Greqi, votëbesohet qeveria e Papandreut

Qeveria e kryeministrit Papandreu i ka mbijetuar edhe nje votebesimi te ri ne parlamentin grek, ne mbremjen e se premtes duke siguruar 153 vota pro te grupit parlamentar te Partise Socialiste nga 298 te pranishem ne salle.
Ky zhvillim politik, teper pozitiv per te ardhmen e Greqise ka ardhur si rezultat i angazhimit te Papandreut, se menjehere pasi te marre votebesimin do te udheheqe procesin per krijimin e nje qeverie te re, te bashkepunimit te gjere me forcat e tjera politike, ne te cilen ai ndoshta nuk do te jete kryeminister.
Papandreu eshte pozicionuar kunder zgjedhjeve te parakohshme, duke thene se vendi duhet me pare te siguroje kestin e gjashte te ndihmes, te nenshkruaje memorandumin e samitit te BE dhe ne muajin mars te marre nje pjese te rendesishme te kesaj pakete prej 80 miliard eurosh, fakt qe do te siguroje stabilitetin e vendit.
Papandreu ,madje ka lene te hapur nje alternative per zhvillimin e zgjedhjeve pasi Greqia te stabilizohet, ne nje horizont kohor qe sipas zevendeskryeministrit Evangjelos Venizellos do te jete muaji shkurt ose mars i vitit 2012.
Fjalimi i Papandreut ka lene te pakenaqur udheheqesin e konservatoreve Andonis Samaras, i cili nuk ka pranuar propozimin e kryeministrit grek per qeverine e bashkepunimit dhe ka kerkuar zgjedhje te parakohshme.
Por perseri Papandreu nuk ka qene i qarte politikisht, sepse nuk ka sqaruar se cdo te ndodhe ne rast se deshtojne perpjekjet per krijimin e nje qeverie te bashkepunimit te gjere.Legjitimisht ai ka marre votebesimin dhe do te vazhdoje te jete kryeminister ne nje rast te tille, por nuk dihet ne se ne kete rast do te vazhdoje te kete mbeshtetjen e te gjithe deputeteve te partise se tij dhe sidomos te atyre qe deri dje i kane kerkuar edhe te jape doreheqjen
Papandreu ka deklaruar se te shtunen ne mengjes do te takoje presidentin Karolos Papulias te cilit do t'i parashtroje disa prej planeve te tij, per bazat mbi te cilat duhet te krijohet, ne nje te ardhme te shpejte, qeveria e bashkepunimit. Ai gjithashtu ka pranuar perseri ne grupin e tij parlamentar deputeten Luka Kaceli qe kishte perjashtuar dy jave me pare, pasi kishte votuar kunder projektligjit te fundit per taksat ne parlament.
Gjithesesi votebesimi qe ka marre qeveria Papandreu eshte pershendetur nga udheheqesit europiane, sepse vleresohet si nje faktor qe do te sjelle stabilitet jo vetem ne Greqi por edhe ne vendet e Eurozones.
Gjermania ka deklaruar se një referendum për cështjen e ndihmës financiare në thelb do të ishte një votë për të vendosur nëse Greqia dëshiron të jetë pjesë e BE-së.
Vetë kancelarja Angela Merkel deklaroi se stabiliteti i eurozonës është më i rëndësishëm se sa anëtarësimi i Greqisë në Union.
Ndërkohë, liderët e vendeve të G20-ës të mbledhur në Kanë e përfunduan samitin pa publikuar asnjë detaj mbi mënyrën për zgjidhjen e krizës së borxhit.
Top-channel.tv
Add new comment