Sondazhi në Paris, 42% kundër publikimit të karikaturës së Muhamedit

Postuar në 19 Janar, 2015 12:01

Gati gjysma e francezëve janë kundër karikaturave të profetit Muhamed, e dëshmuar kjo prej sondazhit më të fundit të opinionit në vend, i publikuar nga 'Journal du Dimanche'. 

Edhe me shume jane te mendimit se liria e fjales online nuk duhet te jete e pakufizuar. Anketimi, i realizuar nga Instituti Francez i Opinionit Publik, IFOP tregoi se 42 % e te intervistuarve ishin totalisht kunder publikimit te imazheve te tilla, ndersa 57% nuk i kundervihen botimit, por serish thone se karikaturat e profetit nuk i pelqejne. 

Sa per ate cfare shkruhet ne internet e ne mediat sociale, me teper se gjysma ndajne bindjen se duhet te kete kufizime, çka deshmon nje perçarje ne interpretimin e bere vlerave republikane te Frances e cila kontraston me unitetin e shperfaqur ne tubimin gjigant anti-terrorizmit ne Paris. Sondazhi i zhvillua pak dite pas masakres ne redaksine e "Charlie Hebdo-se", revista satirike e njohur per karikaturat e saj shpotitese e kritike ndaj Muhamedit.

12 vete u vrane gjate sulmit ndaj zyrave te saj ne 7 janar. Autoret e goditjes, vellezerit Kouachi e ndermoren veprimin ekstrem pikerisht ne emer te indinjates qe kane shkaktuar vizatimi i profetit,çka konsiderohet blasfemi prej myslimaneve. Nderkohe, pas kerkesave te jashtezakonshme, numri i kopjeve te publikuara revistes se satires, nga 60.000 qe ishte normalisht, ka mberritur ne 7 milione, thote britanikja 'The Independent'.

Fillimisht ishte planifikuar te hidheshin ne treg 1 milione kopje, pastaj shifra u rrit ne tre milione, me vone shkoi ne pese e se fundi shenoi rekordin e 7 milioneve. numri i fundit kishte ne kopertine po nje karikature te Muhamedit me nje tabele ne dore ku shkruhej "une jam Charlie" , dhe poshte saj fjalet, "jane falur te gjitha". 
/ Top Channel
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.