Deflacioni, një rrezik i ri për Shqipërinë

Gazeta Shqip kishte botuar sot një artikull për rrezikun deflacionist që i kanoset Shqipërisë. Në qendër të këtij shkrimi ishte ecuria në rënie e treguesit të inflacionit gjatë vitit të fundit (ne e kemi trjatuar këtë temë në shënimin http://www.respublica.al/artikuj/2012/2/6/inflacioni-ne-renie-po-cmimi-i-ujit ) Le ta anilizojmë pak më thellë atë.
Banka e Shqipërisë ka si objektiv zyrtar që ta mbajë inflacionin në kufijtë 2%-4%. Përse inflacioni nuk duhet të kalojë mbi 4% është e qartë për këdo – inflacioni (shqip: rritja e çmimeve) bën që me të njëjtën sasi parash të blesh më pak mallra se ke blerë një vit më parë. Po zbritja e inflacionit nën 2% (siç qe rasti për muajin janar, kur inflacioni ishte në nivelin 1.6%) ç’të keqe ka? Është shenjë e rrezikut të spirales së deflacionit (shqip: rënies së çmimeve). Në fakt, në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë i bihet kambanës së alarmit për deflacion. Aty thuhet se një afrim i nivelit të inflacionit afër zeros, mund t’i korespondojë një situate deflacioniste.
Dhe të dhënat e INSTAT-it për volumin e shitjeve me pakicë e përfocojnë këtë mesazh. “Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë 2011 arriti 164.5 përqind, kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 6.9 përqind”, raporton INSTAT-i. Një rënie prej pothuaj 7% e konsumit tregon një rënie të theksuar të fuqisë blerëse të konsumatorëve. Ndërkohë, kur konsumatorëve u bie fuqia blerëse, bizneset ulin çmimet për t’i joshur ata dhe, eventualisht, pakësojnë ofertën e mallrave dhe shërbimeve.
Ky skenar vërtetohet edhe nga shifrat e Drejtorisë së Doganave, e cila ka raportuar se ka patur një rënie të vazhdueshme të importit të mallrave të konsumit. Importi i mallrave të gatshëm për konsum final u ul në dhjetë muajt e parë të 2011-ës me mbi 11 për qind (http://www.respublica.al/artikuj/2012/2/4/nje-lajm-tjeter-i-keq-per-ekonomine-shqiptaret-po-konsumojne-me-pak )
Spiralja deflacioniste është gjëja që ekonomistët i tremben më shumë. Kur bizneset nuk janë në gjendje të shesin produktet e tyre, ngaqë ka rënë fuqia blerëse e konsumatorëve, fillon tkurrja e Produktit të Brendshëm Bruto. Dhe kjo, nga ana e saj, shoqërohet me ulje të mëtejshme të fuqisë blerëse të konsumatorëve. Në këto raste, ose bëhet një ndërhyrje fiskale (qeveria merr borxh dhe shton investimet e shpenzimet publike), ose Banka Qendrore shton paranë në qarkullim (duke ulur normën e interesit). Qeveria shqiptare e ka arrtiur tavanin e përcaktuar me ligj të borxhit (60% e PBB-së), ndërsa Banka e Shqipërisë e ka zbritur normën e interesit vetëm deri në 4.5%. Një ulje e mëtejshme e saj mund të rrisë sadopak paranë në qarkullim – pra, të ndihmojë fuqinë blerëse, e cila ka qenë në rrokullisje teposhtë gjatë vitit të fundit.
E.Zaloshnja
Comments
Qe kur ulja e cmimeve eshte

Qe kur ulja e cmimeve eshte gje e keqe.

Behet gje e keqe kur

Behet gje e keqe kur punedhenesi yt, ngaqe nuk ja blen njeri me mallin, ul cmimin dhe kur prape nuk ja blen njeri mallin, mbyll biznesin dhe te pushon ty nga puna. Ti ngaqe vete papune ske leke te blesh dhe e njejta gje i ndodh pastaj edhe nje punedhenesi tjeter, edhe ai pushon te tijet nga puna se ska ku te shese, e keshtu me rradhe...dhe behet pershesh ekonomia brenda disa muajsh. E keqja eshte qe nqs Banka Qendrore e ka interesin shume te ulet atehere ka pak hapesire veprimi per ta ulur. Megjithate zoti Zaloshnja i jep me shume vlere veprimit te Bankes Qendrore ne Shqiperi sesa meriton. Ne vende si Shqiperia, kanali i veprimit te interesit ne ekonimi eshte me i dobet se zakonisht, keshtu qe ulja e metejshme e interesit sjell lehtesim por maksimalisht te vogel.

Shume e vertete, deflacioni

Shume e vertete, deflacioni fillon me stanjacion dhe nje hap i vogel e ndan nga renia. ka pothuajse te njejtin risk me inflacionin e larte dhe te pakontrolluar.

Renia i normes se interesit baze nuk eshte shoqeruar me renie te normes se interesit te huave,perkundrazi jane rritur kostot per sigurime jete ,prone,pajisjesh.Qellimit i bankes qendrore nuk eshte vetem te mbroje midis te tjerash dhe interesat e depozituesve,por edhe te huamarresve se ne fund te fundit burimi i te ardhurave jane te ardhurat nga interesat e huave ,qe kryesisht vijne nga sipermarrjet private,prodhuse dhe te sherbimit. Mendoj se banka qendrore duhet te kete raporte per analiste financiare te produkteve dhe sherbime fianciare ,ku qarte te tregohet se cilat jane te ardhurat nga huate per biznesin,te ardhurat nga kredite konsumatore,te ardhurat nga komisionet nga sherbimet,si eshte trendi i tyre keto dy vjet.

Nuk ka studime,ose ndoshta ka por nuk i prezaton kush ,per strategjite afatmesme dhe afatgjata ku te fokusohen kapitalet dhe te krijohet nje klime besimi tek investitoret,sipermarresit,konsumatoret dhe vendi te dale nga kjo situate .

Duhet te jete me keq situata.

Duhet te jete me keq situata. INSTAT i rregullon te dhenat ne favor te "mireqenies ekonomike", rritjes 18% (4X4.5). Banka Qendrore e Drejtoria e Doganave bejne te njejten gje, per te "kopsitur" shifrat qe deklaron "ekonomisti" yne. Enveri i zbulonte puset e naftes ne tavolinen e zyres, e me pas naftetaret e gjenin vendin ne terren e fillonin shpimet. Ky deklaron arritjet e pashembullta te modelit te tij ekonomik dhe specialistet e tij rendin te rakordojne shifrat. Te shohim ku do perfundoje. Zoti qofte me ne!

Add new comment