Tragjedi në Korcë, vdes foshnja 4 muajshe pa ngrohje

Një foshnje katër muajshe në fshatin Zvec të Korcës, ka gjetur vdekjen si pasojë e temperaturave tepër të ulëta. Prindërit e foshnjes tregojnë se pamundësia për të siguruar ngrohjen në këto ditë të acarta e kishte kthyer vogëlushen në një paciente të rregulllt të pediatrisë, ndërkohë vetëm pak ditë më vonë ajo do të humbiste jetën.
“Këtu flinte me mua. Një dhomë kemi ku do të flinte. Gjeta nja dy drurë jashtë që i futa zjarrit, por sa do fëmija do zjarr gjithë natën. Nuk rezistoj unë dot këtu , jo më fëmija”,- shprehet e përlotur nëna e foshnjes tashmë të vdekur.
“Dal, po munda të gjej ndonjë punë punoj, kur nuk ka punë rrimë pa ngrënë”,- rrëfen i trishtuar babai.
“E thirri një komshie burrin për punë, 5 mijë lekë e pagoi. I mbajta tri ditë fëmijët me qumësht”,-tha nëna.
Sipas bluzave të bardha foshnja kishte mbërritur në pediatrinë e Korcës e pajetë. Pak ditë pas lindjes fëmija ishte trajtuar në këtë spital për shkak të një bronko pneumonie. Kjo konfirmohet edhe nga policia, ku nga autopsia ka rezultuar se vdekja e foshnjës ka ardhur si paojë e temperaturave të ulëta.
Ballkanweb.com
Add new comment