Çështja Konomi: Ka të drejtë Nishani, balkanweb-i, apo Panorama?

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë për televizionin News 24, dhe ka thënë të vetën edhe mbi çështjen e krimit të Vlorës, si pasojë e të cilit gjeti vdekjen gjyqtari Skerdilajd Konomi. Gazeta Panorama, në një kuadrat të vogël në faqen 13, jep një version hard të kësaj interviste, gjë që nuk gjendet në faqen balkanweb.com, e cila mund të konsiderohet si më afër lajmit. Sipas balkanweb-it, Nishani thotë gjëra të mërzitshme e fraza impersonale, ndërsa sipas Panoramës ai i vërsulet Prokurorisë së Përgjithshme. Me një gjuhë të qartë e të troçtë, ai e lë topin në fushën e strukturave të hetimit. “Në rast se grupi hetimor do të vlerësojë si duhet provat që i janë vënë në dispozicion nga policia e shtetit, kjo vrasje mund të zbardhet”, u shpreh ai, dhe pak më poshtë nënvizoi të njëjtin mesazh me fjalë të tjera: “Mund të them vetëm kaq, që policia e shtetit ka gjetur në vendin e ngjarjes prova të të rëndësishme, e në rast se egziston vullneti i mirë nga ana e prokurorisë, ngjarja mund të ndriçohet e tëra”.
Në fund, gjithnjë sipas Panoramës e kurrsesi sipas balkanweb-it, Nishani lë të nënkuptohet se dihet dhe emri i vrasësit, por ai nuk mund të kapet pa u siguruar provat e nevojshme. Duket si surreal ky pohim. Pak më sipër thotë se policia ka siguruar prova të mjaftueshme, e në fund thotë se s’mund të kapet vrasësi pa siguruar prova!!!” Është lajthitje e Nishanit, apo e gazetës?
E.G.
Comments
pershendetje redaksise tuaj!

pershendetje redaksise tuaj! se pari vleresime per punen e mire dhe te nevojshme qe ju beni!

ne respekt te asaj cka thashe me lart, pasi pashe artikullin tuaj doja te sqaroja se ka nje loje fjalesh. Nishani sic e degjuam te gjithe, por edhe sic mund ta ridegjojme pasi emisioni eshte regjistruar, tha se policia ka gjetur dhe derguar ne prokurori provat e mjaftueshme te cilat nese shqyrtohen me vullnet dhe profesionalizem vrasesit mund te zbulohen. Ai tha gjithashtu se policia nuk ka akses ne hetimin e prokurorise. me saktesisht, po ju sjell shkrimin identik te publikuar nga Panorama,

"Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin “Nevvs 24”, deklaroi mbrëmë se në rast se grupi hetimor do të vlerësojë siç duhet provat që i janë vënë në dispozicion nga Policia e Shtetit, vrasja e ish-gjyqtarit te Vlores Skerdilajd Konomi mund të zbardhet.

“Nisur edhe nga deklaratat e familjarëve të Skerdilajd Konomit, është orientuar pista për konflikt pronësie. Kemi të bëjmë me një krim të organizuar, por hetimet po kryhen nga prokuroria dhe ne nuk kemi akses në këtë hetim. Mund të them vetëm kaq, që Policia e Shtetit ka gjetur në vendin e ngjarjes prova mjaft të rëndësishme, të cilat i janë vënë në dispozicion grupit hetimor. Dhe në rast se këto prova vlerësohen siç duhet, si dhe në rast se ekziston vullneti dhe dëshira, që për mua ekzistojnë, ngjarja mund të zbardhet”, u shpreh ministri Nishani. Gjithashtu Nishani deklaroi se për një ngjarje të tillë, si vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, më 9 shtator në mes të Vlorës, mund të dihet edhe autori, por ai nuk mund të kapet pa siguruar provat e nevojshme".

Sqaroj se ne vemendjen tone jane dy vrasje te ndodhura ne Tirane kur policia ka menduar se i ka provat e nevojshme e madje ka ndaluar autoret, por qe me pas, prokuroria, vetem 48 ore me pas i la te lire "autoret" per munegse provash.

Media shqiptare ka te tjera mangesi dhe probleme ku mund te perqendrohemi e te rregullojme te gjithe bashkerisht. Nese nje zyrtar eshte kontradiktor ne ashtu kontradiktor do ta zbardhim por ne faqen e lajmeve nuk mund te bejme komente. gjithsesi vleresime per artikullin tuaj i cili te gjitheve si komunitet na ben me te pergjegjshem. nje kontroll i tille si ky qe beni ju, vetem mire i ben medias shqiptare.

me respekt!

Add new comment