Papunësia në Francë, më e larta në 12 vjet

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 04:47

 

Papunësia në Francë ka qenë më e larta në Europë që kur nisi kriza e borxheve, por vitin e shkuar, numri i njerëzve të papunë shënoi një rritje mbi 5 përqind. Shifrat e reja të publikuara në Nëntor, tregojnë se 30 mijë persona i janë shtuar listës së atyre që kërkojnë punë, duke e çuar normën e papunësisë në nivelin më të lartë në 12 vjet në 9.3 përqind. Personat nën 25 vjeç dhe ata mbi 50 janë më të prekurit. 

53-vjeçarja, Izabel Leger, një ish-inxhiniere ka 2 vjet pa punë. "Jam shumë e demoralizuar, por ç'mund të bëj unë? Ka shumë punë që unë s'mund t'i bëj më për shkak të moshës që kam, punë të cilat mund t'i bëja kur isha 30 vjeç, por jo sot",-tha ajo. 

Norma e lartë e papunësisë është një tjetër goditje për presidentin francez, Nicolas Sarkozy i cili shpreson të marrë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të pranverës. Analistët nga ana e tyre shprehen të shqetësuar se kriza në Europë do ta rrisë edhe më tej normën e papunësisë duke e çuar në 10 përqind vitin që vjen. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.