I riu me drapër në dorë terrorizonte kalimtarët, policia e neutralizon

Njësia speciale e policisë së kryeqytetit ka neutralizuar mesditen e sotme një 38-vjeçar i cili cilësohej i rrezikshëm, pasi kishte dalë në rrugë me një drapër në dorë duke terrorizuar banorët e zonës.
Forcat e policisë së kryeqytetit “Shqiponja” menjëherë pasi kanë marrë njoftimin janë nisur drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se përballë shkollë Harry Fultz ndodhej një person me drapër në dorë, i cili pas netraulizimit është identifikuar si Flori Sada, 38 vjeç.
Ende nuk janë të qarta shkaqet që e kanë shtyrë të 38-vjeçarin Sada që të ndërmarrë këtë veprim.
Add new comment