Nobelistët e rinj: Zgjidhja e krizës së BE-së nuk është tek përjashtimi i Greqisë

Postuar në 11 Tetor, 2011 05:16

Amerikanët Tom Sargent e Chris Sims, dy nobelistët taze në lëmin e ekonomisë, kanë folur pas ndarjes së çmimit edhe për krizën ekonomike e financiare të BE-së, dhe kanë mbrojtur të njëjtat ide mbi mënyrat se si mund të dilet nga kjo krizë. Ja disa ide të tyret.

Chris Sims: «Premisat, mbi të cilat është ngritur bashkimi monetar i Europës, janë jo fort të qëndrueshme. Ka një mëkat qysh në krye të herës: ka një bankë qëndrore, por nuk ka një autoritet që mund të marrë vendime në fushën e politikave fiskale e të emetimit të bonove. Dhe kështu, në periudha krizash si kjo e këtyre kohëve, nuk kuptohet se kush është ai që duhet të vendosë. Për mua, perspektivat e Euros nuk janë të mira, nëse pranë Bankës Qëndrore nuk atashohet një autoritet që të marrë vendime lidhur me politikat fiskale. Sa për idenë që Euro mund të mbijetojë vetëm duken përjashtuar nga Eurozona shtetet e dobët, kemi të bëjmë me një iluzion. Eurozona o mbijeton e tëra, o vdes e tëra.

Tom Sargent: «Kur u krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrethanat ishin të ngjashme me këto të Europës së sotme. Atëherë, qeveria qëndrore mori përsipër borxhet e të trembëdhjetë shteteve, dhe në këmbim këto shtete humbën autonominë absolute që kishin pasur deri në atë moment. Washington e Hamilton ngritën taksat deri në nivelin 85%, dhe filluan të emetojnë bono federale. Këtë duhet të bëjë dhe Europa sot. Kjo do të thotë që nuk duhet praktikuar rruga e largimit nga Unioni të vendeve të dobëta, si Greqia.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.