Siri, 44 persona të vdekur gjatë protestave

Të paktën 44 persona humbën jetën, të premten në Siri, pas shtypjes së protestave. Lajmi është mësuar nga televizionet arabe, të cilët citojnë aktivistë te të drejtave të njeriut.
Numri i të vrarëve, i shtohet bilancit prej mijëra viktimash në Siri. Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun konfirmoi se jane mbi 4000 te vrare.
“Nuk mund ta besoj se Bashar Al Assad ka vrare mbi 4 mije njerez" - duke iu pergjigjur presidentit sirian, i cili kishte quajtur te ekzagjeruara shifrat e publikuara nga Komisioneri i Larte per te Drejtat e Njeriut.
“Të gjithë informacionet e besueshme flasin për 4 mije persona, të gjithë vrarë nga forcat e sigurise- tha Ban Ki Mun, i intervistuar, gjate vizites ne nje kamp refugjates ne Dadaab te Kenias. Në një intervistë të trasmetuar nga ABC, presidenti Assad mohoi cdi pergjegjesi per vdekjen e mijera protestuesve ne Siri, duke pohuar se vetem “nje i cmendur” mund te urdheronte te qellonte kunder popullit te tij.
“Ka nje dallim mes nje represioni politike dhe gabimeve të kryera nga disa- kishte nenvizuar Assad. Këshilli Kombëtar Sirian pohon se ushtaret ne Damask po pergatiten per nje masaker ne Homs. Departamenti i Shtetit shprehu shqetesimin e tejskajshem” per lajmet qe vijne nga Siria, vencanerisht per cfare mund te ndodhe ne Homs, ne zemren e revoltes ne Siri.
Zedhenesja e Departamentit te Shtetit paralajmeroi se uashingtoni do ta konsideroje Asadin pergjegjes per cdo viktime te qelluar nga ushtria e tij.
top-channel.tv
Add new comment