Avokati i Popullit: Rruga e Kombit po ha kokat e shqiptarëve

Postuar në 01 Tetor, 2011 10:50

Zyra e Avokatit të Popullit i ka kërkuar Drejtorisë së Rrugëve të marrë masa për një nga akset rrugore më të rëndësishme të vendit, atë Durrës-Kukës-Morinë. Kjo kërkesë e Avokatit të Popullit vjen pas një vëzhgimi që është bërë në këtë aks rrugor, i cili ka nxjerrë në pah një bilanc të frikshëm të aksidenteve të ndodhura vitet e fundit, ku numërohet një numër i madh të aksidentuarish me vdekje.

Sipas Avokatiti të Popullit, rekomandohet të bllokohen dhe mbyllen hyrje-daljet e paligjshme në afro 40 pika të evidentuara përgjatë segmentit Durrës-Kukës-Morinë dhe të plotësohen me të gjitha detajet sinjalistika rrugore e trafikut për segmentin që kalon në territorin e Qarkut Kukës. Kjo rekomandohet me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe sigurisë rrugore, pra për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Një tjetër rekomandim është përgatitja e projekteve inxhinierike dhe hartimi i planeve të trafikut, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe duke marrë parasysh nevojat reale për sigurinë rrugore. Gjithashtu rekomandohet përshpejtimi i punëve për riparimin e pjesëve të dëmtuara të segmentit rrugor Milot - Kukës, e në vijim në aksin kombëtar deri në kufij.

Posti i Avokatit të Popullit është ai post që Berisha ka kohë që ia ka ofruar opozitës, në shkëmbim të bashkëpunimit të plotë të kësaj të fundit me pozitën për kalimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. S’është çudi që kjo kërkesë e dërguar nga zyra e Avokatit të Poullit drejt Drejtorisë së rrugëve të jetë e yshtur nga Berisha për t’i thënë publikut se kjo është një zyrë e rëndësishme. Por se sa do të merret kërkesa e saj parasysh, mbetet të shihet në ditët e muajt në vijim.  

E.Z.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Tani qe e tha avokati i popullit e besojme plotesisht dfhe sinqerisht!...Po te mos e thoshte ai mua me dukeshin si qyfyre mejhaneje te nje qosheje te atmemedheut...C&#39;jane keto shakara pa pike kripe e piperi,kur rruga e Kombit,nuk do vetem &quot;dekiken e fundit financiare,por edhe dekiken e fundit te gjakut&quot;...Tradita jone eshte...Cdo ndertim,ne varesi te madhesise do edhe kurbanin...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.