Mbetjet toksike, protesta të dhunshme në Gjermani

GJERMANI- Policia në një qytet verior në Gjermani u detyrua të përdorë ujë me presion për të shpërndarë protestues të grumbulluar kundër mbërritjes së një treni me mbetje radioaktive nga Franca.
Demonstrata e nisur në orët e mbrëmjes së ditës së enjtes vazhdoi edhe të premten, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte dhe të kryente disa arrestime, pasi anetarët e forcave të rendit u goditën me fishekzjarrë dhe bojë.
Aktualisht, lëndët reaktive nuk janë futur ende në tokën gjermane, ndërsa treni ka ndaluar mbi shina pranë kufirit, në qytezën e Remilit. Treni ishte i fundit nga 12 të tillë që janë nisur për trajtim në qëndrat e përpunimit në Gjermani.
Ballkanweb.com
Add new comment