Studim gjenetik: Shqiptarët më të afërt me maqedonasit, grekët, bullgarët

Një studim gjenetik i kryer nga Shërbimi Laboratorik Universitar i Imunologjisë dhe Pajtueshmërisë Indore në QSUT “Nënë Tereza”, i mundësuar nga projekti INTERREG 3 (financuar nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Kombëtare e Teknologjisë dhe Inovacionit), ka arritur në përfundimin se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08). Sipas studimit, popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare. Ky studim tregon se grupi i popullsive shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare, të cilat paraqesin një afërsi gjenetike më të madhe me njera-tjetrën, mund të përfaqësojë një bazë të lashtë gjenetike të përbashkët që u ka rezistuar dyndjeve dhe migrimeve të njëpasnjëshme historike. Kjo, pavarësisht nga shtresëzimet e shumta gjuhësore, kulturore apo fetare që kanë lënë si pasojë këto migrime.
Një informacion më të zgjeruar rreth studimit të mësipërm mund ta merrni nga shkrimi i Dr. Genc Sulçebeut në faqen:
http://www.panorama.com.al/opinion/harta-gjenetike-e-popujve-te-ballkanit-ne-nje-studim-shkencor
E.Z.
Comments
NJe lexim i shkrimit

NJe lexim i shkrimit origjinal te Dr Sulcebe, nuk me bindi shume. Ky mund te jete nje problem me tere informacionet qe merren prej shtypit popullor dhe jo atij shkencor - dhe ne dijenine time Dr. Sulcebe nuk e ka botuar kete material ne ndonje organ "peer reviewed". Por shkrimi ka mangesi te papara dhe duhet marre me rezerva. Me shume rezerva!

E para: locusi HLA eshte kryesisht pergjegjes per pergjigjen immunitare. Eshte jashtezakonisht divers por eshte jashtezakonisht variabel pasi gjate evolucionit immuniteti eshte ai qe i adaptohet gjenetikisht me shpejt ambientit te jashtem. Eshte fakt i njohur qe ka nje variabilitet Veri-Jug per kete locus. Po ashtu altituda, afersia me detin, dieta jane faktore te njohur.

E dyta: strutura dhe historia demografike duket se jane lene pas dore ne kete aspekt. Edhe ne kete aspekt dihet qe ka nje divergjence Veri-Jug, pasi sa me afer Jugut aq me afer Afrikes dhe aq me te shpeshta kane qene perzierjet familjare. Aq me teper qe pushtimi turk ka futur shume 'gjak' turk ne Shqiperi dhe ne Maqedoni apo greqi - me pak ne malesite e Kroacise. Dr Sulcebe nuk ka adresuar kete teme - te pakten jo ne shkrimin qe lexoj une.

E treta: behet nje gabim i jashtezakonshem duke vene shenje barazie (ose te pakten perafersie) midis gjuhes dhe prejardhjes. Dhe gabimi shtohet duke barazuar afersine e distancave gjenetike me prejardhjen. Kontribuesi primar i identitetit gjenetik te nje popullate eshte perzjerja gjenetike dhe me pak origjina. Ketu behet fjale per popullata te se njejtes race sigurisht. Ka nje artikull te botuar nga Manfred Kayser dhe ne te tregohet qarte se pavaressiht identitetit kultural dhe linguistik, afersia gjeografike eshte determinanti kryesor i afersise gjenetike te popullatave. Dmth ne praktike cdo popull modern brenda Europes, i ngjan me shume fqinjeve te vete. Psh Ceket dhe Polaket jane sllave por ngjajne gjenetikisht me gjermanet. Lombardet jane me origjine te qarte veriore (fiset longobarde), te ndryshme nga Latinet, por gjenetikisht kjo as duket fare. Basket jane te ndryshem nga tere Europianet e tjere si nga gjuha ashtu edhe nga origjina gjenetike, por gjenetikisht pothuaj nuk dallohen fare nga Francezet dhe Spanjollet. Dmth nuk te befason hic fakti i ngjashmerise me Greket- personalisht mendoj se distanca me e madhe me Serbet sesa Bullgaret ka te ngjare te jete gabim ose gjate metodologjise se ndjekur ose si pasoje e faktit qe vetem locusi HLA eshte marre ne konsiderate (sic u tha ne piken 1).

E fundit eshte nje koment i pergjithshem: kur flsim per origjine, ne imagjinaten popullore eshte nje si pune piramide me Adamin dhe Even ne kulm dhe qe nga ai moment pasardhesit e tyre nuk jane perziere hic dhe ja ku jemi ne sot dhe Shqiptaret dhe Greket me gjak puro kane si paraardhes te perbashekt ne mos Adamin dora vete ndonje femije te tij. Realiteti eshte se deri 3,000 vjet me pare njerezit rrinin akoma ne kope (jo te tere, por shumica. Perfshi ketu gjermanet dhe shumeicen e kombeve te tjera) dhe keto kope nuk kishin as identitet e as burim stabiliteti me perjashtim te distances prej kopese tjeter. Por kopeja Shqiptare dhe Bullgare apo Rumune qe nga stepa ku mendohet te kene origjinen tere kombet indo-europiane, e deri sa mberriti ne Shqiperine e sotme jane perziere me qindra here. Dmth bilogjikisht fjala 'komb' nuk ka kuptim. Sigurisht ne nje plan tjeter, ne ate social dhe humanitar kombi eshte realitet, por me shume se nocion gjenetik kombi eshte konstrukt kultural.

te lutem, a mund te me

te lutem, a mund te me tregosh ku e lexove shkrimin origjinal? une nuk e gjej asgjekundi. Eshte botuar ne shqip? me mire fare, a e fut dot ketu shkrimin, me intereson qamet ta shikoj. faleminderit.

E lexova edhe une artikullin,

E lexova edhe une artikullin, por ate te 2009. Ky duket se flet per nje follow up ku ka futur edhe kosovaret. Nuk e gjeta gjekundi ne international database. Por besoj se ne kete artikull te panrames ky ka referuar shume nga te dhenat e artikullit te 2009. Me beri pershtypje kujdesi ne konkuzionet e tij, asgje nga keto fluturimet nacionaliste. Mesa duket ky perdor nje tjeter gjuhe per te huajt dhe nje tjeter per vendasit. Sharlatani i radhes! Boll kaq: vetem me nje lokus (there are 23.000 human genes!) nuk mund te nxjerresh perfundimet qe ka nxjerre ky sharlatan (plus shume gjera te tjera!).

Nje shembull tjeter ne radhen e gjate ku shkenca abuzohet per qellime etnocentriste, nacionaliste!

Nga sa kuptoj autori eshte

Nga sa kuptoj autori eshte mjek dhe qellimi kryesor i studimit ka qene praktik dhe humanist: perdorimi i rezultateve ne fushen e transplantit te organeve. Pra puna qe ka bere eshte e lavderueshme. Keto konkluzionet dytesore qe ka nxjerre per origjinen e popujve te Ballkanit jane jashte fushes se tij te ekspertizes ndaj nuk ka pse te merren shume seriozisht ose te publikohen neper gazeta.

Per sa kohe qe nacionalistet e vendeve fqinje nuk e kane per gje te te akuzojne mbi baza "shkencore" qesharake se origjinen e ke nga Turqia ose nga Lindja e Mesme (gje qe edhe sikur te ishte e vertete nuk perben faj), edhe nacionalistet shqiptare do te mbrojne mbi baza "shkencore" qesharake pozicionin e kundert. Pra nacionalizmi qesharaken e ka ne thelb ne cfaredo vendi te jetosh.

Nuk e besoj qe puna te jete

Nuk e besoj qe puna te jete bere per aresye kryesisht mjekesore. Transplantet etj. behen ne baza individual dhe jo nacionale. Po ashtu nuk kishin perse te ekzaminoheshin Maqedonasit dhe Bullgaret nqs do te ishte puna per transplant.

Hulumtimi i prejardhjeve dhe perzierjes demografike mua me duket me interes legjitim, por nuk me duket se kjo pune eshte bere sic duhet.

nuk i ka ekzaminuar bullgaret

nuk i ka ekzaminuar bullgaret dhe maqedonasit. ka perdorur te dhena te grumbulluara ne databasa qenderore dhe aty ku ka mundur i ka verifikuar ne artikujt ku jane perdorur. Nje pjese e mire e artikujve te cituar prej sulcebe kane gabime te medha metodologjike. mbase kjo eshte arsyeja qe as i ka cituar njeri. Ashtu sic nuk citojne as punimin e sulcebe (ose citohet nga ata si te llojit te vet qe edhe ka cituar; qark i mbyllur).

Une nuk e kuptova, por e

Une nuk e kuptova, por e lexova. te dhenat per distancat gjenetike mes shqiptareve dhe popujve ballkanike jane botuar. ne artikull lexon tek metodologjia se kampionet e analizuara jane marre nga studentet e fakultetit te mjekesise dhe nga paciente, e vetmja perzgjedhje ka qene qe te kene ne tre breza etnike shqiptare.

Mr. Sulcebe ka vendosur te respektohet se ka mbrojtur origjinen autoktone te shqiptareve dhe jo jeten e njerezve.

nacionalizem apo jo, ketu po

nacionalizem apo jo, ketu po diskutojme SHKENCE! Dhe mr. Sulcebe po manipulon dhe keqperdor shkencen, autoritetin e tij shkencor dhe investimet evropiane per agjenda ideologjike. Sharlatan!

Nuk po kuptoj dicka kush

Nuk po kuptoj dicka kush futet tek maqedonasit??? Nqs flitet per komb Maqedonas atehere duhet tju theskoj se kobi Maqedonas nuk ekziston eshte nje perberje pas 1945 e sebesh me Bullgare, qe Tito per te evituar kerkesa aneksimi nga ana e Bullgarise themeloi nje te ashtuquajtur rrace me vete. Nqs i shkrimi i referohet qytetareveqe kane Pasaporten maqedonese aty kemi rreth 30% Shqiptare plus serbe turq etj, dhe pjesa tjeter jane te ashtuquajturit maqedonas! Keto shpjegime duhet tijapin autoret e ketij kerkimi (edhe pse po e kerkoj gjithandej nuk kam arritur ta gje)

Bullgaret kane ardhur ne

Bullgaret kane ardhur ne Balllkan nga shekulli i IV deri ne te VI e eres sone! C'jane keto budalleqe u paskan rezistuar barbareve etj, baze te lashte gjenetike nga firifistuni. NUk e kuptoj se si mund te duket nje studim serioz kur as grupet etnike nuk jane te percaktuar! Edhe pak dhe na i nxorren Bullgaret e Maqedonasit paraardhe te Pellazgeve!!!!!!!!!!!!!

Kjo tregon qe Maqedonasit

Kjo tregon qe Maqedonasit jane Shqiptare te sllavizuar ,po ashtu edhe Bullgaret -----------Dhe edhe babai i Historiografise Bullgare Jirecek ne nje studim te tij per Bullgarine thote se :..Ketu, ne Bullgari kane jetuar ne lashtesi popullsi qe kane folur gjuhen shqipe

Pra ne shumice ato popullsite bullgare dhe maqedone jane shqiptare te sllavizuar ,nga kisha ortodoxe bullgare gjate shekujve te fillimit , kur erdhen bullgaret ne Ballkan

Popullsia bullgare sllave qe ka ardhur aty eshte shkrire me popullsine vendase qe flsite shqip dhe ata duke perdorur kishen i kane bullgarizuar te gjithe popullsine qe kane gjetur ne Bullgari e Maqedoni -- Jane treguar te zgjuar -

-------Ne kemi qene popullsi shumice ne Ballkan , por nuk kemi qene shtet formues ,ndaj keta qe kane ardhur kane krijuar kombet e tyre duke perdorur popullatat shqiptare si element mbushes

Studime siperfaqesore dhe

Studime siperfaqesore dhe aspak domethenese. Jo per gje, por duhet marre parasysh edhe fara turke ketu e 500 vjet perpara....

u shkriva fare nga keto

u shkriva fare nga keto komentet: po pse o njerez, me ke do jemi te ngjashem: me suedezet apo me tailandezet. Po sigurisht qe me fqinjet ore milet, me ata kemi dhene e kemi marre, te perbashketa i kemi edhe legjendat: Halili (ai i Mujit, te eposit te kreshnikeve pra) rrembeu Tanushen e Kralit, qe ishte ne fakt mbreti i malazezeve. E domosdo kalamajte e Halilit ishin me babe shqiptar e me nene malazeze. Se mos rrembeu vajzen e mbretit Luigj XIII edhe nuk patem ngjyer gjakun shqiptar me ndonjecike gjak blu Burbonesh. Po Kostandini i vogelith ku e dha Doruntinen per nuse? Po ne Ballkan patjeter, e po te mos kish vdekur edhe vete mbase do kish marre ai nusen nga vendi ku shkoi Doruntina e pra kalamajte e vocerr shqiptare te Kostandinit do kishin ndonje nene nga gjetiu neper Ballkan..... edhe ne habitemi se perse harta gjenetike na del e ngjashme me fqinjet? O tempora qe ke ndryshuar dhe o mores qe jeni tamam aty ku ishit nja 1,000 vjet me pare...

hey po hartuat qe

hey po hartuat qe gjenetikisht 5 shekuj turqizem dhe invazion nga me te egrit, e njesuan materialin gjenetik deri ne perfeksion.shkon ne turqi dhe te duket si ne shqiperi. te njejtat fytyra te njejtet emra... copeza gjuhe te turqishtes aty kety te bejne te te duket VATAN mgjse je turist (ja doli dhe nje fjale turke aty).

mire qe ketu ne amerike kemi perziere genet me ekzemplare te krahut tjeter gjenetik, gjeografikisht dhe ne pamje te jashte ... qe te mund te shtojme ca vlera te verteta ne grupine geneve egzistuese ne bote.

eh ballkan ballkan ... nje fytyre kishin te gjithe ne koncertin e bregovich ketu ne NYC para dy ditesh ... ishin nga ballkani :)

Add new comment