Veriu i Kosovës, Obama mbështet KFOR-in

Presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta janë informuar për trazirat në veri të Kosovës dhe reagimin profesional të ushtarëve amerikanë. Deklarata eshte dhene sot nga gjenerali Craig R. McKinley gjatë një vizite në Bondsteel.
Ai ka sjellë përkrahjen e e presidentit Obama për përpjekjet e KFOR-it në vendosjen e lirisë së lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës.
“Lajmet për trazirat në veri të Kosovës dhe përgjigja profesionale e forcave të SHBA-ve kanë arritur deri te Sekretari i Mbrojtjes dhe Presidenti i SHBA-ve”, ka thënë ushtarëve amerikanë në kampin Bondsteel, gjenerali McKinley, raporton KosovaTimes.
Ai ka shtuar se krerët e forcave të armatosura amerikane dhe Presidenti Barack Obama janë të kënaqur me punën e KFOR-it dhe kanë shprehur përkrahje për përpjekjet e forcave paqeruajtëse në veri të Kosovës.
“Ata të gjithë janë të kënaqur me mënyrën me të cilën ushtarët kanë reaguar dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre për përpjekjet e KFOR-it për të penguar eskalimin e tensioneve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë”, ka thënë McKinley.
Add new comment