Intervista e Lul Berishës; e sofistikuar për të qenë e dikujt me 12 klasë shkollë

Lul Berisha, i ashtuquajtri kapo i bandës së Durrësit, i ka zënë nja dy faqe të mira sot të përditshmes Panorama me një intervistë të gjatë. Procesi ndaj L. Berishës dhe asaj që prokuroria etiketon si bandë të tij, i është ofruar finishit dhe pritet vetëm një vendim i Gjykatës, pasi akuza ka kërkuar dënime ‘maratonomike’ për të dhe anëtarët e tjerë. Ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës, Lul Berisha i ‘dhuron’ këtë intervistë shtypit ku shfaqen disa shqetësime. I pari është fakti se shtypi është përdorur duke botuar dëshminë e plotë e të sajuar sipas tij, që prokuroria i ka marrë dëshmitarit të saj kyç, dikur anëtar i bandës Adriatik Coli, që tashmë mbrohet si i penduar i drejtësisë. I dyti është edhe shqetësimi i tij i madh se është përdorur politikisht. “Kam votuar djathtas”, thotë ai, “por shoqërimet e mia me Nard Kokën janë marrë si shenja se po ndihmoja të majtët”. Lul Berisha thotë në intervistë se është me arsim të mesëm. Megjithatë, intervista e tij, për nga stili, por edhe argumentimi juridik shfaqet si më e sofistikuar se një prodhim i dikujt me 12 klasë shkollë. Siç duket, ashtu si Prokuroria ka përdorur dëshminë e dëshmitarit Coli duke ia kaluar shtypit për të ndikuar procesin gjyqësor, të njëjtën gjë po bën edhe Lul Berisha. Gjithashtu nëpërmjet një pale të tretë.
H.B.
Comments
Gazeta qe e ka botuar ka

Gazeta qe e ka botuar ka mashtruar publikun.. Eshte leter e Avokatit. Ata i kane shtuar pyetjet persiper. Vetem ne Salbani bejn vaki gjera te tilla

lexova intervisten. Ishte e

lexova intervisten. Ishte e servirur ne menyre banale. Nje gazete serioze nuk do ta botonte kurre. Dukej sikur luli(avokati) i bente vete pyetjet dhe pergjigjet. Pastaj leri komentet qe te sillnin krupen.

Kur e lexova me filloi nje e

Kur e lexova me filloi nje e qeshur qe as komiket profesioniste nuk ta japin.

Sidomos pjesa kur thoshte..."mendoj se ne Durres njerezit kane opinion te mire per mua".

Luli ishte ne fillim me Berishen. Psh mbahet mend kur i gjuajti badigardit te Servet Pellumbit me sopata andej nga 96 kur PS po bente miting ne Durres.

Po pastaj erdhen socialistet. Dhe Nano me Nard Koken nuk jane njerez qe e prishin biznesin per gjera te vogla si e kaluara politike. Dhe Luli i be me PS brenda nates.

Po tani si duket Sala ja ka bere bene. Eshte e rendesishme te marri denimin maksimal ai dhe Indrit Dokle e Taullai. Po fituan pafajesine ose po bene pak vite burg prape rrugeve te Durrsit do i shikoni duke vrare.

Adriatik coli...Je thjesht

Adriatik coli...Je thjesht nje aerokrem qe nuk mund te te besoje njeri,dhe nuk mund te merret mendimi i nje perversi te Deshtuar...

Nuk mund te jesh aq i afte sa te japesh akuza te kota per Lul berishen,Nuk e di se cfar niveli ke,Nuk e imagjinoj cfar buri do jesh ne qofte Kur te dalesh nga burgu me nje fytyr te till...

Me nje fytyr spiuni,edhe tradhetari se kuptoj pse jeton akoma, ti thjesht nuk e kupton qe je njeri i hikur nga mendja Sepse ju ka hikur mendja dhe skeni cfar te kuptoni....

Krimet qe keni ber ju po i shpifni neper qytetare te sukseshem si prsh puna e ''Lul Berishes'' Gjithsesi Kjo gje do te zgjidhet shum shpejt se Lul Berisha Mbi te gjitha

Esht Njeri,Qytetar Nderi dhe Te gjith e duan....

Luli esht nje njeri qe ka

Luli esht nje njeri qe ka korur gjithmone sukses, une nuk e njof personalisht po kam harritur ta njoh personalisht,

Po kam arritur te kuptoj se ne durres nuk flasin gjera te keqia per te sic flasin disa persona si puna e ( Adriatik Coli)

Adriatik coli mesa kam par dhe kam degjuar esht nje dhelper qe nuk e arrin dot rushin dhe shpik fjale te pa besueshme

per lulin dhe shoket e lulit,

Ky esht nje fakt qe bazohet ne komentet e ne sjelljet e adriatik colit.....

Si mund ti besohet nje akuzuesi si pershembull puna e adriatik colit ai mund te jet anormal edhe ndoshta do jete i semure mendor,

dhe per mua ne qofte se prokuroria i pranon akuzat e nje te cmenduri,prokuroria po ben nje gabim te madh dhe gjykohet nga populli shqiptar si nje gjykate Adoleshentesh...

Add new comment