Itali, shkatërrohet banda e trafikut të narkotikëve shqiptaro-tuniziane.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 11:59

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-tuniziane të trafikut të lëndëve narkotike ndërsa janë vënë në pranga 12 persona. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, banda e trafikut operonte në qytetin e Venecias dhe më konkretisht në provincën e Mestre.

Megjithatë mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrat e të arrestuarve si dhe numrin e personave shqiptarë të vënë në pranga, si të implikuar në bandën e trafikut.

Por theksohet se hetimet për arrestimin dhe shkatërrimin e bandës shqiptaro-tuniziane kishin nisur që në vitin 2013. Sipas mediave italiane, shqiptarët ishin koka e bandës së trafikut, të cilët sasinë e heroinës dhe kokainës të cilën e importonin, ua jepnin shpërndarësve të cilët më pas e tregtonin atë në zonat e Mestres dhe të Venezias.

Nga hetimet ka rezultuar se droga shitej me vlerën 80 euro për një dozë kokainë dhe 25 euro për një heroinë, dhe siç raportohet banda shqiptaro-tuniziane ka qarkulluar sasi të mëdha nga trafiku i narkotikëve duke qenë se vepronin prej vitesh në këto zona. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.