Vodhi formularët, pranga kontrollorit të Censusit

Postuar në 27 Tetor, 2011 11:08

Një 29 vjecar, kontrollor i censusit per rrethin e Përmetit vihet në pranga për vjedhje të formularëve. Sipas policise, ne pranga eshte vene  Lorenc Lumani 29 vjec, lindur dhe banues në Komunën e Piskovës.

Ish kontrollori i anketuesve të censusit i pushuar nga puna në javën e tretë të rregjistrimit, një ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, kishte hyrë në ambjentet e brendshme të administratës komunare të Piskovës dhe prej andej, ksihte tërhequr dy kuti me materiale shkresore të rregjistrimit të popullsisë.

Kutitë brenda tyre, kishin formularë të paplotësuar dhe ndodheshin gati për transport drejt kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare policore, 29 vjecari, pasi kishte hapur portën hyrëse të godinës së komunës përmes celësave që nuk i kishte dorëzuar kur ishte përjashtuar nga puna dhe më pas, është ndalur tek dera e zyrës ku ndodheshin dokumentet e censusit. I gjendur përballë pamundësisë për të hapur me celësa derën, ai ka tentuar fillimisht të përdorë celësa të tjerë por më pas, duke i’u sosur durimi, ka shqyer derën e zyrës dhe prej andej, ka marrë dy kuti me formularë duke i cuar në banesën e tij.

Kur në mëngjes kanë shkuar punonjësit e administratës komunare dhe konstatuan derën e zyrës të shqyer në të cilën mbaheshin dokumentet e censusit, kanë vënë në dijeni Policinë e Përmetit dhe përfaqësuesit e Censusit.

Pas hetimit, policia identifikoi autorin e grabitjes së formularëve dhe materialet e marra prej tij. I riu është gjetur në banesën e tij dhe u arrestua menjëherë sapo i’u gjetën formularët e grabitur. Ndaj tij rëndon vepra penale e zhdukjes dhe vjedhjes së dokumenteve.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.