Kriza, BB: Ekonomia botërore drejt përkeqësimit

Banka Botërore ka paralajmëruar se ekonomitë në zhvillim do të përballen me një ngadalësim të rritjes ekonomike dhe fajtor për këtë, pjesërisht do të jetë kriza e borxheve në Eurozonë. Në një raport të sajin, Banka parashikon se gjatë këtij viti, ekonomia botërore do të zgjerohet 2.5 përqind në një kohë që vitin që vjen, 3.1 përqind.
Këto shifra në fakt, janë më të ulëta nga parashikimi i muajit Qershor, në të cilin thuhej se për vitet 2012-2013, rritja do të jetë 3.6 përqind. Banka ka ulur parashikimin edhe për ekonomitë në zhvillim, duke parashikuar rritje 5.4 ë 2012-ën dhe 6 përqind në 2013-ën. Lin Yifu, ekonomist në Bankën Qendrore ngriti shqetësime të tjera mbi tregun e dobët kapital në Europë.
"Në zonën e euros vihet re një ngrirje e tregut të kapitaleve dhe situata atje përkeqësohet. Kjo mund të jetë shkak për një krizë të ngjashme me atë të vitit 2008, një rrezik nga i cili duhet të ruhemi",-tha Yifu në një samit në Pekin.
Banka Botërore shpjegon se kushtet e ekonomisë globale janë tejet të brishta dhe se ka pasiguri të mëdha se si do të ecin tregjet në një periudhë afatmesme. Sipas saj, vendet e zhvilluara janë më të dobëta nga sa ishin në vitin 2008, sepse ato mund të përballen me uljen e fluksit të kapitalit. Nga ana tjetër, shumë vende në zhvillim kanë financa më të vogla dhe nuk do të jenë në gjendje t?i përgjigjen krizës.
Hans Timmer, ekspert në Bankën Botërore tha se për vendet në zhvillim kjo situatë ekonomike mund të zgjasë për një kohë të gjatë. "Do të jetë një rimëkëmbje tejet e ngadaltë dhe do të duhen shumë vite përpara se dëmi i shkaktuar nga recesioni i madh dhe zhbalancimet të largohen. Po ashtu do të duhen shumë vite për të ulur papunësinë",-tha ai.
Pavarësisht faktit se vendet me të ardhura të larta kanë të parat përgjegjësinë për të ndaluar një krizë, Banka Botërore theksoi se vendet në zhvillim kanë detyrimin ta mbështesin këtë proces nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. Timmer tha po ashtu se investitorët janë tejet të rëndësishëm në këtë proces.
"Për ta thënë ndryshe, bota nuk varet më nga SHBA apo Europa, por varësia ndaj atyre që quhen investitorë aziatikë po vjen në rritje. Investimet nuk janë të mira vetëm për ekonominë e brendshme, por janë tejet të rëndësishme pasi ofrojnë mundësi eksporti për vendet me të ardhura të mëdha",-tha Timmer.
"Asnjë vend në rajon nuk do t?i shpëtojë ngadalësimit ekonomik",-thuhet në deklaratën e Bankës Botërore, në të cilën shtohet se tani është koha që vendet në zhvillim duhet të planifikojnë se si të zbusin impaktin e një krizë të thellë. Albanian Screen
Add new comment