Ilir Meta refuzohet nga socialistët evropianë në Bruksel. Shmanget nga delegacioni

Niset për në Bruksel dhe qëndron në Itali me Nard Kokën
Kryetari i LSI, Ilir Meta është izoluar nga socialistët evropianë, të cilët kanë kërkuar shmangien e tij në delegacionin e LSI që mori pjesë në takim së bashku me socialistët shqiptarë. Ndërsa Partia Socialiste përfaqësohej nga Edi Rama , LSI përfaqësohej nga Edmond Haxhinasto. Edhe pse Meta u nis për në Bruksel, burime nga LSI bëjnë të ditur se ai u ndal në Itali, nën shoqërinë e një prej biznesmenëve problematik të Durrësit, Leonard Koka, me të cilin janë parë bashkë në stadium.
Mungesa e dëshirës së socialistëve evropianë për të pasur mysafirë në Kongresin e tyre Ilir Metën, ka të bëjë me përpjekjet e tij për t’i bërë presion drejtësisë për të shmangur gjykimin e drejtë të videoskandalit.
Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë per të vënë në dispozicion ekspertë të vet për të hetuar autenticitetin e videos. Disa zyrtarë të lartë të PSE theksuan se Shqipëria ka probleme të forta me korrupsionin dhe askush nuk duhet të tolerohet para drejtësisë.
TEMA
Add new comment