Leksione gazetarie nga shefat

Përveç tragjedisë së madhe të humbjes së jetës së 13 vajzave e djemve në aksidentin fatal të Himarës, në median shqiptare, print dhe online, është hapur dy ditët e fundit debati më i madh për profesionalizmin e gazetarëve, ai i raportimit të reporterëve nga terreni. Kanë shkruar për këtë Lutfi Dervishi, Mero Baze, Mustafa Nano e të tjerë, duke atakuar mënyrën e raportimit të gazetarëve në terren, disa orë pas tragjedisë e mandej në dy ditët e transmetimeve live.
Debati për median është interesant. Ndodh gjithmonë sa herë që ka ngjarje të tilla të mëdha që kërkojnë një mbulim të shpejtë, efektiv, jo alarmues, informues, etik, korrekt, me të dhëna të sakta e shumë detaje gazetarie që i kemi studiuar në shkollë dhe në eksperiencën tonë kaq vjeçare si gazetarë.
Por a pati probleme? Sigurisht që po. A pati raportime skandaloze nga terreni? Sigurisht që po. A pati ekzgjarime? Sigurisht që po. A pati edhe të vërteta? Sigurisht që po.
Të ndalemi te roli i “shefave të redaksive”, ndërkohë që merremi me një armatë të tërë gazetarësh të terren, që merrnin urdhra të ndryshëm nga telefoni: “Shko në Vlorë”. “Jo jo, lëre Vlorën, nisu në Himarë”. “Shiko, në Himarë shko te autobuzi gjej një dëshmitar”. “Ose më mirë, lëre dëshmitarin, shko në qendrën spitalore”. “Dëgjo, lëre qendrën spitalore dhe nisu urgjent për në morgun e qytetit të Vlorës”. “Jo, jo, lëre Vlorën, se po shkon Jozi dhe Topi në spitalin ushtarak...” “Çfarëëëëë?- Ulëret gazetari nga ana tjetër e telefonit. Po unë jam në Vlorë, si të shkoj në spitalin ushtarak”....
Ata gazetarë në terren, me saktësitë dhe pasaktësitë e tyre kanë qenë “heronjtë” e dy ditëve transmetim, pa gjumë, duke vuajtur ankthin e viktimave dhe të të aksidentuarve, por edhe familjarëve të tyre. Ta shohim drejt fenomenin. Gazetarët që ne kemi nuk janë të përkryer. Por të përkryer duhet të jenë redaktorët dhe shefat në redaksitë qendrore të televizioneve dhe gazetave, të cilët, më shumë sesa të orientonin drejt vartësit, u krijuan atyre një konfuzion të jashtëzakonshëm, duke u vështirësuar jo vetëm punën, por edhe raportimin. Mes ankthit që pse “filan TV” kishte një element më shumë sesa “ajo që ne kemi” dhe nën kërshërinë se “pula e komshiut” i bën vezët më të mëdha sesa “pula ime”, konfuzioni i raportimit, më së shumti erdhi nga vetë drejtuesit e medias.
Dhe kishte të drejtë kolegu Aristir Lumezi kur deklaronte në faqen e vet në facebook: Mirë do të ishte që në raste të tilla të një tragjedie, shefat të heqin kostumet firmato, t’u hipin makinave, dhe të raportojnë nga vendi i ngjarjes. Kështu, do të kishte më kuptim që të japin edhe leksione gazetarie.
Gjej rastin të përshëndes punën e palodhur të të gjithë gazetarëve në terren, që me guxim, raportuan në mënyrë urgjente, shkuan të parët në vendngjarje, e bënë shtetin të ngrihej në këmbë dhe të vihej në alarm për përmasat e tragjedisë. Me raportime të plota, gjysmë raportimesh, raportime mediokre, por si “ndjekës” të jashtëzakonshëm të punës së autoriteteve, arritën tia dalin për aq sa mundnin. Përgjegjësitë e tjera, i kemi ne...shefat.
Shqiptarja.com
Comments
Anila, je e kendshme si

Anila, je e kendshme si gjithmone. Pergezimet e mia per qasjen ndaj problemit. Tani më lejoni dhe mua, qe pa qene specialist i fushes, te gjykoj pak formalisht, nisur nga larmia e opinoneve qe po qarkullojne per profesionalizmin e gazetareve. Besoj se mirekuptohemi po te pohoja se gjithe sa thuhet mund te perafrohet me pendulin qe lekundet nga nje ane ne tjetren, deri sa te arrije piken e qetesise. Ju keni te drejte kur kerkoni mbeshtetje profesionale per gazetaret e terrenit - e ajo sigurisht do duhe te vije nga shefat. Por ne nuk mund te ndalemi vetem ne kete konstatim - tuajin apo te z. Lumezi. Sa vlen kjo keshille per shefat, po aq vlen dhe per gatzetaret. E mira, sigurisht, nuk ka fund, por ne nxitjen per profesionalizem, si te shefave, ashtu dhe te gazetareve, nuk ka asgje te keqe. Nese me perkushtimin e te dyteve, brofi ne kembe - siç thoni ju - administrata, me profesionalizmin e tyre, kjo administrate pritet te reagoje edhe me mire. Ajo qe une konstatoj dhe çmoj me shume eshte pikerisht e verteta qe ju pohoni: Administrata qe paguhet me parate tona, ka nevoje per nxites, qe te mund te plotesoje rolin e saj (!!).

Je e pahonepsshme si

Je e pahonepsshme si gjithmone - por ne kete rast ke te drejte

Edhe masa e gazetareve do

Edhe masa e gazetareve do shoshitur nga audienca e do situr nga shefat direkt , sepse ata kane 'ne dore' platformen. Por te mos ndodh me te rinjte,( se ata jane kryesisht gazetar terreni, edhe pse raportimet me shkrim mund t'i kene 'xham' , me goje renkojne , apo anasjelltas ) qe kur paraqiten tek shefat per te nisur nje pune, ne fund te bashkebisedimit t'u thone : ' Ate kasete ( mendte e tua ) fshije tani. Ketej e tutje do nisesh ta mbushesh kaseten nga ne. ' Ose sic thoshte diku dikur Cakuli ' ne zyren e shefit hyre me mendte e tua e dil me mendte e shefit'. Kjo ndodh pergjithesisht, dhe eshte mire kur shefat jane te mire, pa kur shefat jane 'kokebroke' c'te presesh nga te rinjte...Keshtu ka qene dhe Anila ne fillim vitet 2000...

Zhulse ke per te ngel gjithe

Zhulse ke per te ngel gjithe jeten dhe pse ke fillu investon rrogen per kozmetike si Monika e Ilir Metes.

Pse ka kaq shume

Pse ka kaq shume antipati per ju kudo? A ia ke bere ndonje here vetes kete pyetje? Duhet t'ia besh. Kjo eshte e domosdoshme.

E kam pas parim dhe e them

E kam pas parim dhe e them kudo, kur njerezit nuk kane argumente, merren me fyerje personale. Trishtim te shohesh gjithe kete brez qytetaresh shqiptare qe pas 21 vjetesh demokraci kane nje mentalitet per te ardhur keq. @Luan: ka shqiptare komentues qe shkruajne te tilla gjera mediokre sepse i ndajne shqiptaret ne te mire e te keq, zhulsa apo te lare; dmth s'kane pune te tjera, ndaj s'behet dot ky vend.

Lidhur me ceshtjen: komentova punen e gazetareve ne terren pas nje shkrimi te Mucit. M'u duk me vend ta thosha (duke perfshire dhe veten) se situata kaotike ne media u krijua edhe nga konfuzioni i "shefave" qe u gjenden te papergatitur per kete situate. Nuk eshte rasti i pare, te tilla kemi pasur edhe per Gerdecin, edhe per Tragjedine e Farkes, edhe per Fushe-Arrezin...Ka ardhur koha qe ca leksione gazetarie ti marrin edhe shefat!!!!

Anila, vazhdo punen tende me

Anila, vazhdo punen tende me pasion dhe lufto ta ngresh sa me shume nivelin e medias qe perfaqeson. Mos harxho kohen me te tredhurit qe duan ti shohin edhe te tjeret te tredhur. Fjalen zhulc une e kam degjuar ne 95% te rasteve nga njerezit me zhulca qe kam pare.

Ky Anonimi me siper me kujtoi Gezim Zhulcin e famshem te Tiranes (alias Gezim Kulufi). Ne te lagjes ja vume nofken Zhulci sepse ai i therriste te gjithe djemte "o zhulc", kurse mileti e merrte qe nofken Zhulc e kishte sepse ishte tmerresisht i piset.

Anila,une te kam lexuar

Anila,une te kam lexuar pak,me simpati ose jo,po kjo eshte tjeter çeshtje.Shefat jane gjeja me e besdisshme qe ka krijuar ne dekada shoqeria jone,biles ne ushtri quheshin shefa kapterrat.Une kam qene shume i ri shef ne nje sektor,dhe nenqeshja kur degjoja lavdet mes kapterrave,te tere benin shefat mejhaneve,por ne zyrat e eproreve benin servilat e poshter dhe spiunet.Hiqeni nga vetja mentalitetin e shefit,apo te quajturin autoritet te shefit.Shkrimi juaj eshte shume i thjeshte dhe i sqarueshem,tamam me proven e me budallait.Ka mangesira gazetaria,po,qe ka,por sa mangesi do ishte mos t'a kishim fare?Ke bere mire qe ke replikuar,se replika eshte edukate dhe kulture.Po te thane zhuls dhe kokepalare,do te thote qe nuk ka argument,dhe kur mbarojne argumentat dalin ne siperfaqe sharjet tipike te pijeneceve te mbremje,ose te mengjesit,se ka njerez qe e fillojne diten"gia ubriacchi".Ketu ne shkriumin tuaj nuk shoh shume moralizma,shoh thjesht nje sqarim te dinamikes se shtypit,qe eshte frenetik dhe mbi ritem,po kjo eshte ne njefare menyre vete esenca e shtypit.Lajmi nuk te vjen vete,do shkosh ta verifikosh atje ku thuhet se eshte.

Kjo nuk e ka pyetur asnjehere

Kjo nuk e ka pyetur asnjehere veten se pse eshte kaq e pahonepsshme sic e thoshte dikush. Kjo eshte fund e krye mizeralibilitet dhe nuk ka nevoje te thote se "kur s'kane argument merren me gjera personale". Kjo nuk e ka kuptuar ndojehere se c'eshte argumenti dhe kurre s'do ta kuptoje.

Add new comment