Serbët sfidë KFOR-it, ngrenë barrikadë të re në Jagnjenicë

JAGNJENICË- Tension sërish në veri të Kosovës, ku vetëm një ditë pas përleshjes mes trupave paqëruajtëse të KFOR-it dhe serbëve ë veriut në Jagnjenicë, këto të fundit kanë ngritur një barrikadë të re vetëm 500 metra larg të vjetrës.
Lajmi bëhet i ditur nga Europa e Lirë, e cila bën me dije se largimi i barrikadës në këtë vendbanim të komunës së Zubin Potokut u pasua me dhunë të protestuesve ndaj ushtarëve të KFOR-it, të cilët fillimisht plagosën dy paqeruajtës gjermanë me armë zjarri.
Ndërkohë KFOR çdo 30 minuta i kërkon qytetarëve serbë që të largohet nga barrikadat duke i paralajmëruar se në rat të kundërt do të përdorë gazin lotsjellës. Ndërkohë që serbët sfidojnë KFOR duke qëndruar në vend.
Por, dhuna nuk është ndalur as gjatë pasdites së djeshme, kur nga koktej molotovi dhe mjete të tjera shpërthyese janë lënduar 23 ushtarë të tjerë.
“Ushtarët po trajtohen në disa nga kampet e ushtarëve. Ne do të njoftojmë më vonë në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore”,- tha zëdhënësi i KFOR-it, Dan Harvi, i cili shpjegon se, gjatë natës, situata ka qenë e qetë dhe se nuk ka pasur incidente të tjera.
Ballkanweb.com
Add new comment