Greqi, rreth 20 000 njerëz flejnë në 'rrugët e dëshpërimit'

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 07:21

Kriza e papunësisë, masat e kursimit dhe varfëria po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi qytetarët grekë. 

Dramatike është rritja e numrit të njerëzve që kanë mbetur pa një çati mbi kokat e tyre. 

Gazeta greke “Ethnos” shkruan se 20 000 njerëz flenë në rrugë dhe në makina. 

Këta janë të rinj që humbën punët e tyre apo punëtorë që u pushuan nga puna përpara se të arrinin moshën e pensionit. 

Sipas gazetës, mijëra njerëz mbajnë radhë nëpër kuzhina për një pjatë ushqim dhe nuk kanë një strehë ku të fusin kokën. 

Gazetari ka intervistuar edhe personazhe për rrëfimin e tij. Një ndër ta është 31 vjecari Gregori i cili është një ish-oficer i sigurisë dhe tashmë jeton në makinën e tij. Djali ka mbetur pa punë, nuk asnjë kontakt me familjen e tij, dhe thotë se dëshiron të jetojë duke u mbështetur në këmbët e veta me shpresën se një ditë do të gjejë dicka. 

Gjithashtu një 49 vjecar, që ka punuar në sistemin e shëndetësisë, tashmë nuk ka punë dhe kërkon vetëm një dhomë për të fjetur. 

“Jeta e tyre ka ndryshuar shumë shpejt kohët e fundit. Puna, shtëpia dhe miqtë u zhdukën, për shkak të mungesës së parave dhe tani ata i përkasin klasës së të varfërve që luten për një pjatë ushqim të nxehtë, dhe pastaj një kërkim të mundimshëm dhe pa rezultat, për të gjetur një punë”, thuhet në reportazh. 

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.