Berlusconi të vetëve: pa mua merrni fund të gjithë

Postuar në 13 Tetor, 2011 02:24

Sot Berlusconi do të mbajë një fjalim në Dhomën e Ulët. Shuplaka që mori pardje ishte nga më të fortat që ka marrë në Montecitorio. Ishte një surprizë për njerëzit e maxhorancës, të cilët nuk u bënë dot maxhorancë në votën për “il Rendiconto dello Stato 2010”. Në mënyrë të pashpjegueshme nuk votoi as ministri i Ekonomisë, Tremonti, duke e zemëruar si kurrë ndonjëherë kryeministrin e vet.

Fjalimi i sotëm do të jetë jo më i gjatë se 10 minuta. Ndërsa opozita do të jetë jashtë sallës (nuk është bojkot i stilit shqiptar; po bojkotohet thjesht një seancë), Berlusconi do të përpiqiet të gjejë fjalët e duhura në mënyrë që të vetët të marrin mesazhin që duhet. Një pjesë të fjalës, në mos të tërën, ia ka përgatitur Giuliano Ferrara, opinionisti më luajal që ka.

Nesër do të jetë një votëbesim për qeverinë, dhe ai do t’u kërkojë votën. Por këtë herë, jo për të shpëtuar Italinë e jo për t’mos e lënë vendin në dorë të së majtës (këto arsyetime i përkasin një stine tjetër politike), por për të shpëtuar veten e tyre. Është shprehur dje mes të vetëve (sipas gazetës Il Corriere della Sera), se “pa mua, e djathta shpërbëhet, dhe asnjë prej jush nuk do ketë të ardhme”. Me fjalë të tjera, po u thotë “votomëni të shpëtoni veten”. Kjo është atout-ja e fundit që i ka mbetur për të luajtur. Me sa duket.

E.G.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>&quot;</p><h1 property="dc:title">Berlusconi të vetëve: pa mua merrni fund të gjithë&quot; -- Kjo asht ma se e vertete.</h1>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.