Reformat dhe statusi, nesër tryeza e opozitës

Partitë e majta pjesë e grupimit "Opozita e Bashkuar" pritet të mblidhen nesër, për të diskutuar mbi çëshjet kryesore si reforma zgjedhore apo situata politike aktuale në vend.
Një javë më parë përfaqësuesi i së majtës, Preç Zogaj, pas takimit informal të kryetarëve të partive opozitare lajmëroi tryezën zyrtare të opozitës në 18 tetor.
Mësohet se 3 do të jenë temat për të cilat pritet të diskutohen: Raporti i Progresit i publikuar nga Bashkimi Europian 5 ditë më parë, si edhe përgjegjësitë mbi mesazhet e këtij raporti.
Nesër pritet të diskutohet edhe pakti prej 10 pikash i propozuar nga Edi Rama si edhe reforma zgjedhore.
Kjo pikë e fundit ka prioritetin e tryezës opozitare për shkak edhe të interesimit që vetë partitë e opozitës kanë për këtë çështje. Pas disa mungesash në takimet informale të së majtës është rikthyer kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ndërkohë që javën e parë ftesës i është përgjigjur kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, dhe kreu i PSV-së 91 Petro Koçi.
Marrë nga ora-news.com
Add new comment