Historianët e papërkthyer, shpërfillen botimet shqiptare

Kjo histori e Shqipërisë e përgatitur nga disa historianë mes të cilëve Arben Puto, është e vetmja nga historiografia jonë që ka arritur të kapërcej kufijtë, e botuar nga një shtëpi botuese franceze në vitin 1974. 21 vjet pasi historianët dhe studiuesit shqiptar kanë arrirur të shkruajnë të lirë, pothuajse asgje nuk përkthehet dhe botohet për lexuesin ndërkombëtar.
"Historiografia shqiptare nuk është prezente të themi në opionin shkencor ndërkombëta, jo vetëm. Por ajo që është më e keqja është se injorohet, shpërfillet. Mbase është një arsye ngarkesa ideologjike e kohës, paragjykimet politike, por përpjekje ka, dhe rezultate ka", thotë Arbën Puto, historian.
"Gjatë këtyre viteve janë botuar shumë libra të historisë nga profesionistë. Një pjesë e këtyre botimeve që do të ishin më të arrira, që do të krijonin disa standarde të domosdoshme për lexuesin perëndimor dhe më gjerë. Nuk mendoj se është arritur ndonjë rezultat i rëndësishëm", thotë Hamit Kaba, historian.
Sipas historianëve të njohur jo gjithcka meriton të botohet, por politikat shtetërore dhe financime të ndryshme duhet të mbështesin studime të mirfillta të botohen dhe shpërndahen për lexuesin ndërkombëtar.
"Duhet të ketë një kujdes për këtë punë. Jo ndërhyrje, s'mund të rrijmë indiferent ku dalin të huajt dhe arrijnë deri këtu sa të thonë historinë e Shqipërisë nuk mund ta bëjnë shqiptarët, po vetëm të huajt. Nga del kjo? Ngaqë nuk jemi të pranishëm", thotë Puto.
"Ne akoma vazhdojmë të kemi prodhime lokale. Niveli i botimeve tona duhet të rrite. Një rrugë është dhe ndoshta në këtë fazë dhe financimet nga vetë bota shqiptare", vijon Kaba.
Krahas rishikimit të historisë, historianët shqiptar po përballne edhe me një sfidë tjetër, përpjekjen për të arritur të lexohen edhe nga të huajt. Albanian Screen
Add new comment