George W. Bush shpjegon momentin pas 11 shtatorit

Postuar në 29 Korrik, 2011 05:52

Televizioni National Geographic Channel ka intervistuar me rastin e 10 vjetorit të sulmit terrorist me aviona të rrëmbyer mbi Amerikën (11 shtator 2001) ish-presidentin George W. Bush. Biseda ka zgjatur rreth një orë, dhe autorët e saj kanë dashur të nënvizojnë në njoftimin për shtypin, se asnjë pyetje nuk i është bërë e njohur paraprakisht ish-presidentit. Ky i fundit ka mbajtur një profil të ulët pas përfundimit të mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë, e intervista përbën një eveniment edhe në këët kuptim.

Pjesa më interesante e intervistës që do të transmetohet nga fundi i gushtit ka të bëjë me momentin pas goditjes së parë të kullave binjake, ndërkohë që Presidenti Bush ndodhej mes nxënësve të një shkolle në Florida. Ky moment është përjetësuar në celuloid, e në mendjen e njerëzve ka mbetur reagimi i squllët dhe i shushatur i njeriut më të pushtetshëm të botës atë kohë. Është kritikuar dhe përqeshur për atë reagim, dhe ai tani e sheh të udhës të sqarojë për herë të parë. “Mund të çohesha menjëherë, dhe të lija klasën. Por nuk doja të tromaksja fëmijët. E përveç kësaj, duke qënë i vetëdijshëm se kamerat po filmonin të gjithë skenën, doja t’u përcillja gjithë amerikanëve idenë që Presidenti i tyre nuk e ka humbur toruan, dhe është i qetë në këtë situatë të vështirë”, shprehet ai mes të tjerash.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.