PS, Klosi: Kongresi, moment bashkimi për socialistët

Postuar në 23 Tetor, 2011 11:52

Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi përshëndeti sot 57. 140 anëtarët e Partisë Socialiste që u shprehën dje me votë për zgjedhjen e 865 delegatëve të Kongresit që do mbahet më 5 nëntor.
Në një prononcim për median sekretari organizativ i Partisë Socialiste, deklaroi se Kongresi i 5 nëntorit do të jetë momenti i bashkimit të madh të socialistëve e progresistëve shqiptarë me një vizion të ri evropian për Shqipërinë rreth një programi rimëkëmbje e pastrimi të plotë të Shqipërisë.
Sipas Klosit pjesëmarrja e djeshme në votime ka qenë 85 %, duke përfshirë dhe votuesit që jetojnë në emigracion 865 kandidatët janë zgjedhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë mes 1380 kandidatësh të propozuar nga organizatat socialiste nga veriu në jug të Shqipërinë.
“Kjo është demokracia e brendshme në Partinë Socialiste.”- nënvizoi Klosi.
Sekretari organizativ i PS vuri theksin dhe në faktin se 344 delegatë janë gra e vajza. Pra mbi 40% e Kongresit të kësaj partie. “Kjo është fryma emancipuese e Partisë Socialiste për një Shqipëri të ekuilibruar në përfaqësimin gjinor të saj.- tha Klosi- Kush ankohet për mungesë lirie në PS, nuk di ç’ të bëjë me lirinë. Kush do ta përdorë lirinë për të bërë diçka të mirë për këtë vend ja ku e ka PS-në. Të lirë. Demokratike. Të bashkuar. Të vetmen parti ku liria punon dhe garanton çdo anëtarë në lirinë e vet.”
Klosi nënvizoi se Kongresi i sapozgjedhur ka një mandat të fortë për të bërë zgjedhjet e duhura për një politikë të re të ndryshimit.
“Në 5 nëntor kongresi do të bëjë zgjedhjet e duhura politike, për ndryshimin radikal të sistemit të taksimit, të sistemit shëndetësor, të sistemit arsimor, të politikës në fshatin shqiptar. Për të pastruar Shqipërinë. Nga plehrat. Nga korrupsioni, nga fukarallëku dhe llumi që ka zhytur pushteti shtetin. Nga mbeturinat e të shkuarës që kanë bllokuar rrugën e integrimit.”- tha Klosi.
(s.g/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.