RISHM: Shpërthimi nga një gabim njerëzor

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave publikoi rezultatet e ekspertizës pas shpërthimit në minierën e Bulqizës, ku gjeti vdekjen një minator dhe u plagosën kolegët e tij.
"Shpërthimi u provokua nga një gabim njerëzor. Në nivelin e 16-të ku ndodhi shpërthimi gjetëm paketa cigaresh dhe cakmakë", tha drejtori i RISHM, Sajmir Zeka.
Sipas tij, ndaj kompanisë ACR janë marrë masa administrative maksimale për neglizhim të rregullave të sigurimit të teknik. RISHM ka ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë kompaninë ACR, dhe 150 mijë lekë gjobë inxhinierin dhe drejtorin.
RISHM ka kërkuar nga kompania ACR që të kryejë investime të thella duke vënë sisteme të reja ajrimi në minierë.
Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Kompania ACR në Bulqizë ka mbajtur një mbledhje ku ka analizuar aksidentin e ndodhur me shpërthimin që vrau një minator dhe plagosi 8 të tjerë.
Mbas diskutimeve dhe analizës mesohet se është shkarkuar shefi i brigadës së ajrimit të minierës, i është dhënë paralajmërim për pushim nga puna përgjegjësit të nivelit 16 dhe është shkarkuar bigadieri i këtij niveli.
Këto janë disa nga masat që ka ndërmarrë vetë kompania, por nderkohë prokuroria po bën hetimet për të nxjerrë shkaqet dhe shkaktarët që sollën aksidentin e rëndë në galeri.
Top-channel
Add new comment