Topi në Turqi. Gyl: Shqipëria, aleati ynë në Ballkan

Presidenti shqiptar Bamir Topi nga kryeqyteti turk Ankara vlerësoi sot në shkallën më të lartë marrdhëniet e Shqiërisë me Turqinë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun turk, Abdullah Gyl, Topi theksoi marrdhëniet shumë të mira ekonomike e politike mes dy vendeve. Te njejtat vleresime, por per Shqiperine u shprehen me pas dhe nga ana e Presidentit turk, Gyl.
“Për ne Turqia është partner i rëndësishëm në rajonin ballkanik dhe më gjerë”, tha Topi.
Më tej kreu i shtetit shqiptar theksoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për Shqipërinë në NATO.
“E kam të fresktë Nëntorin kur Gyl nënshkroi para meje protokollin që i jepte mbështetje Shqipërisë për NATO.
Ne sot jemi së bashku ne aksione të shumta ushtarake dhe forcat komando shqiptare krahas ushtarëve të Turqisë janë së bashku në misione paqeruajtëse”.
Topi theksoi se përvec marrdhënieve shumë të mira tregtare mes dy vendeve është dhe një anë tjetër, ajo sociale ku përmendi shkollat e spitalet turke në Shqipëri.
“Në Shqipëri kemi spitale, universitete e shkola turke, shkolla
ne inkurajojmë që ato të shtohen”.
Më tej Topi tha se Shqipëria i është mirënjohëse Turqisë dhe për mbështetjen që dha në njohjen e shtetit të Kosovës.
“I jemi mirënjohës Turqisë për mbështetjen e vecantë që ka bërë për njohjen e Kosovës sepse Kosova është sot vendi që nuk ofron destabilitet në rajon, por vendit që ofron stabilitet në Rajon”.
Nga ana e tij, edhe Presidenti Gyl u shpreh në konferencën për shtyp rreth marrdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Sipas Gyl, Shqipëria është aleati i Turqisë në Ballkan.
Takimi Topi-Gyl kokë me kokë
Pak para konferencës mes dy Presidentëve u zhvillua një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi mes delegacioneve respektive, bisedime të cilat u zhvilluan me kryesinë e Presidentit Topi dhe Presidentit turk, Gyl.
Gjatë bisedave u vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë, miqësia dhe lidhjet tradicionale, historike, kulturore midis dy popujve tanë, si dhe u shpreh interesimi i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm reciprok në të gjitha aspektet, sidomos në fusha me rëndësi për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik të dy shteteve dhe popujve tanë.
Topi takim me kryeparlamentarin turk
Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar shqiptar u pritën sot dhe nga Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
Më pas bashkëbiseduesit në këtë takim vlerësuan nivelin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve, që, siç u evidentua, po shtrihet dhe po bëhet gjithnjë e më aktiv. Presidenti Topi dhe Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë shprehën besimin në thellimin e mëtejshëm të kooperimit edhe nëpërmjet strukturave të tjera shtetërore e institucionale, që, natyrisht, i shërbejnë shkëmbimit të përvojës dhe pikëpamjeve, si dhe përpunimit të qëndrimeve të përbashkëta apo të përafërta mbi çështje që preokupojnë të dy vendet tona, rajonin e më gjerë.
Presidenti Topi vuri në dukje se “bashkëpunimi i drejtpërdrejt midis institucioneve homologe të të dyja vendeve tashmë mbështetet mbi një bazë të gjerë juridike” dhe se “ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe vullneti për intensifikimin e mëtejshëm të tij në fusha me interes të ndërsjellë si ekonomia, arsimi, shëndetësia, kultura, turizmi, infrastruktura, energjetika, etj.”
Në vijim të takimit, Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri në dukje disa prej përpjekjeve të shtetit shqiptar për realizimin e reformave të rëndësishme në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në përmbushjen e kritereve dhe të detyrimeve që rrjedhin nga aspirata e vendit tonë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek i uroi mirëseardhjen në Turqi Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi.
Marrë nga balkanweb.com
Add new comment