"Filtruesit" e vlerave

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 11:10
Albatros Rexhaj

I dashur Mustafa,

Kam kuptuar drejt disa nga shqetësimet që keni ngritur, prandaj edhe mendoj se duhet të përgjigjem.

Piramida e lajmeve në mediat tona – që domosdo fillon me politikën dhe përfundon me kulturën dhe sportin – është relikt i luftës së ftohtë. Në shoqëritë dhe mediumet e lira, jo rrallëherë, përmbyset kjo piramidë, pasi që vëmendja e medias shkon aty ku është vëmendja e publikut. Përmbysja e piramidës së lajmeve - ku një ngjarje jopolitike del në krye të edicionit të lajmeve apo në faqe të parë të gazetës – është shenjë e shtensionimit të shoqërisë dhe shprehje e krijimit të një imuniteti ndaj presionit të vazhdueshëm të politikës. Përderisa ju - dhe shumë të tjerë që mendojnë si ju - këtë zhvillim e shihni ndryshe, unë e shoh si tregues se shoqëria jonë po tregon shenjat e para të një normaliteti - një shoqëri që synon të jetë e shtensionuar nga politika.

Në një kohë jo fort të largët, një gazetar do ta kishte të pamundur të shkruante libra si ai i Fevziut apo si libri juaj i fundit, pasi që për këtë do të duhej të jepnin aprovimin një varg institucionesh filtruese. Në një shoqëri ideale, këto institucione mbikëqyrëse mbase edhe do të mund të bënin filtrim vlerash, por përvoja e njerëzimit me ideologjitë puriste - ato që ngulmojnë në një sistem të paracaktuar të vlerave (komunizmi, fashizmi, fundamentalizmi dhe izmat e tjerë) - tregon se kjo nuk ka ndodhur dhe as që do të ndodhë ndonjëherë. Kjo do të thotë se ju, Fevziu, por edhe autorë të tjerë që vini nga bota e medias, gëzoni privilegjin e të jetuarit në një botë të lirë – të njëjtin privilegj që e gëzon Fareed Zakaria dhe shumë gazetarë të tjerë që kanë botuar libra në tema dhe problematika të ngjashme.

Sa i përket ballos në Pallatin e Brigadave, përderisa aty ishin të gjithë krerët e politikës shqiptare, patjetër se do të bëhej lajm kombëtar. Mendoj se mbledhja e pozitës dhe opozitës në një takim për librin, të shkruar nga një gazetar, nuk është shenjë e joseriozitetit të politikës, por është shenjë e fuqisë gjithnjë e më të madhe të medias mbi politikën (kontrast me kohën kur politika kishte fuqi absolute mbi median). Prania e Nishanit, Ramës, Bashës dhe Metës në takimin për librin e Fevziut, për mua është një tregues i mundshëm se në një të ardhme të afërt, sebep i dialogut në mes të pozitës dhe opozitës nuk do të jenë ambasadorët e huaj, por intelektualët shqiptarë. Nuk e di pse kjo duhet të shihet si diçka e keqe.

Të gjithë ne mund të kemi mendime të ndryshme për performancën e Fevziut si gazetar, si hulumtues arkivash apo si shkrimtar, por nuk duhet harruar faktin e pamohueshëm se Fevziu si personalitet publik, udhëheqës i një nga emisionet më me ndikim në botën shqiptare, nuk është krijuar brenda natës. Në këtë kuptim, mendoj se nuk është korrekte që të tërhiqen paralele me personazhe nga shoubizi, duke i vënë të gjithë në kategorinë abstrakte të atyre që mund të prodhojnë lajm. Nuk e di nëse X apo Y personazhi nga shoubizi shqiptar ka fuqi të nxisë debat intelektual apo të mbledhë në një vend krerët e pozitës dhe opozitës. Në këtë kuptim, secili që, në fushën e letrave dhe debatit intelektual, ka fuqi të prodhojë lajm mendoj se meriton respekt.

Sa i përket çështjes se pse janë heshtur librat e studiuesve të njohur shqiptarë, problemi nuk qëndron në atë që ju e cilësoni si zaptim të hapësirës mediale nga libri juaj, ai i Fevziut apo nga libri im apo pse mediat nuk po e ditkan funksionin e tyre në shoqëri. Në një botë të lirë, vlerat shkencore dhe artistike nuk vinë në shprehje si rezultat i diktatit nga dikush (praktikë e keqe nga e kaluara), përgjegjshmërisë imagjinare të medias (media nuk mund të marrë mbi vete rolin e kontrollorit të vlerave), por vetëm nëpërmjet debatit dhe promovimit të lirë.

Lutem që të mos më keqkuptoni, sepse në këtë pikë nuk ju referohem juve personalisht, por të gjithë atyre thashethemexhinjve dhe intrigantëve që zhurmërojnë pandërprerë. Për mua ngulmimi në disa mekanizma që promovojnë një sistem të paracaktuar të vlerave (p.sh pastërtia e kësaj dhe asaj, kjo bën dhe kjo nuk bën, ky bën dhe ai nuk bën, pse kjo dhe pse jo ajo, etj) janë tendenca të një fashizmi (monizmi) të heshtur. Të gjitha ideologjitë fashiste (qofshin ato sociale apo religjioze) në fillim paraqiten me petkun e mbrojtësit të vlerave, ndërkaq, pasi që të lëshojnë rrënjë, nuk ndalen derisa të fitojnë pushtetin edhe mbi lirinë e të menduarit. Prandaj, duhet të ritheksoj, debati i lirë është mekanizmi i vetëm filtrues dhe promovues që njeh bota e lirë. Dhe debati gjithnjë ngacmohet nga dikush apo nga diçka, qoftë ajo edhe xhelozia primitive ballkanike që fatkeqësisht është pjesë e përditshmërisë sonë.

Po e ripërsëris veten nga shkrimi im i parë: Le të bëhemi tërësisht të sinqertë, po të mos ishte libri i Fevziut, pakkush do të merrej me Ahmet Zogun. Debati për Zogun do të vazhdonte të ngelte në tezat e vendosura gjatë monizmit. Aq më tepër, pakkush do të kujtohej se paska studime të tjera për Mbretin Zog. Edhe ky bashkëbisedim i yni (që për dikë edhe mund të duket si polemikë) është në funksion të asaj që opinioni publik të njoftohet me gjëra dhe personazhe që jo të gjithë i dinë apo i njohin.

Fevziu është brenda zhanrit të tij (në shkrimin e kaluar e kam bërë tipizimin e librave të tij) dhe duhet pranuar se atë e kultivon shumë suksesshëm. Ndërkaq, Kristo Frashëri, Arben Puto, Pëllumb Xhufi, Shaban Sinani dhe studiues të tjerë, që ju me të drejtë i keni përmendur, janë po ashtu brenda fushës së tyre të ekspertizës dhe botimit karakteristik të natyrës akademike. Në mes të Fevziut dhe këtyre të fundit nuk mund të ketë rivalitet. Thjesht, janë dy botë të ndryshme, por që plotësojnë njëra-tjetrën. Nuk kuptoj pse kjo duhet të shihet me sy ndryshe.

Gazeta Express

Comments

Submitted by Diferenca Eshte... (not verified) on

Albatros,

formalisht, jeni i paqortueshem, por pikerisht prandaj dyhsoj se nuk sillni asgje te re ne kete "polemike te fshehur" me Mustafa Nanon, dhe ata te tjeret, qe me te pa-drejte i kualifikoni si "thashethemaxhinj"!

Mustafa Nano, si jo shume kush ne shtypin e Tiranes, se paku nuk e mbyll debatin, nuk e ngushton ate, perkundrazi, i hap krahun secilit qe mendon disi me ndryshe apo perkunder prononcimeve te tij.

Bashkohem me ju, kur shpreheni se "Fevziu nuk u krijua brenda dites-nates", dhe njeherazi ketu mbeshtetet shqetesimi i zotit Nano: sic edhe pluralizmi shqiptar, qe rezulton i pafundme, pra i deshtuar si tranzicion i pafundme, edhe artikuluesit e tij rezultojne te tille.

Qe te mos perseris momentet te cilat i permend zoti Mustafa Nano, por qe rrahin ne te njeten kahje (me ndonjeren edhe zoti Nano mund te mos jete i se njejtit opinion, madje mund te ndjehet edhe ai i pa-artikuluar, me shume akoma, bashkepergjegjes per kete heshtje, me lejo te permend se ndersa OPINION i fevziut eshte marre me gjithcka per te qene I Dites, i Momentit, i Modes, Lajm i Pare, vetem per Pronen, kthimin e saj tek i Zoti, domethene MOS-Kthimin ende te saj tek pronari legjitim, vetem kete nuk e ka kryer.

Tere ata qe kane arritur tek podi i Kryeministrave apo Presidenteve shqiptare, kane pasur mundesi te promovohen dhe te reklamohen si "Burra Shteti" ne Tirane, por si i behet kur njeri prej tyre, ndoshta me i privliegjuari si Numer Nje i Tranzicionit shqiptar, sic eshte Sali Berisha, nuk u thirre nga Blendi fevziu pas Doreheqjes se tij formale, dhe autokritikes se "Ligji 7501, Ligji per Token, ishte gabim i rende i koheqeverisjes se tij".

Ishte ky moment, per te mos u shperndare me gjer, qe Fevziu (dhe jo vetem ai, edhe Mustafa Nano, edhe Sokol Balla, edhe Rudina Xhunga, qe gjen kohe te pyes ambasadorin rus se pse jane aq mungues ne Tirane (?!), te therriste Sali Berishen dhe ta pyeste: Te duket e pakte, te duket lehtesisht e shfajqesueshme, zoti ish-President, zoti ish Kryeminister, zoti ishkryetar i Partise Demokratike, qe paskeni gabuar pikerisht ne ligjin nr 1 te berjes se nje shteti e te shoqerie te Ekonomise se Tregut, pas daljes prej sistemit te Centralizimit te frikshem te komunizmit?

Eshte edhe momenti tjeter, kur Edi Rama, kryeministri i sotem, qe nuk le dite pa akuzuar parardhesin e tij, si deshtak, si antikombetar dhe si sistem te rrumpalles, si deri edhe fshehes te Bukenrit Antiatomik te Komunizmit, dhe po ky Edi Rama, shkon e ruan te paprekur, madje i del ne mbrojtje po ketij Ligji me numrin 7501 qe duket se e legjitimon moskthimin e prones tek i Zoti?

Eshte po ai Fevzi qe permendni ju, zoti Albatros (nje emer ne krijim e siper ne fushen e letrave) qe e ka intervistuar sa e sa here shkrimtarin Ismail Kadare ne studion e tij, ose ne Natyren e Bregdetit me Vilat thuajse falas ne Durres, dhe asnjehere per letersine, lirine e te shkruarit Dje dhe Sot, por vetem e gjithnje kane bere distancimin gradual ndaj Enver Hoxhes!

Po, bashkohem me ju: ne nje shoqeri me liri reale, Fevziu e Nano dhe Ju e Ne te gjithe, do duhej te kishim edhe rivale te tjere, po aq te lire, por pikerisht sepse kjo nuk mund te ndodh, ne kushtet e nje shoqerie ende te Pa-Lire, te nje shteti ende te kapur, te ca Arkivave qe nuk jane ne dispozicion per te gjithe, te ca Dosjeve qe hapen e mbyllen jo per te gjithe, por vetem per kundershtaret e Njeshit te Politikes, kjo s'kishte si ndodhte...

Ketu mendoj se rrihte ne vija te pergjithshme meraku prej gazetari te hapur i Mustafa Nanos.

Te kesh privilegjin te te mbajne si Lajm te Pare, me te qenit Realisht Lajm i Pare per shqiptaret, kjo eshte diferenca ne moral.

Submitted by mustafa (not verified) on

Kur u permbys diktatura shqiptaret fituan lirine, tani liria therret "Ku jane shqiptaret?"

Liria te lejon te shprehesh "lirshem" vokacionin individual, por kjo s'eshte aresye qe c'faredo lloj debili te behet "profesor doktor", jurist, mjek, inxhinier, shkencetar, artist, shkrimtar, gazetar. "BleonaQerretizimi" i jetes publike, profesionale, artistike e shkencore ne Shqiperi ka arritur permasa te frikshme.

Ndotja intelektuale dhe sharlatanizmi jane me te demshem se plehrat neper rruget e Tiranes. Se fundja plehrat pastrohen edhe me "aksion" nga femijet e shkollave, por ndotja e mendimit dhe ligjerimit publik artistik e shkencor eshte veshtire te pastrohet. Shqiperise i duhen dhjetra vite te heqe qafe sharlatanizmat e pashembullta te krijuar ne keta 20 vjetet e fundit.

Produkti me i keq i gjithe kesaj rrumpalle intelektuale eshte krijimi i nje brezi te tere analfabetesh funksionale, te paafte te mendojne dhe veprojne ne menyre racionale. Albatrosi eshte nje nga ata.

Albatrosi e barazon filtrin intelektual me censuren diktatoriale. Po ti japesh Albatrosit nje pjate gjelle te gatuar keq ne restorant, Albatrosi ben sherr me guzhinierin. Po te shkruash 500 faqe me "traplleqe", ti vesh kapak kartoni me foto te bukura dhe ta promovosh tek Pallati i brigadave, nuk ka problem per Albatrosin.

Hallall o Tos.

Te fala Mustafai (jo Nano)

Submitted by refree (not verified) on

Biem dakord se liria e perjashton filtrimin. Ashtu sikurse perjashton perjashtimin. Cdo idiot mund te shkruaje dhe te behet profesor, doktor sepse per kete nuk paguan askush, pervec vete te interesuarit qe kerkon te perhape idete e tij.

Pra s'ka filtrim, por s'ka as favorizim. Ne keto kushte edhe vete Blendi duhet pare si hero: askush nuk e ka garantuar se do te shese 100 000 kopje apo vetem 100 kopje te Zogut te tij.

Por Mustafa Nano ka pasur nje merak tjeter, qe nuk di pse Albatros nuk e konsideron: ai e ka fjalen per glorifikimin mondan qe s'ka asnje lidhje me permbajtjen e librit. Pra Nano shqetsohet me te drejte se ne vend tepromovohen vlerat kulturore, edhe ne nje fushe si kultura promovohen vlera mondane, ose kultura perdoret si transpotues i pikpamjeve te ndryshme politiko-historike e keshtu me rradhe.

Faktikisht : SUKSESI I LIBRIT TE FEVZIUT KA ARRITUR SUKSESIN (KOMERCIAL) PARA SE TE LEXOHET!!!!!!

Submitted by mustafa (not verified) on

Liria nuk e perjashton Filtrimin dhe s'ka asgje per te rene dakord ne kete pike. Dija, Shkenca, Arti nuk jane breke "made in china".

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Sido qe ta kthesh punen, me liri apo pa liri, me filtrim apo pa filtrim, me kulture apo pa kulture, ke pare ti gjithmone shumica e njerezve jane te pakenaqur e te inatosur. Kjo, sepse me kujton ate lojen me kungulleshka, kur sido dhe ne sado pjese ta ndash ti kungullin tend, gjithmone del dikushi (mbase edhe sepse keshtu jane rregullat e lojes) dhe te pyet PSE?, dhe ti i kthehesh e i thua PO SA? E ai tjetri thote te veten, po pa mbaruar mire fjalen, ja ku del ai tjetri qe perseri thote PSE? PO SA? PSE? PO SA?.... e keshtu deri ne amshim.....

Submitted by mustafa (not verified) on

E sheh se c'te ben rrumpallizimi i pergjithshem? Ta ben trurin sa nje lajthi, e fillon e flet percart. Behesh i paafte per gjykim racional dhe fjalet rrjedhin  pa kontroll me te vetmin qellim qe ti provosh te tjereve qe ke te drejte. Po se per c'fare ke te drejte, kete se di as vete. Mendimi kthehet ne gjendjen primitive dhe dominohet nga instiktet dhe rendesia e vetvetes.

Pas kesaj vjen vdekja, jo jotja, se ti ha e pi si derri, e vegjeton per mrekulli. Vdes nje komb i tere, sepse ata pak individe qe arrijne ti mbijetojne  "profesordoktorizimit" dhe "qerretizimit" mundohen te gjejne shpetim tek konstitucioni intelektual i kombeve te tjere. Dhe keshtu behen greke, italiane, zvicerane, amerikane, etj.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

...Megjithate derisa ka jete, ka edhe shprese....pra le te shpresojme se mania per t'i dhene rendesi vehtes kot me kot e me brockulla heret a vone do te shkoje drejt shuarjes e me ne fund do te shohim te rikonstutohet intelekti shqiptar, jashte lojes se kungulleshkave.

Submitted by Mah (not verified) on

Meriton nje "te lumte" ky shkrim. Kisha kohe qe nuk lexoja nje koment te tille. Prandaj mora mundimin te shkruaj e komentoj. Shkrim me moral dhe morali me karar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.