Trafikonte 648 kg kanabis më 2006. Ekstradohet nga Italia 53 vjeçari

TIRANE - Një 53 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 648 kg lëndë narkotike kanabis sativa si dhe i dënuar me 6.8 vjet burg, është ekstraduar sot nga Italia në vendin tonë.
I ekstraduari është Pelivan Mehmetaj, 53 vjeç banues në Selenicë Vlorë. Sipas policisë, Mehmetaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi , Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendim të datës18.02.2008, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e vepërs penale "Prodhim dhe shitje të narkotiktëve" dhe "Grupim i strukturuar kriminal".
Ndërkohë Gjykata e Apelit të Krimeve të Renda e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve", dhe "Grupim i strukturuar kriminal".
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më 16.07.2006, Pelivan Mehmetaj, së bashku me shtetasit me iniciale Y.K., G.B., E.N., kanë transportuar nga Gjirokastra për të çuar në Borsh një sasi prej 648 kg lëndë narkotike. Pas ndërhyrjes së policisë është ndaluar furgoni me lëndë narkotike si dhe shtetasit Y. K. dhe G. B. të cilët ishin me detyrë oficerë policie në Komisariatin e Policisë Sarandë, dhe drejtuesi i furgonit E. N. Ndërsa 53 vjeçari Mehmetaj është larguar duke i shpëtuar arrestimit.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij ne Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas 53 vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Add new comment