Sot në 'Fiks Fare': Arvizu show

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu ka qene i ftuari VIP i emisionit "Fiks Fare" në Top Channel, në një puntatë që mund të konsiderohet shumë e rendesishme, jo vetem për nga prezenca e një diplomati te rendesishem, por edhe per shkak te humorit, batutave dhe spektaklit, qe vete ambasadori amerikan, me shume sportivitet dha ne emision.
Ai eshte takuar fillimisht me drejtorin e emisionit, 'Fiks Fare', zotin Filip Cakuli dhe me drejtues te tjere te televizionit, si edhe me stafin e 'Fiks Fare', me te cilet ka shkembyer mendime dhe batuta humori, perpara se te merrte pjese si i ftuar me Saimirin e Doktorin ne emisionin qe do te transmetohet sot ne mbremje ne Top Channel.
Ambasadori ka vizituar serish zyrat qendrore ne Top Channel, kete radhe per te marre pjese ne nje nga emisionet e show-t mjaft te ndjekur dhe te njohur investigativo-satirik, duke dhene edhe vete nje spektakel jo fort te zakonshem per nje diplomat te larte te huaj. Me shume sportivitet, ambasadori Arvizu eshte pershtatur shume mire me natyren e 'Fiks'-it, duke mos kursyer as batutat dhe humorin, por duke dhene edhe mesazhe te rendesishme, sic ishte vleresimi per punen e deritanishme te gazetareve te ketij emisioni dhe i gazetarise investigative, te realizuar permes kamerave te fshehta.
Top-channel
Comments
avash ore ju te Top Kanalit
<p>avash ore ju te Top Kanalit se nuk ju ka ardhur Mahatma Ghandi..</p><p>I harruat edhe ju viktimat e 21 janarit? Votat e vjedhura?</p><p>Apo keni vetem hallin se mos ju heqin nga Piramida?</p>
Add new comment