Shkodër, hyn në dyqan si blerës, vjedh argjendarinë dhe largohet

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 08:17

Një argjendari është vjedhur në Shkodër, ku një persona ka arritur të marrë një sasi të vogël floriri, dhe më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fari Ramadani” ku një person ende i paidentifikuar, ka hyrë në argjendari si blerës, duke vjedhur sasinë e floririt dhe më pas duke u larguar.

Menjëherë pas kësaj ka qenë pronarja e argjendarisë e cila ka njoftuar policinë. Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e vjedhësit të argjendarisë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.