga te arta ne menyre qe t’ia embelsoje rrugen e vetkorruptimit moral.

Personalisht jam shume i indinjuar qe populli im nuk di te dale nga kurthet e politikes e cila per ta kontrolluar e percan. Me ngjallin irritim ata te verber qe nuk duan te shikojne e ata te shurdher qe nuk duan te degjojne kete te vertete. I ftoj keta militante qe te ndihen te lire te jene te verber e shurdhe vetem per veten e tyre dhe te mos provojne te na bindin ne te tjereve se Shqiperia eshte parajsa insitucionale e botes.

Shqiperia nuk ua ka nevojen atyre qe ia percajne popullin neper skuadra. Bindjet politike jane personale dhe nuk duhet te kene asnje lloj efekti mbi punedhenien apo kurikulumin profesional. Nderhyrja e politikes ne vleresimin profesional te punonjesve eshte nje problem real per te cilin te gjithe jemi te vetedijshem dhe per te cilin te gjithe kemi detyren te reagojme. Me kete artikull Nertili vertetoi se shpirti demokratik i shqiptareve nuk ka vdekur. Vertetoi se ka ende njerez te zakonshem, qe nuk e shesin lirine e tyre per asnje cmim.

Prandaj mbeshtes me force revolten tende Nertil. Te uroj fat!

Submitted by Jona (not verified) on

I gjithë problemi është që këto padrejtësi që ne si qytetarë kemi lirinë t'i shprehim, "ia tha po kujt ia tha". Sepse sistemi gjyqësor nuk funksionon, prokuroria nuk funksionon, policia nuk funksionon, asnjë dhe asnjë institucion për mbrojtjen e ligjit dhe qytetarit nuk funksionon. Dhe ne rrimë dele, dhe i lëmë të na heqin nga puna, dhe të bëjnë çtë duan me taksat tona, votat tona.

"If voting made any difference, they wouldn't let us do it" (Nëse votimi do të kishte rëndësi, nuk do të na linin të vonomim) - Mark Twain.

Pra dele si mua dhe ju bashkë, nuk ka demokraci, dhe nuk ka drejtësi në këtë sistem. Kujtojmë se jemi të lirë se mund të shprehim mendimin tonë, po kush na e mbron? Kujtoni se këta njerëz që marrin pushtetin punojnë për ju? Dele, pra dele!

Submitted by Tironc (not verified) on

Para nje viti ne kohen e Rames paska patur konkurse te rregullta pa piken e influences dhe levave ne Bashkine e Tiranes  ... se besoj ...

Fluturon Fluturon Fluturon ....Lopa

Submitted by Mimoza (not verified) on

Pergezime  per cfare shkruan dhe post saj morali qe transmeton ..., por qe une personalisht e zberthej qe te qenit praktik pa cenuar thelbin tend eshte rruga me e mire ...ti mbase e ke parasysh ne te ardhmen e afert ...

Submitted by Anonim (not verified) on

...ia thamoj ia tha po kujt ia tha.....ketu s'degjon me njeri, ketu nuk ta fershellen me njeri, ketu duhet me pak fjale te hidhet bomba atomike, ta shfarose 1 here e pergjithmone kete fare te shemtuar speciesh njeqelizore me pamje prej njeriu, qe kane mbire qe ne gjeneze e qe sa me shume kalon koha, aq me te forte e impenjativ behen per te realizuar qellimin e tyre: ate te mbijeteses me cdo kusht, deri dhe ne marrjen e jetes!

Me keqardhje them se ky revolucion natyral kerkon kohe aq sa iu desh (nqs do e besonim se ashtu ka ndodhur) evolimit te specieve sipas teorise Darwvin-iane.

....e der ahere duhen akoma edhe shume shume kohe.....ndoshta aq shume sa i ben keta 1 qelizoret te mendojne se s'ka dreq qe i ndal!

ps: sa do te doja te kishim lindur 1 qelizor te gjithe, te pakten s'do kuptonim gje...!!!!!

Submitted by Vasiona (not verified) on

Bravo Nertil!!!

Submitted by gjenedhiza (not verified) on

bravo nertil

sa per reagimet negative durim miku im  stani jone kete bylmet ka (me mire te themi keta lloj kafshesh ka pylli jone demokrat akoma dhe me kafshe sesa kafshet e pyllit socialist dikur) benit do ti thosha vetem kaq ..para 3 ditesh trenit tirane durres ne nje zone te shpyllezuar se fundmi e ku jane ndertuar shtepi me leje verbale na shoku sali i qelluan me gure ca si ti se te gjthe aty nga andej jane apo jo? kur trenit te mos i qellojne me me gure kafshet e sojit tend mor ben athere ke te drejten e fjales.tani per tani ca si ti e soji jot na japin emertimin kafshe ne sy te te huajve

Submitted by Objektiv (not verified) on

Nertil ti do kesh shkruajtur per 21 janarin qe te te ngrinte ne hierarki Rama ose per te te fut ne ndonje liste partie...dhe mos trego gjepura per konkurset para 1 viti se njerezit e njohin me mire realitetin ne Tr se ty...1 vit eshte shume pak per te na fyer inteligjencen...partiak je dhe ti por me ambicje je dhe ti dhe aspak nenpunesi qe pretendon!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.